Fjalëkryq, lojra, zbavitje

Intervista - - ZBAVITJE -

Polici

Një polic ndalon makinën në postbllok dhe i drejtohet shoferes:

- Zonjë, a nuk e dini se nuk lejohet të mbani qen në makinë?

- Por ky është një qen pellushi!

- Ju thashë se nuk lejohet të mbani qen, nuk ju pyeta i çfarë race është!

Kërkesa

- Përshëndetje! Mos ndodhet gjë aty Artur Balla? - Jo, akoma jo... - Dini gjë kur mund të vijë?

- E kush e di?! Mbase nesër, pas një jave, pas një muaji, pas dhjetë vjetësh...

- Çfarë?! Më falni, po... me kë po flas?

- Me rojen e varrezave.

I verbëri

I verbëri futet në një supermarket me qenin e tij besink, të lidhur me zinxhir. Në një moment, papritur, tërheq zinxhirin dhe nis ta rrotullojë qenin në ajër, energjikisht. Kasierja, e shastisur, i thotë:

- Çfarë bëni kështu, zotëri? Keni luajtur mendsh?

- Qetësohuni, qetësohuni... - i përgjigjet burri me një buzëqeshje në buzë: - Thjesht, po hedh një vështrim rreth e rrotull!

Në diskotekë

Një djalë futet në diskotekë, me qëllimin për të gjuajtur. Shikon një vajzë simpatike, që shikon sa andej këndej. Atëhere, i drejtohet dhe e pyet: - Dëshiron të kërcesh? Vajza e shikon njëherë nga koka te këmbët dhe i përgjigjet me shpejtësi: - Jo.

- Ah, e kuptova, edhe ti paske ardhur për të gjuajtur...

Të fitosh zemrën

Nëse do që t’i fitosh zemrën një gruaje...

Bëji komplimente, dhurata, mbroje, mbuloje me përkëdhelje, kalo shumë kohë me të, dilni për darkë në restorant, shqetësohu për gjërat e saj, puthe, mbështete kur është në krizë...

Nëse do që t’i fitosh zemrën një burri...

Zhvishu dhe jepi një birrë.

Adoptimi

Pas 30 vjetësh vuajtjeje për faktin që ishte shumë i ndryshëm nga vëllai i tij i vogël, Beni gjen guximin dhe e pyet të ëmën:

- Mami, më thuaj të vërtetën. Unë, kur isha i vogël, kam qenë i adoptuar?

Nëna nis të qajë dhe i përgjigjet: - Po, mor bir, ke qenë i adoptuar, por ishe aq fëmijë i keq, saqë të kthyen menjëherë mbrapsht në shtëpi.

Vdekja

- Çfarë ndodh nëse të vdes gruaja?

- Seksi është po njësoj, ama pirgu i pjatave të palara, gjithnjë e më i lartë.

- Çfarë ndodh nëse të vdes burri?

- Seksi është po njësoj, ama, më në fund, arrin të marrësh në dorë telekomandën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.