10 sekrete të çifteve të lumtura

Intervista - - INTIMITET -

Kur takon çifte të moshuar dhe dëgjon në bisedën e tyre se kanë “40 vjet bashkë”, të duket si diçka joreale, e dalë nga filmat dhe mendon se është e pamundur. Por, ja që është e mundur! Një lidhje e lumtur shumëvjeçare, realisht, duket kaq e largët sa edhe historitë me dinozaurë, por po ta mendosh mirë (shumë mirë), do të kuptosh me habi se të gjitha sekretet e tyre, nuk janë gjë tjetër veçse një seri përpjekjesh të vogla të jetës së përditshme për komunikim. Mendoje kështu: Çdo lidhje ka një rezervuar me ndjesi të mira, i cili mbushet kur lidhja kalon momente të mira dhe shërben për të ushqyer çiftin, në kohërat e krizës (po, të gjithë kalojnë kriza!). Më poshtë do të gjesh disa gjëra thelbësore që mund të bësh për të ndërtuar “depozitën” tënde të energjisë pozitive, që të bësh ç’është më e mira për veten dhe partnerin/en.

1. Jepi shpirtit tënd binjak, gjithë vëmendjen tënde

Me sjelljen tënde, mos i trego se nuk e respekton atë që ke përballë. Është gabim të shohësh celularin dhe të mërmërisësh me vete “po, po”, pa e patur mendjen në një bisedë me tjetrin. Që të kesh një lidhje të qëndrueshme, duhet të jesh realisht i pranishëm.

2. Bëje vazhdimisht “prekjen e dashurisë”

Rëndësia e saj nuk vihet në dyshim. Përqafoje partnerin/en, kapi dorën, përkëdhele, nuk ka rëndësi me çfarë mënyre, por bëje shpesh. Kontakti fizik është një mënyrë për të forcuar lidhjen vazhdimisht. 3. Kushtoji vëmendje mënyrës tënde të sjelljes Pas njëfarë kohe në lidhje, disa çifte mendojnë se nuk ka më rëndësi të jenë të sjellshëm me partnerët e tyre, por ne mendojmë të kundërtën. Pikërisht kështu e mbush “depozitën”. Bëni një çaj dhe pijeni së bashku, gatuaj, ndihmoje në një punë që bën dhe do ta shohësh ndryshimin në realitet.

4. Shprehe shpesh mirënjohjen për njeriun që ke pranë

Mbase në ditën e dasmës ke thënë fjalët më të ëmbla dhe betimet më të bukura të dashurisë, por nëse ke harruar gjashtë muajt e fundit t’i thuash partnerit sa mirënjohës/e je që ai/ajo është pjesë e jetës tënde, mund edhe të keni “harruar” sa shumë duheni. Kalo shumë kohë me të çdo ditë, thuaji “faleminderit” dhe kujdesu për të, njëkohësisht edhe për lidhjen.

5. Folini njëri-tjetrit në jetën e përditshme pa ndonjë arsye të

veçantë

Në rregull, mbase fëmijët duhet të shkojnë te doktori dhe njëri nga ju të dy në supermarket, por kjo nuk do të thotë se nuk keni disa minuta për ta pyetur se “çfarë bën?”, “gjithçka mirë në punë?”, apo “je mirë?”. Çiftet e lumtura flasin ose dërgojnë një mesazh interesimi njëri-tjetrit, ndërmjet orëve të punëve të vështira dhe vrapimit andej-këtej.

6. Flirto

Nuk e di pse kjo cilësi është në numrin 6, ndërkohë që realisht duhet të ishte në numrin 1. Sado kohë të keni së bashku, të gjithëve u pëlqen që i/e dashuri/a i/e zemrës, t’u kujtojë arsyen pse është me të, që duket joshës në sytë e tjetrit, që kjo xhaketa apo fustani i shkon shumë. Ndryshimet në modelin e flokëve, një parfum i ri dhe gjëra të tilla të vogla, janë ato që vënë re njerëzit që ende e kanë të gjallë flakën e dashurisë.

6. Puno me të, për një projekt të përbashkët

Çiftet e lumtura mund (dhe duan) të punojnë bashkë si një ekip. Kjo mund të jetë përgatitja e një vakti, apo një pasion i përbashkët, etj. Sido që të jetë, ai që ka rëndësi është vullneti për të bashkëpunuar dhe kaluar kohë së bashku.

7. Zbavituni

Bëni, pra, edhe budallallëqe së bashku. Ngacmoje, bëj shaka me të dhe qesh me gjithë shpirt. Jeta është e vështirë, por ka edhe shumë shaka brenda. Mos harro të jesh alegro, sepse njerëzit e lumtur janë gjithmonë ata që qeshin shpesh me gjërat e jetës së tyre të përditshme.

8. Mëso të falësh

Momentet e vogla të zemërimit që mban brenda vetes shumë kohë, kanë aftësinë të zmadhohen kur nuk i lë në harresë. Thjesht, lëri pas momentet e këqija. Çiftet e zgjuara i kapërcejnë shpejt grindjet e tyre me humor, ose duke vënë dëshirën për t’u pajtuar, përmbi egoizmin e tyre.

10. Mbështet ëndrrat e tjetrit

Një partner që nuk interesohet për ëndrrat dhe objektivat e tua, jo vetëm që nuk të ndihmon, por edhe të pengon. Çiftet e lumtura ndajnë bashkë plane dhe shpresa, pyesin e dëgjojnë tjetrin dhe në momentet e vështira, e bëjnë tjetrin të qeshë e të mendojë pozitivisht.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.