TÇjKjeA triN

Intervista - - PYETJE PERGJIGJE PER GJITECKA -

hapet një debat shumë i madh? Ju, si do të vepronit?

- Për mendimin tim, vazhdo në punën tënde. Po të tradhtoi që tani, ai do të vazhdojë ta bëjë. Pastaj, familja i ka bërë zgjedhjet e veta për veten e saj. Ti ke të drejtën tënde të plotë dhe legjitime të zgjedhësh vetë për veten tënde. Lufto për veten dhe mos u dorëzo kurrë. Do gjesh një person që do të të dojë dhe do ta duash gjithashtu. Kjo që po ndodh tani në jetën tënde private nuk është bazë e fortë për një familje të rregullt dhe të shëndetshme. Ky është mendimi im, ti vendos vete. Uroj që të mund t’i rregullosh gjërat dhe të jesh e lumtur me jetën tënde.

- Ndahu, çfarë pret? Të vijë ai dhe të thotë “unë nuk të dua se kam një tjetër”? Mondi Mara.

- Pse ia humbet vlerat vetes duke ndenjur akoma me të. S’e kuptoj ç’e do një martesë të tillë. Lije o goce mos u bëj asnjëherë e dyta. Edhe nëse nuk të përkrah familja, je në moshë madhore e ke mundësi t’i dalësh jetës ballë. Eliona Lona.

- Lëre të bohet një herë me 3 dashnore e pastaj mendohu ça mund të bësh... Ledio Ahmeti.

- Akoma e ke të fejuar? Nexhi Kotri.

- Bëhu e zonja e vetes dhe bëja

- A i falni personat që ju lëndojnë, apo hakmerreni ndaj tyre? Elsa.

- Jo. Nuk hakmerrem dhe nuk merrem fare me një person që më ka bërë keq. Nuk është se nuk kam urrejtje, por nuk ia vlen të bëhesh njësoj. Ecën përpara dhe hakmarrja vjen vetëm nga ai që është lart. Stu- ti m... atij ndyrësirës, mos prit nga ai jetë familjare më vonë, kur vetë ndyrësira ta ka treguar. Ada Selimi.

- Nuk kalohet jeta për hir të familjes se nuk është një ditë. Astrit Dhurata Selmani.

- Tregoja rrugen me kohë sa nuk është vonë plehrës. Astrit Dhurata.

- Lëre në vend, ça e mban më plehrën. Ajna.

- Lëre t’ju marrë të dyjave, ty për punë me lopë e atë që të bëjë seks. Fabio Dervishi.

- Martohu me babain e tij për inat! Hahaha. Budallenjtë dhe budallaçkat s’kanë të mbaruar. Kjo

Zamira.

- Duke menduar më thellë, them se ata që pyesin orë e sekondë janë ata që nuk duhet t’u kesh besim dhe do t’jua shpjegoj pse ndodh kjo. Ai person që pyet do të thotë që në jetën e tij është mësuar ta dredhë dhe kur bie në të, ka frikë dhe pyet orë e sekondë. Unë, sapo ta shikoja se fillon të sillet kështu, do ndahesha dhe do harroja që e kam njohur ndonjëherë. Si përfundim, duhet ta lësh të lirë tjetrin, vetëm atëherë do kesh një lidhje normale dhe jo të sëmurë. Psikologia.

- A do t’i tregonit vëllait tuaj nëse shikoni nusen e tij që po e tradhton? Si do të vepronit? X vajzë Fier.

- Mund të thoja “ç‘më duhet mua”, por sigurisht që do ta kapja, do ta sillja në vete dhe do kërkoja të më thoshte arsyen pse mori këtë rrugë. Shpeshherë fajin e kanë meshkujt sepse nuk merren aq sa duhet me gruan, prandaj edhe ndodhin kaq shumë tradhti e ndarje. Ledjona.

- A do të ndiheshit të lumtur apo do t’ju vinte keq po të mbyllej Facebooku përgjithmonë? Ardi Bosi.

- Tashmë, interneti është në çdo cep të botës, kështu që edhe po ta mbyllnin, do gjejmë mënyrën për të komunikuar. Koli.

