Ç’kuptimkaëndrraime?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Më humbi unaza e fejesës - Kam parë në ëndërr sikur më humbi unaza e fejesës. Çfarë kuptimi ka?

- Duhet të keni shumë kujdes në marrëdhënien me të fejuarin, sepse mes jush do të ketë një konflikt që mund të rrezikojë marrëdhënien tuaj. Kini kujdes, e keni në dorë ju.

Rrugë e gjatë - Shoh shpeshherë në ëndërr një rrugë të gjatë të drejtë dhe nga të dyja anët, me ujë. Papritur, uji ngrihet lart dhe mbushet rruga. Unë, ose fluturoj, ose eci mbi ujë, por pa u lagur.

- Rruga që shikoni është rruga e jetës tuaj, mënyra se si e keni ndërtuar jetën ju, të papriturat, situatat dhe metodat se si i kapërceni pengesat. Uji janë pengesat që do të hasni gjatë rrugës suaj, por ju do t’i kaloni me shumë lehtësi. Keni fluturuar ose keni ecur mbi ujë pa u lagur; kjo do të thotë që asnjë problem nuk do t’ju pengojë të ecni përpara dhe nuk do të lëndoheni.

Zëri i vajzës që dua - M’u shfaq në ëndërr zëri i vajzës që akoma e dashuroj. Pashë sikur kërkoja ta dija nga ajo se çfarë i ndodhi dhe m’u bë sikur dëgjova zërin e saj që më thoshte: “Kam qenë sëmurë, o lal”, por nuk e pashë. Ç’do të thotë kjo ëndrra ime? Po kështu, ndodhesha në një shesh me bar jeshil, por isha i rrethuar me mure të larta e po më gjuanin me armë automatike njerëzit, sikur të ishin punonjës të shtetit. Më goditi një plumb e aty më doli gjumi, se u tmerrova. A mund të m’i shpjegoni ëndrrat e mia? Unë nuk para shikoj ëndrra, se edhe po qe se i shoh, nuk i mbaj mend...

- I nderuar lexues, së pari, uroj që të dilni sa më shpejt nga vendi ku më shkruanit që ishit. E dyta, kjo ëndërr, tregon mall për vajzën që doni akoma dhe dëshirë për ta takuar, për të qenë i lirë dhe pranë saj. Por ëndrra tregon edhe se në mënyrë telepatike, edhe vajza ju ka menduar, ndonëse nuk mund të themi se ushqen të njëjtat ndjenja si ju. Ju e mendoni shumë dhe shpresoni që një ditë ta takoni sërish. Pjesa tjetër e ëndrrës ka lidhje me gjendjen tuaj të tanishme; keni shumë shpresa, por njëkohësisht, ndiheni i pashpresë. Bari jeshil përfaqëson shpresën që një ditë gjithçka do të bëhet më mirë për ju, ndërsa muret e larta përfaqësojnë vendin ku ndodheni dhe mendimet tuaja pesimiste. Sa shpresoni, po aq edhe trishtoheni sepse nuk e dini se si do të shkojë. Goditja me plumb jo gjithmonë ësh- të një shenjë e keqe, përkundrazi, në rastin tuaj do të thotë që shumë shpejt do të ndiheni i çliruar nga mendimet negative, por duhet të bëni një përpjekje në drejtim të shtetit, për ta zgjidhur problemin tuaj.

M’u thye telefoni - Kam parë mbrëmë në ëndërr sikur m’u thye telefoni e në fillim po qaja, por pastaj s’e vrava më mendjen. Kam nevojë për një përgji gje, se kam gjithë ditën që e mendoj...

- Një ëndërr e tillë tregon se do të keni një thyerje në miqësi. Me personin që flisni më shumë do të keni një debat të lehtë, por kjo do t’ju bëjë që të lëndoheni shpirtërisht. Ndoshta nuk do t’ia shprehni atë çfarë ndjeni, por ju ama nuk do të ndiheni mirë. Është mirë të flisni për çdo gjë që ju shqetëson. Kështu, do të jeni edhe më të qartë.

Një grua më përndiqte - Përshëndetje! A mund të më ndihmoni me shpjegimin e kësaj ëndrre të tmerrshme që kam parë javën e kaluar? Kam parë në ëndërr një grua krejt të mbuluar me një copë të kuqe, e cila më ndiqte gjatë gjithë kohës dhe njëkohësisht, më ngjallte frikë. Kudo ku ktheja kokën, ajo ishte aty! Unë u përpoqa të largohesha prej saj, por ndërkohë, u zgjova.

- Nuk është ëndërr e keqe, prandaj s’keni pse të shqetësoheni. E kuqja është pasion dhe ëndrra tregon instikte pasioni të fshehura brenda jush që ju mundoheni t’i largoni nga vetja, sepse keni komplekse ose është diçka tjetër që ju pengon t’i shprehni hapur dëshirat tuaja. S’e di gjininë tuaj, por edhe nëse jeni mashkull, ëndrra tregon anën tuaj të ndjeshme, të simbolizuar me gruan që keni parë. Nëse jeni femër, tregon ndjeshmërinë tuaj dhe pasionet e fshehura, që nuk i realizoni në jetën e përditshme.

Vjehrra dhe placenta - Vjehrra ime ka parë në

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.