Yetje - ër seksin

Intervista - - PYETJE PERGJIGJE PER GJITECKA -

- Doktor Evi, ka disa kohë që kur bëj marrëdhënie seksuale me të dashurën, më thotë se ka djegie dhe i thahet vagina. Mos vallë ndikon lubrifikuesi që përdorim shpesh?

- Sigurisht që ajo do të ketë djegie apo dhimbje vaginale përderisa i thahet vagina. Varet ç’lloj lubrifikuesi është, sepse ai me siguri ndikon jo mirë në vaginën e partneres tuaj, duke i shkaktuar tharje. Do t’ju këshilloja të bënit disa analiza për të parë nga se i vjen kjo djegie që ka gjatë marrëdhënieve seksuale. Nuk duhet të kryeni marrëdhënie të imponuar, pa u shëruar partnerja juaj.

- Jam një vajzë 24 vjeçe, që kryej marrëdhënie seksuale pandërprerë me bashkëshortin tim, sepse ai largohet shpesh jashtë shtetit. Kur ai largohet, mua më

ërgjigje

Dr. Evi Dani, seksolog-androlog

mbushet fytyra me puçrra dhe kam sekrecione të bardha. Mos vallë kjo ka të bëjë me anën emocionale dhe nevojat fiziologjike? Çfarë më këshilloni?

- Së pari, do t’ju thoja të bënit ca analiza gjinekologjike për të parë gjendjen tuaj. Këtë duhet ta bëni për veten tuaj, që të jeni e shëndetshme. Puçrrat dhe sekrecionet sigurisht që kanë lidhje me mungesën e seksit. Duke qenë se ju jeni shumë aktive me partnerin kur e keni pranë, është nor- male që të ndjeni mungesën e marrëdhënieve seksuale, gjë që ju shfaqet në atë lloj forme, siç e keni përshkruar edhe ju. Ju më kërkoni t’ju këshilloj diçka. Mos harroni atë që ju thashë më sipër dhe të bëni disa analiza për të qenë e qetë. Ndërsa përsa i përket mungesës së seksit kur partnerin e keni larg, mundohuni të ëndërroni momentet që keni kaluar me partnerin dhe të keni një lloj lehtësimi emocional e fiziologjik, qoftë edhe me masturbim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.