Ja, çfarë propozimi për martesë i bën i dashuri Argjentinës…

Intervista - - JAVA VIP -

Ky është një ndër propozimet që secila femër do të dëshironte ta merrte nga i dashuri i saj. Po flasim për çiftin simpatik, Argjentina Ramosaj dhe të dashurin e saj (menaxher i një prej lokaleve më të njohura në Prishtinë) të cilët e nisën me një udhëtim në një vend ekzotik si Tailanda dhe me një shkrim “Marry me”, në bregdetin e ishullit Koh Samui, si propozim për martesë.

Ata janë të lidhur prej disa kohësh, pasi këngëtarja bukuroshe u nda nga ish-i dashuri, me të cilin kishte një lidhje serioze. Por tani duket se Argjentina ka gjetur dashurinë e vërtetë dhe është shumë e lumtur për këtë, se, cila ka qenë përgjigjia, pyesni ju… Sigurisht që një “Po” e merituar pas një propozimi kaq të veçantë. Së shpejti, miqtë presin ftesat e dasmës së tyre e cila, duke parë zhvillimet e reja, duket se nuk do të vonojë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.