Monserrati hap një biznes

Intervista - - TELENOVELA -

Ndërkohë që pas rënies së avionit, Alehandro, Nadia dhe Viktori konsiderohen të vdekur, Pedroja josh Amelian. Që të dy partnerët e tyre kanë vdekur dhe ata përpiqen të gjejnë ngushëllim te njëri-tjetri. Ezekieli dhe Karlota janë më të dashuruar se kurrë.

Graciela nuk i ka treguar askujt se ajo vazhdon të ketë telefonin e Alehandros, ose se çfarë i ka thënë atij në telefonatën e fundit. Ajo gjen në telefon videomesazhin e Alehandros për Monserratin, ku i thotë asaj të shkojë me Hoze Luisin në vendin ku ai është fshehur dhe t’i besojë vetëm Hoze Luisit, pasi ai është i gatshëm të sakrifikojë gjithçka për lumturinë e saj. Këto fjalë e lum- turojnë pa masë Gracielën...

Monserrati vazhdon të mendojë për Alehandron dhe thotë se kurrë nuk do të reshtë së shpresuari se ai do të kthehet. Ajo do të rrisë djalin dhe do të bëjë gjithçka, në mënyrë që kur ai të kthehet, gjërat të jetë të përsosura dhe familja të jetë sërish e plotë... Pas shtatë vjetësh... Lauro është rritur dhe është bërë një djalosh i bukur me syze. Monserrati vazhdon ta ndjejë mungesën e Alehandros. Ajo puth fotot e tij dhe qan. Me një pjesë të parave të dhuruara në mënyrë anonime nga Hoze Luisi, Monserrati ka hapur një dyqan, së bashku me Makarion dhe Domingën. Ato janë të kënaqura me fitimet që nxjerrin prej tij...

Shtëpia e Gracielës është rrëmujë, pasi tashmë ajo nuk ka mundësi të paguajë një shër- byese, ndërkohë që Karlota është martuar me Ezekielin...

Graciela i kërkon para Karlotës. Kjo e fundit i propozon t’i blejë shtëpinë dhe Graciela nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të pranojë.

Esmeralda është gjashtë muajshe shtatzënë. Fabjola vazhdon të jetojë e lumtur në fermën Almonte, që tashmë është trashëgimia e saj. Amelia është martuar me Pedron, ndërsa Virxhinia ka shkuar në një shkollë në Europë.

Aldofo vazhdon të punojë për Pedron dhe tashmë nuk e ka më problem të vrasë njerëz. Kjo gjë, për të, është kthyer në biznes...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.