ILIR SHAQIRI:

Ju tregoj gjitchcka per konkurrentet...

Intervista - - FAQE 1 -

Të intervistosh kryetarë jurish të kompeticioneve të ndryshme është gjithnjë e vështirë, sepse zor se u “vjedh” informacione mbi konkurrentët apo mbarëvajtjen e eventit përkatës. Me kryetarin e jurisë së spektaklit “Dancing vvith the Stars”, Ilir Shaqirin, ndodh e kundërta. Ke qejf të bësh intervista me të! Është i drejtpërdrejtë në përgjigje dhe, nëse do të shprehesha me gjuhën e Dancing, jep pikët e merituara për secilin, edhe gjatë intervistës. Ai ka të preferuarit e vet, por ka edhe kritikat e veta për çdo aktor apo faktor të spektaklit. Një natë plot emocione në Dancing për Ilirin, ka qenë ajo kur ka kërcyer me të bijën, Emily… por emocionet nuk kanë të sosur…

Enkeleda Kurcani: - Ilir, sërish kryetar jurie në “Dancing vvith the Stars”. Këtë vit ka një ndryshim, në vend të Iva Tiços është gazetari nga Kosova, Milaim Zeka. Së pari, a të mungon Iva dhe së dyti, si të duket Milaimi?

Ilir Shaqiri: - Pikë së pari, jam një tip që miqësitë e reja i vlerësoj dhe stimuloj, pikë së dyti, kam gjithmonë një parim: “Kurrë mos harro mikun e vjetër”. Kjo përsa i perket Iva Tiços dhe Milaimit. Kurse nga ana gjykyese, në juri ata të dy kanë shumë gjëra të përbashkëta si: Ironia, humori, kompetenca e fjalës, por dhe disa gjëra të tjera të kundërta, si bie fjala seksi, pra, Milaimit i pëlqen si kërcejnë femrat e Iva pëlqente meshkujt. (Qesh)

- Po dyshja e këtij viti, Aulona dhe Fatma, si shihen nga kryetari i jurisë? Secili nga pjesëmarrësit e ka pasur nga një përplasje të vogël me vajzat. Po ti, si e ke marrëdhenien me to?

- Marrëdhëniet e mia me Fatmën dhe Aulonën janë si juria dhe antijuria. Roli thumbues dhe grricës që ato kanë marrë përsipër të realizojnë, nuk ma depërton aspak lëkurën e durimit tim. Thjesht, kënaqem duke dëgjuar “perlat” e dijes së tyre në lidhje me baletin dhe mendoj se sa mrekullira ka arritur të bëjë interneti sot e kësaj dite! Mundohen të bëjnë kompetentet e baletit ndërmjet atyre gjërave që lexojnë në internet gjatë kohës së kërcimeve. U uroj vetëm të bëjnë më shumë streçing me këmbë sesa me gojë, për të kuptuar më mirë baletin.

- Do ndalemi edhe veçanërisht, por, në një vështrim të përgjithshëm, si të duken yjet e këtij sezoni?

- Yjet e këtij edicioni janë simpatikë dhe shumë kërkues nga vetvetja, nuk dorëzohen para asnjë lloj kërcimi, vështirësie apo kritike. Përveç njërit, i cili e mbylli garën e tij para se ta fillonte...

- Gjithmonë ekziston shkëndija e parë. Cili nga personazhet të ka pëlqyer që herën e parë që e ke parë në pistën e vallëzimit?

- Për mua, ata janë heronj të artit në fushat e tyre përkatëse. Pra, vlerësimi im personal për ta nis mbi të gjitha

• nga kjo pikëpamje. Normalisht, kam të preferuar dhe këta janë ata që punojnë më shumë dhe flasin më pak.

- Ka pasur ndonjë nga personazhet që ka pasur përmirësime të ndjeshme nga java në javë?

- Kristi Popa. Unë i vura epitetin MERIMANGA E DANCING për mënyrën se si po ngjitet drejt finales, duke përmirësuar defektet e tij dhe realizuar mirë çdo stil kërcimi. Me autoironi dhe humor, për jurinë dhe publikun.

- Puntatën e fundit provove një belly dancing me Tunën. Si ishte kjo eksperiencë?

- S‘kisha kërcyer bellydance ndonjëherë sepse kërcimi arab është tipik për femrat, por ftesës së Tunës nuk munda me i thënë jo dhe kërceva me shumë qejf. E tundëm skenën me Tunën!

