A kam mundësi për shtatzani normale?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje, doktoreshë Elida! Para 10 vjetësh kam patur një abort spontan dhe isha në muajin e parë. Nuk e kam bërë imunoglobulinën në atë kohë, pasi jam me rrezus negativ. A rrezikoj unë tani? A kam mundësi për një shtatzani normale? Ju lutem, më ndihmoni me një përgjigje...

Dr. Elida Tepelena, obstetër-gjinekologe, Qendra e Planifikimit Familjar, Poliklinika Qendrore. Cel. 0672036228: - Përshëndetje! Së pari, duhet të di situatën tuaj. A keni patur probleme pas abortit? Për të kontrolluar situatën, tani ka një sërë ekzaminimesh për të provuar pengesat. Përsa i përket imunizimit nga faktori rrezus, edhe për këtë bëhet analiza e gjakut, nëse jeni e imunizuar, apo jo. Është e mundur të ngeleni sërish shtatzënë, por pasi t’u jeni nënshtruar këtyre ekzaminimeve që ju thashë më sipër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.