Poezia juaj...

Intervista - - POSTA -

Mrekulli nga botë tjetër

Ishe naive, shumë e bukur Nga ato që jetën shohin përrallë E unë cinik edhe i ngutur Me krenarinë shkruar në ballë Ti një nerajdë ardhur nga mite Me shpirtin dhënë në bukuri. Si perëndi nga qielli zbrite E bujshëm derdhe dashuri Unë kryeneç cinik i varfër Një simpatik si shumë të tjerë Pranë teje shumë u zbukurova E nisën trutë të marrin erë. Liza në botën e çudirave Kjo ishe ti, s’ish faji yt Ti ishe lindur për diku tjetër Veç mrekulli të shihnin sytë. Si çdo njeri dhe unë i mjeri Egoizmin s’e munda dot Ishe parajsa, unë isha ferri Ti nga botë tjetër, unë, nga kjo botë. Një çast, kufij të vija brenda meje Një çast, gjithçka të mbetej teori...

Bledi Ylli E çdo përkëdhelje e imja të ledhaton aty buzë tij, çdo varg i shkruar apo i pashkruar, të bën të lundrosh në mijëra mendime, kujtime, ëndrra... Papritur në një çast, kupton që tashmë s’janë më, s’jemi më, e ndoshta as nuk duhemi më! Çdo gjë i përket së kaluarës, çdo gjë tashmë është... Ishim dikur... Rastësisht, dy të dashuruar!

Ylli Jahaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.