- Një ndër të rejat e spektaklit është edhe ardhja e Simones si koreograf. Ka sjellë diçka ndryshe ai?

- Simonen e njoh prej vitesh. Isha unë që e prezantova në Dancing Albania si kërcimtar dhe pata besim se ai si koreograf, do ta justifikonte veten. Simone është specialist në kërcime latine e standard dhe skena ka treguar që është i zoti të krijojë koreografi me cilësi të lartë stili e interpretimi çdo puntatë. I uroj sa më shumë suksese se e meriton. Dua të nëntheksoj dhe pjesëmarrjen e shkëlqyer të disa balerinëve italianë në Dancing, si dhe atmosferën e shkëlqyer që kanë me balerinët e mrekullueshëm shqiptarë në prova dhe skenë. Kjo gjë, më pëlqen pa masë.

- Cili nga personazhet është më replikues për pikët?

- Çuditërisht, është një balerinë, prej vitesh më konteston! (Qesh) Por, kjo është pjesë e profesionit tonë e s‘ia marr për keq, përkundrazi.

- Ke ndjerë ndonjëherë presion nga konkurrentët për pikët e dhëna?

- Ka patur raste, por i harroj sapo fiken dritat e skenës.

- Cila ka qenë nata më e bukur e Dancingut deri më tani?

- Nata e shkuar, ajo e kërcimeve të folklorit botëror.

- Valeria Marini ishte një tjetër surprizë e bukur. U zbukurua më shumë juria atë natë?

- U shtrënguam ca si shumë aty në vendin e jurisë, po ia vlejti barra qiranë. (Qesh) Valeria Marini është figurë e spektalit italian dhe prania e saj në Dancing, pasuroi akoma më shumë vlerat dhe albumin e VIP-ave që ndër vite kanë qenë special guest star (të

• DREJTORE K/REDAKTORE: ÇIZMJA

• SEKTORI I JASHTËM:

Agj. Raimonda BUMI, ftuarit VIP specialë). Frixante, komunikuese dhe bukuroshe. Ia vlente.

- Një selfie me Valerian, e bëre apo jo?

- Valeria bëri selfie me mua!!! Po ju jap edhe një foto, për provë.

- Në njërën nga netët ke performuar në Dancing bashkë me vajzën, Emily. Si e përjetove?

- Emocion i paimagjinueshëm! Kënaqësi dhe krenari për vajzën time, për skenën e Dancing, Italinë dhe shumë italianë që na shikonin live, si dhe për Shqipërinë që njohu live vajzën time... Pa fjalë...

- Do të ketë Emily të ardhme si balerinë?

- Ndoshta…Varet nga Emily, se sa do të punojë dhe sa kërkuese do të jetë nga vetja.

- Ilir, po për ty, cili mbetet kërcimi më i dashur?

- Kërcimi me nënën time në një dekadë maji, kur isha 9 vjeç. Ka qenë pikërisht ai kërcim që më bëri të dashuroj baletin.

- Çfarë bën Iliri në ditët kur nuk ka Dancing?

- Jam në Itali dhe udhëtoj gati çdo ditë, Nga Veriu në Jug, me stage e master, evente e spektakël. Me datë 22, kam një event të madh në Romë, ku prezantohet Mazda e re dhe unë jam drejtori artistik dhe koreografi.

- Çfarë tjetër ke shijuar gjatë qëndrimit në Shqipëri?

- Peshkimin me babain. E adhuroj erën e detit tonë.

- Kaloi Krishtlindja dhe Nata e Vitit të Ri... Ku i festove?

- Krishtlindjen në Verona dhe Vitin e Ri në Tiranë, me dy familjet e mia.

Tashmë, Ilir, e kemi kthyer në traditë këtë mini rubrikën në çdo edicion të Dancing; nga një përcaktim nga kryetari i jurisë, për secilin nga konkurrentët. Evi: Heidi: Valbona: Mariza: Tuna: Eva: Diellza:

Inteligjente Bukuroshe

Bujare Guximtare Protagoniste Artiste

E talentuar e pafat (për dancing)

Peshëngritës Fjalëpak punë shumë Njeriu i surprizave Kërkues pretendent No koment Pikë uji që gërryen gurin

Ermali: Renisi: Valeri: Amos: Rudi: Kristi:

Blerina

Nevila KRISTO

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.