UrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrime

Intervista - - POSTA -

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:

- Unë them se po të vë bast me veten, ti e dashur Aida Tancica, ke punuar edhe te TVScan, kolege me Albën. Që atëhere, më tërhiqte forumi yt në gazetën ekonomike. Pastaj, në Ora Nevvs dhe tani tek A1report. O Zot, sa je rritur, si gazetare! Kam shkruar edhe në një libër për ty. Gjithsesi, të uroj fort nga zemra që krahas bukurisë, të ruash edhe zanatin. Gëzuar Aida, 2015-n!

- Të falenderoj si koleg dhe qytetar, ty, gazetari Agim Pipa, që përmes një rrëfimi të shkruar televiziv, na çon mu në pjesët terminale të jetës, duke ravijëzuar se Shqipëria nuk është vetëm Tiranë, se jeta nuk bëhet vetëm në qytet. Sinqerisht, je në rrugë të mbarë. Urime!

- Të falënderoj dhe uroj ty, motra ime Shpresa dhe kunati im Arian, që nuk harruat të më uroni për 61 vjetorin e ditëlindjes. Gëzime paçi!

- Rasti i Vitit 2015 që sapo hyri, më ul në tavolinë të shkruaj këtë urim për ty, e dashur Dr. Anila Godo, që të dua si Shpresën. Të uroj fort ty, Raidën, Sashen dhe atë pacienten që ka 10 vjet në spital dhe që ju e doni shumë. Përqafoje nga

ana ime! Urime! - Gjithnjë kur shkruaj për ty Ilda, ndihem kaq mirë. Në fakt, ti dhe Brikena Çabej u keni rezistuar dekadave në zemrën time. Po sot, dua të uroj edhe Tosin, bashkëshortin tënd që gjithashtu rrezaton kaq mirësi dhe është aq inteligjent. Gëzuar 2015-n, puthi fort vajzat.

- E dashur Artemisa! Të uroj që edhe në vitin 2015, të sillesh po aq thjesht, me përzemërsi të ndjerë, e çiltër, duke shpalosur lirshëm të gjitha dhuntitë e një gruaje të re, kandidate për mama! Të përqafoj fort!

- Patjetër, që në këto urime të para të 2015- s do të ishe prezent edhe ti, miku im i shtrenjtë, Tonin Alia. Ky vit të gjen me 3 fëmijët më të rritur: Arditin, që të është bërë krahu i djathtë, vajzën, të rritur e të bukur si zanë pylli dhe të voglin që... nuk është më aq i vogël. Ju ka bekuar Zoti, edhe ty, edhe Davën, me këtë fëmijë të mrekullueshëm. Paçi vetëm gëzim në 2015-n!

- Esmeralda, Esmeralda! Sa emër i dëgjuar në letërsinë dhe dramaturgjinë botërore! Sigurisht që ka të bëjë me një gur të çmuar. Këtë “gur” unë e kam gjetur te recepsioni i Megatekut. Sy të rrallë, e gjatë, gjithë finesë. Femër nga ato që shihen zakonisht në ëndërr. Të uroj gjithë të mirat në 2015- n, e dashur Esmeralda.

- I dashur Ndoc Uci! Nëse dashuria dhe respekti për njeriun do t’i ngjante një axhende, ti, patjetër do të ishe nga kreu i saj. Kështu, për zemrën që ke, o inxhinier i madh, i Minierave të Shqipërisë. Gëzuar 2015-n!

- Është një farmaciste, këtu, poshtë shtëpisë time, që më shërben me një kushtim profesional të admirueshëm. Di të kombinojë ilaçet në mënyrë përfekte. Ndërkohë, është edhe kaq e bukur kjo vajzë Sarande. Mirëpo e ka “Zonë të ndaluar”, t’i flasësh për të. Unë, po... jam i mbaruar pas bukurisë femërore. Hajde gjeje... Dhe e gjeta: Të uroj gjithë të mirat Ornela, në 2015-n. Gëzuar!

- Ëmbëlsira në fund: Një nga motrat e mia, e sheh me sy të errëta realitetin. Problem i saj, por kur vjen puna te ti, i dashur Artan Lame, thotë “Ky, po është i ndershëm”. Unë qesh. Qesh me dashamirësi, se ajo thjesht përsërit atë që thonë të gjithë ata që të njohin. Kështu mbetsh përherë, kolonjari im! Gëzuar 2015-n!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.