A rrezikoj ta humbas lejen e qëndrimit në Amerikë, sepse jam në Shqipëri?

Intervista - - PYETJE PERGJIGJE PER GJITECKA -

- Kam një pyetje për Konsullatën Amerikane në Shqipëri. Unë kam përfituar kartën e gjelbër (Green Card), por për arsye familjare jam kthyer në Shqipëri sepse kam humbur babain. Ajo çfarë dua të di është se sa kohë mund të rri jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe a rrezikoj ta humbas të drejtën e kthimit po atje? Pres një përgjigje. Faleminderit. Një zotëri nga Shkodra.

- I nderuar zotëri, Konsullata Amerikane në Tiranë jep këtë përgjigje për ju dhe për gjithë të tjerët që janë mbajtës të Kartës Jeshile (Green Card). Hapat për t’u bërë një mbajtës i kartës jeshile “Green Card” ndryshojnë sipas kategorive dhe varen nëse ju jetoni në SHBA apo jashtë. Për informacion se si të bëheni një banor i përhershëm i ligjshëm i Shteteve të Bashkuara, ju duhet të vizitoni faqen e internetit të Shërbimeve Amerikane të Nënshtetësisë dhe Emigracionit (USCIS).

- Një kartë jeshile u lëshohet të gjithë banorëve të përhershëm si provë që ata janë të autorizuar të jetojnë dhe punojnë në SHBA. Nëse ju jeni një banor i përhershëm 18 vjeç e sipër, ju duhet të keni me vete një kartë jeshile të vlefshme gjatë gjithë kohës. Kartat jeshile të tanishme janë të vlefshme për 10 vjet, ose 2 vjet, në rast se jeni banor i kushtëzuar dhe duhen rinovuar përpara se ato të skadojnë. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të USCIS “Pasi ju është lëshuar një Kartë Jeshile”. Shërbimet që u jepen Mbajtësve të Kartës Jeshile në Ambasadën Amerikane në Tiranë:

- Banorët e Përhershëm që Rikthehen: Nëse keni qëndruar jashtë SHBA për më shumë se një vit, dhe nëse përpara se të udhëtonit nuk keni aplikuar për Leje Rihyrëse me zyrën e Emigracionit.

- Leje Transportimi: Në rast se karta jeshile ju ka humbur, vjedhur, apo skaduar dhe ju keni më pak se një vit që keni dalë nga SHBA.

- Braktisja e Statusit të Banorit të Përhershëm të Ligjshëm: Kur dorëzoni kartën jeshile “green card”. Uroj që ky informacion t’ju ketë ndihmuar sadopak.

Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.