UrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrime

Intervista - - POSTA -

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:

- Si më the, Mira Zemani? “Sa nur të paska rënë Flamur”. Qejfi m’u bë, edhe pse e di sa i... “fikur” jam. Po një gjë është e vërtetë! Këmisha më këndonte në trup. Ishte dhuratë për datëlindjen time, nga adashi Flamur Hoxha, të cilin me këtë rast i uroj publikisht, për zemrën flori që ka!

- Një femër një shqiptare, presidente e ekipit të Futbollit “Parma”, në Itali... Besoj të më kuptoni, që dua të shpreh se jemi në limitet e mrekullisë së kohëve moderne... Dhe, kush do të mund të ishte kjo vajzë, veç juristes Anika Taçi? Vajza guximtare, me një bukuri që të turbullon fort kur e takon për herë të parë, është vajza e mikut tim të shquar, Mustafa Taçi. Ju uroj të dyve një vit të mbarë, në çdo drejtim.

- Edhe pse kanë kaluar gati dy javë, ende i kam në vesh fjalët e tua të ngrohta, i dashur Bamir Topi. Pikërisht në mes të koktejlit! Ti nuk kishe harruar. Vetëm po të them: Ke lumturuar shumë njerëz, që duan të më shohin mua të vlerësuar. Mbeç ky njeri me “Nj” të

madhe, i dashur Bamir Topi.

- Datëlindja ime, më tregoi se ende jam shumë i respektuar... Se... ç‘jam fundja! Një prag pensionisti. Po duket, ende vlerësohet njeriu si i tillë. I falenderoj të gjithë, veçmas Gean e vogël, aq të bukur, në klasë të dytë, që më solli një tufë shumë të bukur me lule. Rrofsh, uroj vogëlushe, mbesa e mikut tim të mirë Arqile Dhamo, me të cilin ndaj hallet e jetës. Edhe ti u bëfsh 100 vjeçe, e dashur Gea!

- Kam përpara një abazhur të bukur, në formë anijeje. Vini re: edhe dritë, edhe lëvizje, ecje përpara. Kjo ishte dhurata e Mira Zemanit, për datëlindjen time. Mires, nënës së Borës, që është... Bora e paimitueshme. Ta shpërblefsha në gëzime Mira, që i patakse shumë burra, me ata sy të bukur. Të përqafoj fort!

- Edhe ti, Gaz Demi, qenke Bricjap, si unë? Të uroj të bëhesh edhe 100, ti shoku im i mirë që nuk më ke lënë asnjëherë në baltë. Suksese “Partizanit”, gëzuar 2015-n!

- Jam ende në kohë për të bërë një urim nga zemra për mbarësi, kudo gjatë vitit 2015, i dashur Viktor Tusha! Vit sfidash edhe për Lezhën, por që ti, në krye të stafit, do t’ia dalësh. Të uroj fitore plebishitare në zgjedhje edhe të përqafoj fort!

- Respekti im për ty, tashmë është dukshëm i afishuar, i dashur Edmond Panariti. Unë, një njeri i thjeshtë jam, por bujqësinë e dua që fëmijë. Dhe e di që ke futur një frymë të re, progresive në ministri dhe kudo. Fryma është “Fara”, por ajo do edhe tokë të shëndetshme. E ne vallë? E ke onturazhin siç je vetë? Lus që po, dhe të përqafoj fort, ndonëse, dobia ime është Alban Zusi!

- Siç më thonë, ajo që bëra te lokal “Palma”, ishte në përmasat e një dasme. “Martohesha” unë me moshën 62 vjeç, që sapo më ka trokitur. Gjithsesi, pa “stafin” tim, Arqilenë, Naimin, Bekon, Ilirin dhe vlonjaten e bukur, Alvi, nuk do të dilja faqebardhë. Por, falë jush, ia dola! Ju përqafoj me gjithë zemër!

- Fisnik ke qenë, je dhe do të mbetesh, i dashur Kastriot Muço. Ti e di për çfarë e kam fjalën. Të uroj një vit të mbarë në 2015-n!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.