Blerina Matraku, nje ish-stjuandese qe i kendon Parisit

Intervista - - FAQE 1 -

Rikthehet pas katër vjetësh mungese në ekranet muzikore, me një baladë që brenda pak ditësh, është kthyer në hit dashurie. “Paris” titullohet kënga, që këngëtarja ka preferuar ta sjellë në gjuhën e kryeqytetit të dashurisë, në frëngjisht. Blerina vjen për gazetën tonë me një intervistë plot detaje të këndshme, ku rrëfen rikthimin, por edhe sekrete të jetës së saj, të cilat i tregon për herë të parë sot, në këtë intervistë.

Fabjola Kuburi: - Heshte për ca kohë, ama rikthehesh me një baladë shumë të bukur... Ku ke qenë gjithë këtë kohë dhe pse zgjodhe pikërisht këtë moment për t’u rikthyer?

Blerina Matraku: - Gjithë këto kohë kam bërë një përpjekje të lodhshme, për anën buxhetore. Puna ime ka qenë shumë e lodhshme, sepse unë i përgjigjem gjithçkaje vetë, nuk pres që të sponsorizohem. Problem kryesor ka qenë gjetja e këngës së duhur dhe më sak- të, të sillja diçka ndryshe për publikun. Unë kam pesë këngë të tjera shumë të bukura, ritmike, por doja diçka që të më përfaqësonte mua dhe që nuk dëgjohet shpesh në tregun muzikor shqiptar sepse realisht, ka këngë shumë të bukura nga artistët shqiptarë.

- Pse kënga titullohet “Paris”? Çfarë të lidh kaq shumë me kryeqytetin e dashurisë?

- Vetë natyra ime! Kam zgjedhur frëngjishten si gjuhën e zemrës qëkur kam qenë 6 vjeçe dhe për atë kam studiuar

e frëngjishtenjam diplomuar. gjithashtu,E dua artin atëhere,dhe pse ikës jo me një frëngjishten?! bashkangjitje Kështu,e muzerdhi- “Paris”!Dhe kënga është në frëngjisht...- Mirë do të ishte ta kisha bërë veçantënë shqip,ta bëja por në ishte frëngjist,diçka e sepse publikuar nuk në ka frëngjisht.këngë tjetërU bash- të kuanjë këngëteksti me melodioze muzikën shumëdhe doli e dashur për mua. Shpresoj, edhe për publikun.

- Veç gjuhës, edhe stili yt në këngë ishte shumë i veçantë...

- Zgjodha Miranda Dupin për këtë... Ajo ka punuar me shumë emra të artit shqiptar dhe ka një stil francez që më përafrohej shumë. Ka edhe veshje të miat aty, për shembull, ai fustani te videoprojektori, është punë e imja... (Buzëqesh)

- E mban mend cili ishte momenti që të dha famë?

- Nuk mendoj se jam njeri me famë. Bëj diçka që dua ta bëj, këndoj se dua të këndoj dhe për një gjë që është puna ime, nuk kemi pse të përmendim termin “famë”. Të paktën, kështu e konceptoj unë.

- Në muzikë, ka xhelozi profesionale si kudo, apo këtu, xhelozia është më e fortë?

- Është si kudo. Unë kam bërë edhe punë të tjera, në lidhje me përkthimin e me aviacionin dhe kudo ka bërryla, kudo ka xhelozi profesionale. Edhe në muzikë ka xhelozi, ndonëse artistët duhet të jenë më të bashkuar me njëri-tjetrin dhe të mos kenë frikë sepse arti i secilit është unik.

- Po me aviacionin, çfarë

të ka- Kam lidhur? punuar për disa vite si më stjuardesë,parë por për nuk këtë kam folur gjë. (Buzëqesh)

- Ja, edhe një gjë që mësuam për ty…

- Ishalla nuk rrimë shumë bashkë këtu, sepse do them edhe shumë gjëra të tjera që nuk i kam thënë më parë. (Buzëqesh) Jashtë shakasë, ju falënderoj për mbështetjen tuaj, jeni gazeta më e dashur për mua, sepse ju kam pasur afër dhe ju falënderoj pa masë për këtë mbështetje.

- Intervistën e fundit së bashku e realizuam nëpërmjet internetit, sepse ti ishe në Austri. Atëhere, më the se nuk ishe e dashuruar. Po tani që të kam përballë, ç’do të më thuash?

- Ah, më kape në pikë të dobët! Jo, kam pasur një lidhje të gjatë nga e cila kuptova që unë jam më mirë vetëm. Ndoshta ngaqë nuk kam gjetur ende njeriun e duhur.

