Pas operacionit

Intervista - - SHENDET -

Pas operacionit, cilidoqoftë ai, ju do të qëndroni në spital disa ditë, për t’u siguruar që jeni mirë. Gjatë kësaj kohe, do të merrni ilaçe kundër dhimbjes dhe doktori do t’ju kontrollojë vazhdimisht nivelin e sheqerit në gjak, dehidratimin, ose ndonjë koagulim të mundshëm të gjakut. Të ngrënit pas operacionit Në fillim, do të hani vetëm gjëra të lëngshme. Pas nja dy javësh, mund të filloni të hani ushqime të ngurta. Ju do të punoni me një nustricionist që ka eksperiencë për këto lloj operacionesh, për të bërë një plan ushqimi. Ju mund të hani ato gjëra që hanit më parë, por duhet të hani racione më të vogla dhe më pak kalori. Gjithashtu, duhet të siguroheni që të merrni substancat e nevojshme dhe mbase do të keni nevojë të merrni tableta me vitamina dhe kripëra minerale. Sa kilogramë mund të humbisni? Rënia në peshë mund të jetë drastike në disa raste, si për shembull, gjysmë kilogrami në ditë, gjatë tre muajve të parë. Operacioni i kombinuar, që shkakton keqthithjen dhe zvogëlon stomakun, çon në një rënie peshe më të madhe sesa ato që bëjnë vetëm zvogëlim, por është më e vështirë për ju të merrni substancat ushqimore për të cilat keni nevojë.

Përfitime të tjera për shëndetin

Nëse keni presion të lartë të gjakut, diabet, ose probleme të tjera të lidhura me peshën, ato mund të përmirësohen pas operacionit. Këshillohuni me doktorin për të marrë ilaçet e duhura. Rënia në peshë do të ndihmojë edhe artritin, dhimbjen e kyçeve, apo marrjen e frymës gjatë gjumit. Gjithashtu, do ta keni më të lehtë për t’u marrë me fizkulturë. Ndryshimet në mënyrën e jetesës, pas operacionit Që rezultatet të zgjasin dhe kilogramët të mos rikthehen, duhet të bëni kujdes gjithë jetën. Kështu, do t’ju duhet të hani shumë vakte të vogla gjatë ditës, të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme dhe të bëni fizkulturë çdo ditë. Rreziqet e operacionit Të gjitha operacionet kanë rrezikun e tyre, por në këto raste, problemet serioze janë të rralla. Njerëzit që rrezikojnë më shumë janë të moshuarit, ata që kanë probleme me koagulimin e gjakut (trombozë) dhe që janë shumë obezë. Mënyra më e mirë për të evituar ndërlikimet është të mbani kontakt të ngushtë me doktorin dhe të ndiqni dietën ushqimore që ju është dhënë. Ndërlikimet pas operacionit Njerëzit që kanë bërë një operacion të tillë, rrezikohen nga probleme si këto: Infeksion, koagulim gjaku, ulçera stomaku, gurë në tëmth për shkak të rënies në peshë, mosmarrja e substancave të duhura ushqimore. Në zonat ku ju bini në peshë, lëkura mund të varet e lëshohet dhe mbase do të mendoni të bëni një operacion plastik për të hequr lëkurën e tepërt, por duhet të prisni të paktën 18 muaj para se ta bëni këtë. Sindroma e zbrazjes Ndërhyrja e bajpasit mund të bëjë që ushqimet dhe pijet të lëvizin shumë shpejt nëpër zorrët e holla. Simptomat mund të përfshijnë të vjella, dobësi, djersitje, ndjesi të fikëti dhe nganjëherë, diarre, pasi keni ngrënë. Gjithashtu, ju mund të ndjeni dobësi pasi keni ngrënë ëmbëlsira. Për të evituar këto probleme, duhet të ndiqni këshillat e nutricionistit. Suplementet (tabletat) që duhet të merrni Pas një operacioni të tipit të keqthithjes, shumë njerëz nuk e thithin vitaminën A, D, E, K, B12, hekurin, kalçiumin, bakrin dhe përbërës të tjerë si më parë. Suplementet mund t’ju ndihmojnë që trupi të marrë substancat për të cilat ka nevojë dhe parandaluar sëmundje të tilla, si: Anemia dhe osteoporoza. Ju mund të duhet t’i merrni këto tableta deri në fund të jetës. Si të përshtateni me jetën tuaj të re? Ju mund të ndjeni emocione të ndryshme, pas operacionit për rënien në peshë. Nga njëra anë, mund të jeni të kënaqur, ose të eksituar kur filloni të bini në peshë, por edhe të bezdisur nga ndryshimet që duhet të bëni në të ngrënë, në aktivitetet dhe mënyrën e jetesës. Këto ulje-ngritje janë normale. Flisni me doktorin nëse keni shqetësime ose pyetje, ndërkohë që mësoheni me trupin tuaj të ri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.