IP

Intervista - - PYETJE PERGJIGJE PER GJITECKA -

PYETJE QË ENDE PRESIN

PËRGJIGJE...

- Si ju duket shërbimi spitalor te Nënë Tereza? Unë jam e terrorizuar. Kur për çdo gjë duhet të paguash vetë, pse ta shtrosh në spital të sëmurin? Më mirë në shtëpi! Arjani.

Vjollca

- Shërbimi zero. Hajredini.

- I dashur Arjan, duhet të dish se tashmë nuk jetojmë në kohën e xhaxhit që kishim spitalet falas, tani çdo gjë bëhet vetëm po pate para. Prandaj kudo doktorrët dhe avokatët janë të pasur sepse shfrytëzojnë dobësinë që kemi në këto lloj rastesh. Pastaj, nga ta çosh të sëmurin o vllai, kur s’je i zoti ta shërosh vetë? Tina.

- Sapo hymë në këtë vit dhe filluan krimet. A ndiheni të sigurtë në vendin tonë? Merita.

- Jo, nuk ndihem e sigurtë dhe nuk do të ketë kurrë siguri... Vjollca Hajredini

- Jeta nuk është e sigurtë jo vetëm në Shqipëri, por në asnjë vend, sado demokratik, i disiplinuar e ligjor të duket. Nëse nuk përzihesh me punë të pisëta, nuk ia bën borxh dikujt e sillesh mirë, nuk të prek njeri. Vjedhje, aksidente e vetëvrasje ka kudo, shkoni e provoni po të doni edhe në Gjermani. Durim Sosuri.

- Pse gjithë hajdutët dhe kriminelët që futen në burg, i shohim pas një muaji jashtë burgut? Kush e ka fajin? Gëzimi.

- Fajin e kemi ne që votojmë këtë qeveri të korruptuar. Kujtim Kaleshi.

- E përse dënojnë të pafajshëm? Ky është shteti ynë. Gloria Linda.

- Nuk ka vend në burg, ndaj burgjet janë mbushur me të pafajshëm, me ata që s’kanë lekë të mbushin xhepat e gjyqtarëve e prokurorëve dhe marrin dënime maksimale, ndërsa kriminelët e vërtetë e blejnë me lekë lirinë e tyre. Rajmonda Nano Saliu.

- Fajin e kemi ne që votojmë këtë qeveri të korruptuar. Kujtim Kaleshi.

- Hajdutët e kriminelët i shohim prapë jashtë burgut sepse sistemi i drejtësisë është i korruptuar, marrin para dhe i lëshojnë, pastaj vjen vetëgjyqësia. Durim Sosuri.

- Këta të energjisë elektrike po na bëjnë të vrasim veten. A nuk quhet vjedhje edhe nga ana e tyre kur me një llambë të ndezur ecën sahati sikur po punon fabrika? Ky kryeministri i ri duhet të merret me hajdutët në pushtet një herë e jo me popullin! Nadirja.

- Po sa të drejtë që ke, mi goc, ç‘është kjo punë tamam me një llambë ecën ashtu sahati? Nuk e kisha shikuar më parë, por edhe pse kemi bërë kërkesë të kontrollojnë sahatin apo ta ndryshojnë, as që duan t’ia dinë fare. Na grinë këta njerëz, aman si do ia bëjmë? Po shtohen vrasjet vetëm nga elektriku, kjo është e paparë. Ela.

- A nuk mendoni se është faji i ish-Kryeministrit, për gjendjen e mjeruar monetare në të cilën gjendemi tani me gjithë këto fatura dritash që po paguajmë? Bashkimi.

- Në radhë të parë, e kemi fajin vetë sepse po të ishim të rregullt, nuk do na vinin gjoba dhe të shkonin aty ku më s’ke më mundësi t’i paguash. Sigurisht që edhe ky e ka një faj, sepse duhet t’u japë një zgjidhje njerëzve që të kenë mundësinë të paguajnë me këste dhe ngadalë e jo t’i fusë në burgje, se ashtu nuk do marrë as edhe një qindarkë. Leta.

- Që kryeministri ta perfundojë punën e nisur, pra, t’i çojë ne te s’emes edhe ata me pushtet nuk i duhen venë shkopinj nen rrota e duhet ndihmuar patjeter. Durim Sosuri

- Faji është i yni në radhë të parë që nuk paguanim rregullisht dhe pastaj i qeverisë që nuk ndihmon popullin që të mos vdesë nga ky problem i madh. Nuk e ka fajin qeveria që tani ta mblodhi, por ti, dhe unë, dhe të gjithë ne që nuk paguanim. Elle.

- Në qoftë se bashkëshorti do t’ju thoshte “nuk ke nevojë të punosh sepse unë jam biznesmen”, ju, si do të vepronit? Do ta pranonit këtë ofertë apo dëshironi të jeni të pavarura? Eda.

- Ngaqë im shoq më bëri këtë ofertë dikur nuk mund ta pranoja, sepse nuk shtyhet gjallë në botë dita pa bërë asgjë. Jo vetëm për para, por edhe për veten tonë duhet të punojmë se vetë trupi ynë ka nevojë për punë. Flora.

- A ju ka ngelur ndonjë peng nga viti i kaluar? Lozonarja.

- Epo, tani, sigurisht që diçka na ka ngelur të gjithëve peng nga viti që shkoi, por unë falenderoj Zotin që kisha shëndetin se në fund të fundit, nuk ka gjë më të shtrenjtë se shëndeti. Këtë duhet ta dini shumë mirë, pastaj të gjitha shkojnë e vijnë. Flora.

dentja.

- Po luftojmë korrupsionin thotë ky i yni, besoj e kuptoni se kush, po këtë gjë po e bën me varfanjakët e shkretë, popullin. Po me shtetin vetë, kur do merret? Po me spitalet, ku po vdesin njerëzit, po nuk pagove? Pse nuk merret me këto, por i bie në qafë popullit të shkretë? Agimi.

- Sado të flasësh, sado të bërtasësh, vetëm me një zë dhe një mundim nuk bëhet asgjë. Sjellja e kësaj qeverie më kujton macen, që një ditë të mos i japësh ushqim, të nxjerr thonjtë, edhe pse i jep vazhdimisht të hajë. Kështu është edhe ky pushteti ynë. Neve që i vumë në ato zyra dhe në ato vende të larta na shtypin çdo ditë dhe më shumë. Emigrantja.

- Pse pothuajse 70 % e femrave kërkojnë djem me biznes për t’u lidhur? Mendoni që pasuria është gjithçka në një lidhje?

- Të them të vërtetën, kush është ai prind që nuk ka dëshirë që fëmija të ketë një siguri jetese? Pra, çdo gjë vjen nga familja dhe mënyra se si e kanë rritur fëmijën. Prandaj edhe në ditët e sotme, si femra, ashtu edhe mashkulli, shikojnë a ka shkollë, ka shoqëri, është e njohur, ka para dhe martohen direkt, por mos harroni se kjo lloj martese nuk ka jetë të gjatë, se së fundi, të mori, të bleu, domethënë për aq sa ka dëshirë dhe pastaj të hedh. Vesa.

- Kush janë më të besueshëm në një lidhje, ata që pyesin orë e sekondë “ku je?”, apo ata që të lënë të lirë, jo në kuptimin e keq, por që respektojnë hapësirën tuaj?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.