5 pozicionet seksuale më të njohura

1. Misionari

Intervista - - INTIMITET -

Pozicioni i misionarit është një pozicion klasik, më i natyrshmi, që vetëm njerëzit e praktikojnë. Gruaja shtrihet në kurriz dhe burri qëndron sipër saj, duke e penetruar, ndërkohë që mbështetet mbi gjunjë ose bërryla, për të mos e lënë gjithë peshën e tij mbi gruan.

Burri përfiton më shumë nga ky pozicion sesa gruaja. Është ai që kontrollon gjithçka, ritmin dhe intensitetin e penetrimit, këndin e tij, etj. Meqë gruaja nuk ka shumë mundësi lëvizjeje, ajo nuk mund të lëvizë legenin, apo këmbët, për të patur një stimulim më të mirë të klitorisit. Me një fjalë, ekstaza nuk është e garantuar për gratë.

Ky pozicion është ideal për të dashuruarit romantikë, pasi favorizon shkëmbimet, shikimet në sy dhe përqafimet. Dy trupat janë në kontakt në gjithë gjatësinë, të dashuruarit janë ballë për ballë, mund të shihen në sy e të puthen me pasion. Ky pozicion i lehtë dhe natyral, është edhe ai i herëve të para.

Ai gjykohet shpesh si tepër monoton e banal dhe ka një imazh prej « rutine » . Do të thotë, të bësh seks pa u lodhur.

Ky pozicion nga disa quhet edhe ai i Andromakës, pasi vjen nga tregimet e Homerit, në të cilat, Andromaka i hipte sipër burrit të saj, Hektorit. Në praktikë, burri është i shtrirë në kurriz, ndërsa gruaja sipër tij, e ulur, ose e përkulur drejt tij.

Është pozicion që seksologët ua rekomandojnë grave që dëshirojnë të zbulojnë orgazmën vaginale. Në fakt, ky pozicion favorizon kënaqësinë femërore, sepse është gruaja që komandon. Ajo zgjedh përkuljen e trupit, këndin dhe thellësinë e penetrimit, si dhe ritmin e lëvizjeve. Meqë preket shpesh zona e përparme e vaginës, ky pozicion është i favorshëm për stimulimin e pikës G.

Burri i ka duart e lira dhe mund t’i përdorë ato për të përkëdhelur trupin e partneres. Gjithashtu, dijeni se ky pozicion ka tendencë të ngadalësojë arritjen e orgazmës nga burri. Është interesant për burrat që ejakulojnë shumë shpejt.

Ka shumë burra të cilëve u pëlqen të kënaqin fantazinë e tyre të nënshtrimit, por ka edhe nga ata që nuk preferojnë të dominohen në këtë mënyrë. I takon gruas t’i provojë se çfarë mund t’i afrojë atij ky pozicion!

Ky pozicion duket paksa kafshëror, pasi gruaja rri me gjunjët dhe pëllëmbët në shtrat, ndërsa burri, në gjunjë, e penetron nga pas. Është një pozicion që zgjon shumë fantazi, sidomos atë të burrave.

Ky lloj pozicioni lejon një penetrim shumë të thellë, një bashkim trupash deri në fund. Gjithashtu, mund të ndryshohet edhe këndi i penetrimit. Për pasojë, do të keni ndjesi të ndryshme për të eksploruar.

Duart e partnerit janë të lira dhe ai mund t’i përdorë ato për të përkëdhelur trupin e gruas.

Ata që janë shumë romantikë, nuk do ta vlerësojnë shumë këtë pozicion të konsideruar pak si kafshëror, ku nuk mund ta shohësh tjetrin në sy. Burrat duhet të kenë edhe kujdes, sepse penetrimi është i thellë dhe nganjëherë mund t’i shkaktojë dhimbje gruas.

Ashtu siç e simbolizon shifra e famshem 69, dy partnerët vendosen përballë njëri- tjetrit në të kundërt, domethënë, njëri nga këmbët, tjetri nga koka e krevatit. Ata mund të jenë anash ose sipër njëri- tjetrit dhe të praktikojnë kunilingusin dhe felacionin në të njëjtën kohë.

Ajo përfshin gjithë gamën e mundshme, pasi goja e secilit prek zonat më të ndjeshme të trupit të tjetrit dhe ky stimulim bëhet njëkohësisht, kështu që të dy partnerët kënaqen.

Nëse praktikohet si lojë paraprake, 69- a është një pozicion ideal për të shtuar kënaqësinë dhe eksitimin e dy partnerëve.

Disave nuk u pëlqen ky pocizion, sepse fakti që përqendrohesh te kënaqësia e tjetrit, të pengon t’i dorëzohesh krejtësisht ndjesive të tua.

Ky pozicion quhet edhe ai i lugëve të vogla, pasi të dy partnerët shtrihen në të njëjtën anë, si lugë të vogla. Burri, i ngjitur pas kurrizit të gruas, e penetron atë.

Ashtu si pozicioni nga pas, edhe ky lejon një penetrim më të thellë, gjë që është e këndshme për të dy partnerët. Meqë të dy partnerët shtrëngojnë trupat e njëri- tjetrit në gjithë gjatësinë e tyre, ky pozicion shkakton një ndjesi shkrirjeje te tjetri.

Është një pozicion çlodhës, prandaj rekomandohet kur jeni të lodhur, si për shembull, pasi keni pirë. Ëmbëlsia, ngadalësia dhe butësia janë të domosdoshme. Këtë pozicion e preferojnë edhe gratë shtatzëna, sepse mund të bëjnë dashuri, pa u bezdisur nga barku i madh.

Për të ndjerë kënaqësi në këtë pozicion, duhet të duash përkëdheljet e qeta dhe të buta. Ata që preferojnë përkëdhelje të zjarrta dhe dinamike, le të zgjedhin një pozicion tjetër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.