Poezia juaj...

Intervista - - POSTA -

Po ç’m’i mban sytë, o yll, të ulur Po ti je Yll. Ku ka si ti? Me rrezëllimin tënd të bukur Thërrime veçantë në Galaksi. Unë nuk e dija që yjet qajnë Nuk di që yjet dashurojnë Na paskan zemër, shpirt e ndjenjë Por vetem natës shkojnë u tregojnë. Iu luta Yllit të më tregonte Ç’kish ndodhur thellë në shpirt të tij Qau, më tha kush e lëndonte Një ndjenjë që kurrë më nuk do të vij’ Lotët i fshiva nga sytë e bukur I preka zemrën me ngadalë Dëgjova rrahjet që rënkonin Ta ngushëlloja nuk gjeta fjalë.

Do të të thotë

Auror’a CM Identifikuesit e kohës nuk janë më, qëkur rroj në këtë ishull. I gdhend muajt edhe vitet, te kjo fletore e grisur. I mas ditët me gërma. I mas muajt me vargje. Kur të ndieni mungesë gërmash, do të thotë se, kam ikur për fare.

Ollga Selmani (farmacistja) për ndjenjat, dashuritë si - qenie e mallkuar, që djallin mban përdore”! Ju, dhunuat jetën, dashurinë e masakruat, ndëshkuat pafajësinë në emër të “drejtësisë”! Ajo, dënimin vuan me shpirtin e prangosur, (se nuk prangosen duart) në kohë, të demokracisë!

Ishte një kohë

Ishte një kohë ku ‘’asgjë’’ nuk kishim Preknim natyrën, luanim me ‘të Erdh’ dhe koha ‘’gjithçka’’ të kemi, Në të vërtetë, s’kemi ASGJË... E kërkuam vetë ç’është e vërteta Imitojmë më mirë se papagalli Më pas të themi ‘’kjo është jeta’’ Harrojmë që halli nuk ngjan nga halli. Ishte një kohë si gjithë të tjerat Vetë ne njerëzit s’e mbajtëm dot Kohës që ikën i maten vlerat Por ç’vlera gjen në këtë botë? Kemi gjithçka. Po, gjithçka kemi Të hamë, të fryhemi e të pëlcasim Kemi makina. Po ku të vemi? Dhe armë kemi. Hajde të vrasim. ‘’Ata’’ të kenë, por edhe ti O burra pushkën e të luftoni Ç’bën kështu o ‘’mjerë-njerëzi’’ Nuk del një jetë për çfarë kërkoni. Mbyllini sytë një çast të vetëm E rreth e rrotull asgjë mos shihni Prekni duart e prindërve tuaj E më thoni. A i njihni? Ishte një kohë ku ‘’asgjë’’ nuk kishim Por kishte vlerë fjala ‘’njeri’’

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.