CILËT NUK INTERVISTUAM DOT KËTË JAVË?

Intervista - - AKTUALITET - Nga Artan KRISTO

DONALD LU

Nuk e takuam dot këtë javë ambasadorin e ri të SHBA-së në Tiranë, Donald Lu. Ai ishte shumë i zënë me takimet që pati me krerët e politikës shqiptare dhe nuk gjeti pak kohë për ne. Nejse, shpresojmë që në të ardhmen të bëjmë një intervistë me të, sepse na u duk një njeri shumë i hapur dhe simpatik. Na bëri përshtypje se sa mirë e kishte mësuar shqipen e zakonet e shqiptarëve. E dëgjuat edhe ju, të dashur lexues, se si tha, për shembull, në konferencën e shtypit, që “gjatë muajve që studiova shqip, kam mësuar që

SAIMIR TAHIRI

Në fakt, zotin Saimir Tahiri nuk kishim në plan ta intervistonim këtë javë. Ideja për të bërë një intervistë me të, na lindi pas ndërhyerjes që ai bëri në emisionin e Fevziut të enjten, ku, i nervozuar, pyeti gazetarët në studio: “Çfarë i dini ju shqiptarët? Engjëj?”. Pikërisht, për këtë, deshëm ta pyesnim zotin në Shqipëri është e rëndësishme të dish kush je, nga vjen, nga cili fshat, qytet apo krahinë”. E pra, ka të drejtë. Kështu jemi ne shqiptarët. Ndaj ne u bëmë kuriozë e deshëm ta pyesnim zotin Lu nëse i pyeti ai politikanët shqiptarë se nga vinin e çfarë bënin, para se t’i hynin poli- Tahiri: Po ju, a jeni shqiptar? tikës? A i thanë ata se shumë prej tyre nuk kanë bërë asnjë ditë pune më parë? Po për familjet e tyre, i pyeti? A i thanë ata se shumë politikanë shqiptarë i kanë familjet apo fëmijët jashtë shtetit?

Ne, shqiptarët, zoti ambasador, kemi zakon që i pyesim njerëzit edhe për këto, edhe për gjëra të tjera, si për pasuritë, për shembull... I pyeti ai se ku i kanë gjetur paratë që kanë blerë vila e pasuri të shumta të patundshme? Po për veshjet e makinat luksoze që kanë? Nuk besoj t’i keni pyetur, zoti Lu, por me siguri, edhe ju, pasi të rrini ca kohë në Shqipëri, do të bëheni shqiptar dhe do t’ua drejtoni edhe këto pyetje. Lusim Zotin për këtë!

ALEKSIS CIPRAS

Këtë javë, ish-kryeministrin Sali Berisha deshëm ta intervistonim për një skup që hodhi në Facebook. Ai shkroi se “parku i makinave të baronit të drogës, Ermal Hoxha, ka rreth 20 vetura luksi me çmim nga 60-170 mijë euro copa!”. Ai akuzoi gjithashtu policinë se ajo “po bën gjithçka për të ndihmuar në zhdukjen e provave dhe po fsheh parkun e baronit të varfër të drogës Ermal Hoxha në Durrës. Në fotot poshtë, keni disa prej tyre...”, sh-

Këtë javë, korrespondenti ynë në Greqi u përpoq të takonte edhe kryetarin e Partisë Siriza, Aleksis Cipras, që, me shumë gjasa, do të jetë Kryeministri i ri i Greqisë pas zgjedhjeve të së dielës, por nuk mundi. Deshëm ta pyesnim zotin Cipras për shumë gjëra, por sidomos për ato që ai ka premtuar dhe që emigrantët shqiptarë presin nga ai, si heqja e burokracisë për lejet e qëndrmit, lehtësimi i marrjes së nënshtetësisë greke etj.

Por, deshëm ta pyesnim edhe për diçka personale, për simpatinë që thuhet se ka ai për shqiptarët, për origjinën e tij nga Epiri dhe nëse është e vërtetë se prindërit e tij janë çamë ortodoksë më origjinë shqiptare? Se, thuhet që mbiemri Çipra rrjedh nga fjala shqipe dhe do të thotë “sipër, mbi”, në dialektin çam. Madje, Konstandin Kristoforidhi, në fjalorin e tij të gjuhës shqipe, botuar në Athinë, më 1904, në faqe 441,

SALI BERISHA

kruan ai dhe ilustron statusin me disa foto makinash shumë luksoze. Por doktor Berisha, siç duket, nuk e di se ekziston “Google pictures” që “i nxjerr petët lakrorit”. Sipas këtij aplikacioni, ato makina i takojnë servis Durajt dhe fotot janë marrë nga reklama e tyre në Facebook. Jo vetëm kaq, por në komentet poshtë fotove të zotit Berisha, shumë njerëz kanë njohur edhe shoferin që duket në njërin nga fotot, që është një djalë i ri nga Kosova, i ndarë nga jeta pak kohë më parë. E, me gjithë këtë, zoti Berisha nuk tërhiqet e nuk përgënjeshtron, madje shton se “edhe policia tha se ai ka dalë jashtë shtetit me 30 makina të ndryshme”. Në fakt, edhe këtu ia futi kot, se kjo shifër është sa dyfishi i asaj që deklaroi policia... shpjegon se fjala “tsipra” është fjalë shqipe. Nëse kjo është e vertetë, na bën të ndjehemi krenarë se, edhe pse Pangallos e Papulias nuk do të jenë më, një tjetër grek me gjak shqiptari, do të jetë në krye të shtetit fqinj...

EDUARD HALIMI

Natyrisht, edhe këtë javë, zbulimi i grupit të drogës në Xibrakë të Elbasanit ishte në qendër të vëmendjes së mediave dhe politikës, ndërkohë që PDja vazhdoi të sulmojë PS-në për lidhjet e saj me të arrestuarit. “Ka një vit, deklaroi në shtyp deputeti i PD-së, Eduard Halimi, që organizata kriminale zhvillon aktivitetin në zemër të vendit, në syrin e policisë”. Dhe këtu ka të drejtë, por... dëgjoni si vazhdon më poshtë: Ai akuzon të arrestuarit se kanë qenë sponsorë të fushatës së fundit elektorale të PS-së. A i keni bërë llogaritë mirë, zoti Halimi?! Se, fushata e fundit e zgjedhjeve u bë para 1 viti e gjysëm. Si mund ta kenë financar fushatën ata, kur, siç thoni ju, janë krijuar pas saj?!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.