Objektet më të reja teknologjike

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Roboti Curiosity konfirmon për herë të parë praninë e molekulave organike në tokën marsiane.

Mbase ky është zbulimi më i rëndësishëm i robotit Curiosity, që prej fillimit të misionit të tij, në gusht 2012. Kjo është hera e parë që zbulohen molekula të tilla, sepse kjo hipotezë që gjykohej si e mundshme dhe që kishte lidhje me jetën në Mars, nuk ishte konfirmuar kurrë deri më sot. “Ne kemi bërë një zbulim të rëndësishëm, kemi zbuluar përbërës organikë në Mars”, ka deklaruar të martën, më 16 dhjetor, Xhon Grotzinger, përgjegjës i Misionit Curiosity, i cituar nga Agjencia Rojters, i cili e quan këtë një “ditë të madhe”, “rezultatin e dhjetë viteve punë këmbëngulëse”. “Është një zbulim entuziazmues, sepse ka dekada që kërkojmë përbërës organikë në sipërfaqen e Marsit”.

Por ky nuk është lajmi i vetëm që i ka entuziazmuar shkencëtarët. Curiosity ka zbuluar në sipërfaqen e Marsit edhe emetime të rregullta të gazit metan, origjina e të cilit nuk dihet, por në Tokë ai vjen në masën 95% nga mikrorganizmat. Ky zbulim është bërë duke u bazuar nga informacionet e mbledhura përgjatë më shumë se 20 muajve, duke filluar nga nëntori 2013, me ndihmën e laboratorëve të montuar në Curiosity. “Ne tani mund të themi se ka metan në atmosferën e Marsit dhe që molekulat organike janë të ruajtura në shkëmbinjtë e lashtë marsianë, në disa vende të caktuara”, thonë shkencëtarët. Metani dhe molekulat organike të gjetura në shkëmbinj mund të tregojnë “praninë e një jete mikrobike të kaluar, apo aktuale”.

Megjithatë, shkencëtarët janë treguar shumë të matur, përsa i përket përfundimit të nxjerrë nga këto vrojtime. “Ne nuk jemi ende të aftë të themi nëse ky metan është me origjinë biologjike, apo gjeologjike”, kanë thënë ata në shtyp. “Nëse një ditë do të gjejmë sasi të rëndësishme të metanit, ne do të jemi të aftë të masim izotopët e gazit për të përcaktuar origjinën e tij, por për këtë, na duhet një sinjal më i fortë”.

Shkencëtarët kanë bërë edhe një zbulim tjetër në Mars. “Krateri Gejl kishte një liqen të madh, 155 km, mbase edhe një seri liqenesh, mjaft të mëdhenj sa për të ekzistuar miliona vjet, përfshi këtu kohën e formimit, të tharjes dhe ndërkohë, të grumbullimit të mjaft sedimenteve për të formuar malin Sharp”, janë shprehur ata. “Kështu, mund t’u përgjigjemi dy pyetjeve të mëdha përsa i përket kraterit Gale: Si është formuar mali Sharp (në qendër të tij) dhe sa kohë uji ka qenë i pranishëm, për të lejuar ekzistencën e një jete mikrobike”. Që një liqen kaq i madh dhe lumenj të kenë ekzistuar kaq gjatë në Mars, është dashur që klima të jetë krejt ndryshe nga ajo që është aktualisht prej dy miliardë vjetësh, domethënë, e thatë dhe e ftohtë. Nëse përbërja e zbuluar e malit Sharp është e saktë, atmosfera marsiane ka qenë atëherë shumë më e dendur dhe më e ngrohtë, për të lejuar ujin të ishte në gjendje të lëngshme. Për më tepër, atmosfera duhet të ketë qenë e ngarkuar me lagështi, gjë që mund të justifikojë praninë e një oqeani, i cili ka avulluar aq shumë, sa për të lejuar reshje të mjaftueshme për të ushqyer këtë liqen dhe lumenjtë. Transportit ka aprovuar këtë valixhe që hapet duke përdorur një aplikim smartphone, ose një mekanizëm tjetër që i afrohet kyçit dhe e komandon atë të hapet dhe mbyllet ( quhet NFC), siç shihet në figurë. të e lidhur me një smartphone për të regjistruar larjet e dhëmbëve dhe të lejon të bësh lojëra interaktive.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.