Fjalëkryq, lojra, zbavitje

Intervista - - ZBAVITJE -

Beqarët

Dy miq, beqarë të stazhionuar, frekuentojnë rregullisht shtëpitë publike. Një ditë, njëri i thotë tjetrit:

- Si thua sikur të martohemi? Shumë e zgjatëm...

- Dakord jam, po me kë? – përgjigjet tjetri.

- Po, gjejmë ndonjë vajzë të mirë e ja...

Pas dy muajsh, ata bëjnë dasmën dhe nisen për muajin e mjaltit të katërt së bashku. Të nesërmen në mëngjes, që të dy me një pamje të trishtuar, ish-beqarët takohen në barin e hotelit.

- Çfarë ka ndodhur? – pyet i pari.

- Eh, forca e zakonit... pasi bëra dashuri me gruan, mora portofolin dhe i dhashë njëqind euro... Më dha një shuplakë që më dhemb akoma!

- A, lum si ti! Mua, ajo e imja, më dha njëzet euro kusur...

Ditëlindja

Një grua e moshës së mesme, hyn në pastiçerinë e lagjes dhe porosit një tortë për ditëlindjen e saj. Shitësi e pyet: - Sa qirinj duhet të vendos? Zonja, e zemëruar: - Ç’pyetje është kjo? Si zakonisht...

Dhurata

Më në fund, gruaja merr si dhuratë nga i shoqi, peliçen e jaguarit, që kishte aq kohë që e dëshironte.

- Çfarë mrekullie, i dashur! Dhe ta mendosh se kjo dhuratë kaq e veçantë më vjen nga një kafshë aq e pashpirt... që unë e urrej!

- Nuk po të kërkoj të më falënderosh... – i përgjigjet burri, i fyer, - por të paktën, mos më ofendo!

Pinoku

Pasi bën dashuri, Pinoku e pyet të dashurën nëse i pëlqeu. Ajo i përgjigjet:

- Pinok... mos ma merr për ters, më vjen shumë keq të ta them, por më dhembi shumë...

Shumë i mërzitur, Pinoku shkon tek i ati dhe i tregon sh- kakun e mërzisë së tij, duke i kërkuar ndihmë se si mund ta zgjidhë këtë problem. Xhepeto e ka zgjidhjen:

- Nuk të duhet gjë tjetër, vetëm një letër zmerile. Përdore një herë në ditë dhe ajo do ta zgjidhë problemin tënd.

Pas disa kohësh, Xhepetoja takohet me Pinokun dhe e pyet:

- Hë mor bir, si të shkojnë punët me letrën zmerile? A i zgjidhe problemet me vajzat?

Pinoku: - Vajzat? E kush ka nevojë për vajza?

Përralla

Një mësues po u tregon nxënësve historinë e tre derrkucave të vegjël dhe kishte arritur në pjesën ku derrkuci i parë kërkonte materiale për të bërë shtëpinë: “Derrkuci shkon në shtëpinë e fshatarit dhe i thotë: “A do të më jepni ca materiale për të bërë shtëpinë time?”. Në këtë moment, mësuesi ndalet dhe pyet klasën: “Sipas jush, si iu përgjigj fshatari derrkucit?”. Vetëm njëri nga fëmijët ngre dorën dhe thotë:

- E di unë mësuese. Fshatari i tha: “Uau! Një derrkuc që flet!”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.