Si ta përdor aloe veran?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Lexova një shkrim te gazeta juaj për aloe veran, por unë doja të dija se si përdoret ajo për përdorim të brendshëm? Jam shumë i interesuar për këtë gjë. Faleminderit dhe pres përgjigjen tuaj. Faleminderit.

- Aloe vera jo më kot quhet bima magjike dhe përdoret për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm. Kur merret për përdorim të brendshëm, xheli i aloe veras pastron sistemin e tretjes, ndihmon për të rigjeneruar rritjen e qelizave të reja të lëkurës duke hequr ato të vdekura, pastron të gjithë trupin, ndihmon pastrimin e mëlçisë, veshkave dhe sistemit limfatik, stimulon sistemin imun duke rritur mbrojtjen e trupit, kryen veprime anti-inflamatore në sistemin e tretjes, ekuilibron pH dhe florën bakteriale gastrointesti- nale (rastet e gastritit, ulçerave, kolitit, sëmundjeve të lukthit, sëmundjeve të zorrëve, mëlçisë). Po kështu, ka edhe veti antioksiduese, rigjeneruese, hidratuese, qetësuese dhe shëron në mënyrë të përkryer ekzemën, lëkurën e irrituar dhe pickimet e insekteve, kruarjet, pezmatimet e lëkurës. Në përdorimin e tij të brendshëm, është pak i rëndë vetëm për fëmijët dhe gratë shtatzëna apo të moshuarit. Nuk ka ndonjë vështirësi për t’u përgatitur, sepse ajo është në formë xheli që vjen nga gjethet e aloes, mjafton ta përzieni me pak ujë dhe ta konsumoni apo ta aplikoni drejtpërsëdrejti në lëkurë, aty ku dëshironi ju. Mund ta gjeni aloe veren edhe në ilaçet bimore të përgatitura në farmaci, nëse keni ndonjë shqetësim, por sigurisht, gjithmonë nën rekomandimin e mjekut.

Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.