Mahiri përpiqet të nxjerrë Turgutin nga burgu

Intervista - - TELENOVELA -

Turguti pranon të japë dëshminë se e ka vrarë ai Sulejmanin, në këmbim të arratisjes nga burgu, falë Mahirit. Feridja vazhdon bisedën e lënë në mes me Sunën, e cila i tregon se kishte ardhur të punonte me të, me urdhër të kreut të Gjykatës së Lartë, synimi i të cilit ishte të hetonte mbi Feriden. Feridja është e zemëruar me të, ndonëse Suna i thotë se sa më shumë e ka njohur, aq më shumë e ka admiruar atë. Suna i kërkon të falur dhe nis të mbledhë rrobat e saj, për t’u larguar. Por ka një gjë që Feridja nuk arrin ta kuptojë: Kush ia ka sjellë Sunës fotot e saj me Mahirin? Suna ia bën të qartë se ato ia sollën në shtëpi, por nuk e di se kush i ka bërë.

Orhani i thotë Nazifit se nuk ka qenë ai që e ka vrarë Muhsinin, por më pas i kërkon Serdarit ta largojë nga qelia e të atit.

Pasi del nga qelia e Turgutit, Mahiri lë një shënim në zyrën e prokurorit, që të shkojë e të marrë dëshminë e Turgutit. Prokurori e sheh atë shënim dhe e hedh në koshin e plehrave, gjë që Mahiri e zbulon rastësisht.

Feridja shkon ta takojë Mahirin në shtëpinë e tij, për t’i thënë të rejat e fundit në lidhje me Sunën. Mahiri i tregon për planin që ka bërë për të ndihmuar Turgutit të arratiset, në këmbim të dëshmisë së tij në favor të të atit. Edhe pse Feridja nuk është dakord me këtë, Mahiri arrin ta bindë se, në fund të fundit, kjo është mënyra e vetme për ta shpëtuar Nazifin nga varja. Ata bëjnë planin për të marrë dëshminë e Turgutit dhe Feridja ia bën të qartë Mahirit se pa gjetur ndonjë provë të ruajtur nga Turguti, që të vërtetojë se kjo dëshmi është e vërtetë, ajo nuk do të ketë asnjë vlerë.

Mahiri kthehet në burg dhe futet sërish në qelinë e Turgutit, i cili bën rezistencë në fillim, kur Mahiri i kërkon prova. Duke e parë se nuk ka zgjidhje tjetër për t’i shpëtuar vdekjes, Turguti i tregon vendin ku ka fshehur në shtëpinë e tij një kuti që ka provat e krimit të kryer nga ai. Mahiri i telefonon Jasinit dhe i kërkon atij të shkojë në shtëpinë e Turhgutit për të marrë provat që u duhen.

Feridja i tregon të atit se Melihu ka shkuar në Gjykatën e Lartë për të treguar për lidhjen e saj me Mahirin dhe e pyet drejtpërdrejt se mos ka qenë ai që i ka bërë shatazh të birit për ta bërë këtë, meqë ai nuk ishte dakord me lidhjen e saj. Mehmeti acarohet dhe i thotë se nuk e ka bërë një gjë të tillë. Suna shkruan një raport që duhet çuar në Gjykatën e Lartë. Pasi e përfundon, i telefonon kreut të Gjykatës, për t’i kërkuar ta lexojë menjëherë atë raport, pasi Feridja ka vendosur të japë dorëheqjen.

Songuli nis studimet për Drejtësi, së bashku me Osmanin. Jasini shkon në shtëpinë e Ferides për t’i dhënë asaj provat që ka gjetur në shtëpinë e Turgutit. Jasini me Feriden flasin për faktin që Mahiri ka vendosur ta ndihmojë Turgutin të arratiset në këmbim të dëshmisë dhe këto fjalë i dëgjon fshehtas edhe Mehmeti... Feridja arrin ta bindë prokuror Ahmetin, të vetmin tek i cili ka besim, që të shkojë e të marrë dëshminë e Turgutit.

Mehmeti i kërkon Selimit t’i sjellë menjëherë Nexhdetin. Ata të dy takohen dhe Mehmeti i premton Nexhdetit se do t’i japë gjithë çfarë dëshiron, nëse arrin të bëjë një punë për të...

Turguti i jep Ahmetit dëshminë se e ka vrarë ai Sulejmanin, me të gjitha detajet e ditës së vrasjes dhe mënyrën se si bëri që për këtë krim të dënohej Nazifi. Ahmeti i thotë Turgutit se janë në dijeni të faktit që ai ka punuar për një organizatë që merrej me trafik armësh dhe i kërkon që të tregojë se kush është në krye të organizatës. Turguti nuk pranon të flasë për këtë dhe firmos dëshminë e tij.

Kreu i Gjykatës së Lartë i telefonon Ferides për t’i kërkuar të mos e japë dorëheqjen, pasi vendimi i gjykatës është që asaj i hiqet vetëm çështja e Nazifit dhe se nuk ka asnjë ankesë tjetër kundër saj, pasi raporti i fundit i dërguar në Gjykatë, ka vetëm nota pozitive përsa i përket punës së saj. Feridja pyet se kush e ka përpiluar atë raport dhe gjykatësi i tregon se raporti është përpiluar nga Suna. Feridja shokohet.

Jasini e pret Ahmetin jashtë burgut dhe i jep atij edhe provat me shenjat e gishtave. Mahiri i kërkon llogari Turgutit se pse nuk tregoi për kreun e organizatës, por ai i thotë se ky informacion është garancia e tij dhe i jep fjalën Mahirit se do t’ia japë, pasi ai ta nxjerrë nga burgu. Jasini sigurohet që Ahmeti t’i fusë në kasafortë provat dhe dëshminë e Turgutit, por kur takohet me Mahirin dhe Feriden, lajmërohet nga Kemali se Ahmeti me sekretaren e tij kanë pësuar aksident me makinë. Feridja tashmë është e sigurtë se kush fshihet pas këtij aksidenti, do të përpiqet të vrasë Turgutin dhe ata vendosin të shkojnë men- jëherë në burg.

Nexhdeti arrin të futet në burgun ku mbahet Turguti, me ndihmën e drejtorit të burgut. Ai futet në qelinë e Turgutit. Ndërkohë, edhe Mahiri vjen në burg. Dera e qelisë hapet dhe Turguti mendon se erdhi Mahiri, kur në derë futet Nexhdeti. Turguti e kupton se ai ka marrë urdhër nga Mehmeti, por Nexhdeti ia bën të qartë se Mehmeti thjesht e ndihmoi të bënte atë që kishte vendosur të bënte qëkur ai vuri dorë mbi Ajtenin... Ata të dy nisin të zihen me njëri- tjetrin, ndërkohë që Jasini e Feridja përpiqen të futen në burg, kurse Mahiri, që është tashmë, ka marrë me vete një barrelë, por në momentin kur ai do të shkojë te Turguti, vjen drejtori i burgut dhe e pyet se ku po shkon...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.