Plagë dashurie...

Intervista - - POSTA -

Më në fund po marr guximin të të shkruaj një letër ty i dashuri im. Kur u njohëm në fillim e di, edhe pse njohja jonë ishte virtuale ndjehej një harmoni midis nesh pothuajse e pashpjegueshme, por mëse reale. Ishte fati që po luante me ne, apo ishte fati që donte të na bashkonte. Dukej se si dy njerëz kaq larg njëri-tjetrit ndjeheshin kaq pranë, sikur po bashkoheshin dy shpirtra të panjohur, por pothuajse të njëjtë. Në shumë gjëra ne ngjasojmë si dy pika uji, vetëm se ti je me i hapur, ndërsa unë jam pak më e tërhequr ndoshta kjo bën pjesë në natyrën time që nuk i shpreh dot ndjenjat lirshëm. Por të kam dashur dhe akoma të dua. Mund ta them me gojën plot se ti je dashuria e jetës time. Që kur u largove duket se shpirtin tim e sundojë një akullnajë e ftohtë, që ndoshta zor se do të shkrijë. Nuk mund ta besosh se sa të vështira janë ditët e netët të kalohen pa ty. Të qash natën me lotët që rrjedhin e lagin jastikun sikur të ishin një shi i rrëmbyeshëm. Dhe ditën të shtiresh sikur nuk ka ndodhur gjë, për të mos rënë në sy të personave që më rrethojnë si në familje dhe në punë. Ndoshta të gjithë e ndjejnë ndryshimin tim dhe unë e ndjej sepse nuk po arrij të njoh më veten. Gjallëria që më përshkonte është zhdukur, mos vallë e more ti? Ndonjëherë mendoj se unë s’kam bërë asgjë të keqe , si kam bërë keq njeriu, atëherë pse duhet të vuaj kështu, unë dua vetëm pak dashuri, pse duhet të ma mohoj zoti mua këtë gjë? Ndoshta do të ishte më mirë të më merrte me vete, ndoshta në botën tjetër gjej pak paqe( më mirë një fund me dhimbje sesa një dhimbje pa fund). Lexoj një frazë të shkruar nga Mos qaj se dicka mbaroi... Por buzeqesh sepse ndodhi... Gabriel Garsia Markez. E si mos qash kur të është shkëputur një pjesë e shpirtit, e si mos qash kur nuk ke pranë atë q ë do. Ti u ktheve do të ikësh përsëri dhe boshllëku që do të lësh pas do të jetë akoma më i madh, si një zgavër e errët do të përpijë të gjithë qënien time. Nuk e di a do të jemi më bashkë apo jo, por dua të them se të dua sido që të shkojnë gjërat. Të dua sepse ti je ai që më bën të qesh dhe ti je ai që më bën të qaj, të dua sepse e ndiej që ti je ai i duhuri edhe pse në fillim kisha dyshime për këtë, tashmë jo më. Unë u përballa me gjithçka për të qenë pranë teje shpresoj ta bësh dhe ti këtë. Dhe në qoftë se nuk e bën do të lutesha për diçka mundohu të jesh i lumtur, pa ndërhyrë më në jetën time. Po e mbyll këtë letër, sepse është shumë vonë, më duhet të fle për të rinisur një ditë të re që ndoshta mund të jetë më pak e trishtueshme se kjo e sotmja. Ndoshta nesër mund të shkruaj diçka më të bukur e kjo varet nga gjendja emocionale në të cilën ndodhem. Mirupafshim zemër të puth. Gena. ban Arapi.

Ne thellesi te harreses time do te mbetesh nje kujtim, nje njeri i veçante, qe le gjurme ne shpirtin tim. Kur te trokasesh ne zemren time, edhe pse porta do jete e zene, mos harro se brenda saj jane gjurmet qe ke lene. Ne çdo cep te jetes sime, kur per ty te mendoj, ne brendesi te zemres, do mundohen te te kujtoj. K.

Droge nuk pi, por ne mbidoze jam, kjo me ndodh sepse ty s’te kam. Alkooli s’me pelqen, por tape rri çdo ditë, u lodha nga pritja dhe tani kam frike. Cigaren e ndez, tymin ne zemer kaloj dhe me çdo rrahje te saj, ty te kujtoj. Alani.

Hapa deren e rrembyer dhe zbrita shkallet me nxitim, se ktheva koken nga dritarja, veç fillova te qaj per fatin tim. Sms qe lexova, kur ti po flije gjume, nuk me bene te te urreja, por te te doja me shume. Ajo tjetra t’i dergonte dhe une qaja pa pushim, por ç’e doja jeten une, kur tjetra po merrte te dashurin tim? Me shpalle lufte moj k... dhe nga duart ti ma more, konviktorke e mallkuar, mos kujto se lehte ia hodhe. Ta mbash mendte moj vajze e zgjuar, zemra ime nuk dorëzohet, ai prapë tek une do kthehet, buka e vjeter nuk harrohet. Dhe kur ti ta kesh humbur, do te jesh per meshire, dikur qeshje ti me mua, une neser do qesh me deshire. Do te shoh me urrejte, ai do vije te krahet e mi, mos harro moj shpirt katrane, une mbetem gjithmonë e tij përgjithmonë. Neta.

Sa mua më dashurove! Sa mua më dhurove! A thua, sa m’u kushtove?! Sa më mundove! Sa më lëndove. A thua a u pendove? Sa më kërkove dhe prapë ma punove! Po, po, edhe mirë ma punove! Mu sa herë më afrove, a e kupton tani se mua më largove? Sa mua të më sho- hë syri, ty do të të kërkoj. Sa të më rrahë zemra, ty do të të kujtoj. Sa mundet me ec këmba, Ty do të të kërkoj. Sa të më rrjedhë gjaku, aty ti do të notosh. Rruazë e kuqe, rruazë e bardhe, aty ti do të jetosh. Sa më lëndove, në fund sa më ofendove, oh sa mire në fund mua ma punove, a thua sa u gëzove?!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.