Rezarta Shkurta bën tatuazh emrin e vajzës

Intervista - - JAVA VIP -

Bashkëshorti i saj akuzohet për trafik droge

Këngëtarja Rezarta Shkurta, duket se po kalon një periudhë të vështirë këto ditë, duke qenë se bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha, është akuzuar për trafikim droge të llojit kokainë. Sipas burimeve policore, Ermali kishte laboratorin e tij të drogës dhe prej gjashtë muajsh ka qenë në vëzhgim, derisa është kapur këto ditë. Vetë Rezarta nuk ka bërë asnjë lloj deklarate për këtë ngjarje, madje as në rrjetet sociale nuk është bërë më aktive. Kjo mund të shpjegohet edhe me faktin që i është përkushtuar rritjes së vajzës dhe biznesit të saj në “Hera Company”, ku realizon foto të fëmijëve të vëgjël dhe nënave shtatzëna. Madje pak ditë më parë, këngë tarja u kthye nga Shangai ku thoshte se kishte vajtur për të furnizuar me lodra të veçanta “Hera Company”. Ajo është shprehur se vetëm pasi erdhi në jetë vajza, jeta e saj kishte marrë kuptim, madje kjo ka qenë arsyeja pse ajo ka bërë tatuazh edhe emrin e saj, Hera.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.