Ja, me kë do bashkëpunojë Ergi së shpejti

Intervista - - JAVA VIP -

Duket se Ergi dhe këngëtarja nga Shkupi, po ndjekin gjurmët e Sonit dhe Aldos, ku mentorja bashkëpunon me këngëtarin. Kështu, edhe Tuna dhe Ergi po përgatisin të sjellin shumë shpejt një duet surprizë mes tyre. Dueti i tyre në natën finale të “X Factor” ku Tuna dhe Ergi pushtuan skenën me këngën “Ain’t No Sunshine”, nuk do të përfundonte me kaq. Pas suksesit dhe pritjes mjaft entuziaste që i bëri publiku, Tuna premtoi se do të bashkëpunonte me finalistin. Dhe, duket se erdhi momenti, sepse vetë Tuna ka lajmëruar që shumë shpejt do të ketë një duet surprizë për publikun dhe Ergi Dini do të jetë pjesë e projektit të saj të radhës. Kënga do të punohet në studion e Cozmanit dhe pritet të jetë një ndër hitet më të pëlqyera të kësaj periudhe.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.