Tuna, në serum pas 4 shisheve verë

Intervista - - JAVA VIP -

Ajo do të ishte personi i fundit për të cilin do të mendonim se mund t’i ndodhte diçka e tillë; të merrte serum pas konsumimit të verës, pasi biondja simpatike është mësuar me jetën e natës dhe me alkoolin, edhe për shkak të punës që bën. Por ja që edhe Tuna nuk ka mbajtur dot këtë herë. Vetë Tuna e ka bërë të ditur lajmin, duke e shoqëruar edhe me foto, ku duket krahu i saj me serum. Duket se këngëtarja ka qenë në shtëpi duke ngrënë pica dhe e ka tepruar me verën.

Të thuash që e gjithë kjo ka qenë rezultat i ndonjë basti me ndonjë mikeshë apo me Cozmanin, nuk e dimë me siguri. Gjithsesi, i urojmë Tunës shërim sa më të shpejtë, pasi i duhet të jetë në formë për spektaklin ku ka njohur jo pak sukses së fundi, “Dancing vvith the Stars”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.