- Cilin spektakël humori pëlqeni më shumë, “Al Pazarin”, “Portokallinë” apo “Apartamentin 2 XL” dhe pse? Ardi Bosi.

- Epo, tani, ajo që më bën të qesh me gjithë zemër për mua është… është… “Al Pazari” sidomos aty ku tallen me këta deputetët tanë, aty shkrihem fare. Jo se nuk hedh edhe një sy nga spektaklet e tjera, por Pazari është Pazar. Hahaha. Berti.

- Nëse i dashuri apo e dashura juaj do ju tradhtonte, ju, si do të reagonit? Dolce Baci.

- Xhami që thyhet, ngjitet thonë, por s’do jetë kurrë si më parë. Pra, po të ndodhë një gjë e tillë, ndahuni s e p s ekurrë nuk mund të harrosh gjë nuk do pyetje dhe mendime, duhet direkt ndarje. Dritan Kumanaku.

- I thuaj ta sjellë te shtëpia. Bledi Murati.

- Nuk besoj se ke ndërmend me u martu me të. Ai që të don. - Dhe pyet?! Angela Angy. - Kaja nanen. Janis Adi. - Po të ishe ti me dashnore, ça duhet të bënte i fejuari? Jori Fier.

- Akoma s’jua ka thënë dhe nga maja e malit, ça pret? Angela Gëzim Bardhoku.

- Mbaji qiririn kur të jetë me atë dhe bëji ndonjë video, ose ik lëri rehat se kur një çift duhet, s’i futesh dot në mes. Elvis Berisha.

Studentja.

- Si thoni ju, kjo qeveria që është tani, a i ka mbajtur premtimet që dha përpara se të merrte postin? Na thanë për legalizim të shtëpive falas, asgjë nuk është bërë gjer tani. Çfarë duhet të bëjmë, si të veprojmë? Bashkimi

- Më gjej një qeveri në botë që ka mbajtur fjalën dhe premtimet! Po si të mbajë premtim kur po na mbyt nga të gjitha anët. Kam punuar sa vite dhe nuk jam i siguruar dhe mendoj se kur të plakem, si do mbijetoj. Këta i mbushin xhepat dhe shikojnë vetëm të ardhmen e tyre, prandaj edhe nuk u interesojmë ne. Florjani Skrapar.

- Do ta falnit partneren tuaj nëse ajo ju ka gënjyer për të kaluarën e saj? Më tha që nuk kishte pas asnjë lidhje, por në fakt kishte pasë dhe nuk ishte ashtu siç mendoja. Mondi.

- O njerëz, hapeni mendjen dhe ecni përpara, ç’janë këto budallallëqe që thoni?! Se ç’ka bërë i dashuri apo e dashura më parë nuk na intereson, se sigurisht që ka jetuar dhe ka bërë gabime e ka tepruar por ajo që ka rëndësi është me ty tashmë si është? Përderisa je mirë vetëm ajo ka rëndësi dhe mos filloni të pyesni për të kaluarën, por bëni ëndrra për jetën që po vjen. Elle.

- Nëse kuptoni që një pjesëtar i familjes tuaj ka bërë një krim, a do ta denonconit në polici? Si do vepronit? X Durrës.

- Ka njeri që në njëfarë mënyre nuk bën krim sot? Pastaj, sado kriminel të jetë pjesëtari i familjes, nuk të lejon gjaku ta japësh, fatëkeqësisht, kjo është e vërteta. Se cila do ishte e drejtë e dimë të gjithë, por nuk e bën askush. Flora

- A jeni pro ribashkimit të një çifti që është ndarë për shkak të dhunës në familje, por që fëmija ia kërkon ribashkimin? Lindita.

- Duke vënë në kandar se ç’duhet të bëjë një person i tillë. Unë mendoj se nuk duhet të ribashkohen në asnjë mënyrë, se mbi të gjitha, duhet të shikojmë të ardhmen tonë, se fëmija shumë shpejt hap derën dhe të ikën, pastaj hajde dhe mbaje prapë dhunën mbi shpinë. Pra, mendimi im është: Kurrën e kurrës! Babi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.