Ndërtesat më të larta që do të ndërtohen në 2015-n

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Në vitin 2015, do të ndërtohen qiellgërvishtëse të reja, që do ta ngrenë shikimin e tyre shumë lart në qiell dhe që do të jenë të shpërndara kudo nëpër botë. Lartësia, disa i frikëson dhe disa i eksiton. E sigurtë është që këto qiellgërvishtëse, që nuk kanë mbaruar ende, nuk do të kalojnë pa u vënë re në vitin që jemi. Ne, po ju prezantojmë me disa prej tyre. 1.

ADNOC, Abu, Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe. Lartësia: 342 metra

Kjo ndërtesë e madhe do të strehojë zyrat e ADNOC, Shoqërisë Kombëtare të Naftës të Abu Dabit dhe është e lartë 342 metra. 2.

OKO-South Tower, Moskë, Rusi. Lartësia: 352 metra

Një ndërtesë gjigande pritet të përfundojë këtë vit në Rusi. Bëhet fjalë për kullën OKO, e cila do të përmbajë më shumë zyra, por dhe shtëpi. 3.

Forum 66, Tower 1, Shenyang, Kinë. Lartësia 384 metra

Bëhet fjalë për një grup ndërtesash që do të ngrihen në Shenyang, në Kinën verilindore. Në këtë grup, do të përfshihen edhe dy kulla: Kulla 1 do të ketë një lartësi prej 384 metra dhe Kulla 2, 351 metra. 4.

Vodstok Tower, Moskë, Rusi. Lartësia 373,2 metra

Në Moskë do të ndërtohet edhe një vepër tjetër, shumë afër kullës OKO, për të cilën folëm më parë. Bëhet fjalë për Kullën Vostok, që do të jetë edhe kulla më e lartë e vendit, punimet për të cilën kanë filluar që në vitin 2003. 5.

Dalian Eton Place Tower 1, Dalian, Kinë. Lartësia: 383,1 metra

Bëhet fjalë për ndërtesën më të lartë në një grup ndërtesash që ndërtohen në Kinë. Në këtë kullë do të ketë vend për zyra, për zbavitje, si edhe apartamente. 6.

Capital Market Authority Tower, Riad, Arabi Saudite. Lartësia: 385 metra

Kjo ndërtesë, sapo të ndërtohet, do të hyjë në vendin e dytë të listës me ndërtesat më të larta të Arabisë Saudite, duke ndjekur pas vendin e parë, në të cilin gjendet qiellgërvishtësja Makkah Clock Royal, në qytetin e shenjtë të Mekës, me një lartësi 601 metra. 7.

Marina 101, Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Lartësia: 426, 5 metra

Në Dubai gjendet edhe qiellgërvishtësja më e lartë e botës (Burj Khalifa me 829.8 metra), por kjo nuk do të thotë se në këtë vend nuk do të ndërtohen edhe objekte të tjera ambicioze. Qiellgërvishtësja Marina 101 do të jetë e dyta për nga lartësia në Emiratet e Bashkuara Arabe, që do të mbarojë në 2015-n.

8.

432 Park Avenue, Nju Jork, SHBA. Lartësia: 425, 7 metra

Mbase Dubai dhe Shangai i bëjnë konkurrencë, por Nju Jorku mbetet në në krye të listës për ndërtesën më të lartë të SHBA-së, që do të mbarojë brenda vitit që sapo nisi. 9.

Wuhan Center, Wuhan, Kinë. Lartësia: 632 metra

Sapo të mbarojë, Wuhan Center do të jetë ndërtesa më e lartë e Kinës qendrore dhe e para në Wuhan, që do të kalojë të 400 metrat… por jo edhe për shumë kohë. Pas disa vjetësh, do të ndërtohen në këtë zonë Phoenix Towers dhe Wuhan Greenland Center, të cilat do të arrijnë edhe më lart. 10.

Shangai Tower, Shangai, Kinë. Lartësia: 632 metra

Qiellgërvishtësja në fjalë është për momentin më e larta e Kinës dhe e dyta në botë për nga madhësia (pas Burj Khaliffa të Dubait). Kur të hapet zyrtarisht në vitin 2015, ajo do të përmbajë zyra, si edhe një nga hotelet më të lartë të botës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.