- Si duhet të jetë “njeriu i duhur” për ty?

- Si fillim, duhet të jetë i vërtetë. Shpeshherë, kam thënë që le të mos jetë i bukur, por të jetë i zgjuar, ama një mashkull i bukur mund të jetë edhe i zgjuar. Duhet të jetë i paraqitshëm, por mbi të gjitha, të jetë i përgjegjshëm për veprimet e tij, jo perfekt. Të më dojë kështu si jam dhe të mos më ndërrojë për asgjë në botë.

- Më mirë një i bukur për të gjitha apo një më pak i bukur, vetëm për vete?

- Nuk është e thënë të jetë ose ashtu, ose kështu... Unë kam parë e jetuar shumë dhe, mund të jetë i bukur, por mund të ketë edhe karakter. Unë e bëra një gabim të tillë, u nisa me idenë që është më pak i bukur, por ka shpirtin e mirë, ama nuk doli siç e mendoja. Shpirti është abstrakt, ne nuk e shohim, por ndonjëherë, ai pasqyrohet edhe në tipare. Thjesht, ia lë gjërat Zotit, si ta ketë shkruar ai.

- Cili tipar të bie më shumë në sy te një mashkull?

- Në aspektin fizik, duart. Më pëlqejnë duart te një mashkull.

- A ka ndonjë recetë për të zgjatur dashurinë?

- E vetmja recetë për të zgjatur një lidhje është liria në çift.

Lëre të shkojë dikë që ta dish nëse do ta gjejë rrugën e kthimit për te ti. Nuk jam për receta sepse më duket si shkatërrim i asaj që ke krijuar.

- Cila është gjëja më e bukur e të qenit një femër e suksesshme?

- Ndoshta liria ekonomike, shpirtërore e pavarësia. Prandaj kam zgjedhur artin. Ka edhe disavantazhe, për të qenë e sinqertë...

- Cilat janë këto disavantazhe?

- Ka lodhje shumë të madhe, por lodhja ndonjëherë të bën më të fortë.

- Ama, pak a shumë, ky është një disavantazh avantazhues, apo jo?

- Po, shumë e bukur kjo! Lodhja të bën të kuptosh se je njeri i fortë dhe je në gjendje të luftosh për punën tënde. Kam punuar aq shumë saqë kam harruar gjërat më të rëndësishme, njerëzit më të dashur që më rrethojnë, familjen. Kohët e fundit, po e ndjej shumë të nevojshme të krijoj familjen time.

- Zakonisht, kur shkon për të fjetur?

- Kohët e fundit, në orën 6 të mëngjesit! Jam çdo natë pranë publikut tim dhe të them të vërtetën, lodhem, por ndihem edhe shumë e vlerësuar.

- Me ç’mendim shkon për të fjetur, apo lodhja t’i heq mendimet?

- Shkoj me shpresën që të mos kem lënduar njeri pa dashje, sepse me dashje nuk do ta bëja kurrë dhe, e motivuar për një ditë me ide.

- Më mirë të kesh apo të jesh?

- Nuk është keq të kesh, por të jesh, është shumë e rëndësishme. Njeriu është shumë i lidhur me tokën dhe natyrën; njeriu ka nevojë përpos ujit, edhe për oksigjenin. Kemi nevojë për shumë gjëra në jetë, ama nuk kemi nevojë për shumë gjëra, për të qenë të lumtur.

- Do të preferoje të ishe me fat apo me famë?

- Me fat, se fama vjen vetë. (Buzëqesh)

- Sa kurajoze je ndaj të papriturave?

- Jam goxha, i përballoj shumë të papriturat dhe në momentet më të vështira, bëhem shumë e fortë, edhe pse dukem natyrë delikate.

- Cila është arma jote më e mirë, në raport me të tjerët?

- Jam vetvetja. Ve t ë m kështu mund të krijoj raportet e duhura me të tjerët.

- Nëse vij në shtëpinë tënde, me ç’stil arredimi do të për-

ballem?- Është arreduar sipastë vëllait mendimittim, ështëtim dhe pak stil franko-italo-shqiptar.- Bën punë shtëpie?

- Bëj, madje me shumë dëshirë.

- Ku e gjen qetësinë e duhur në shtëpinë tënde?

- Është një kënd në shtëpinë time, një cep divani, por ma zë ime më, sidomos kur shikon telenovelat. (Buzëqesh)

- Koha më e gjatë që ke qëndruar larg shtëpisë...

- Koha e universitetit, që e kam bërë në Elbasan, për Frëngjisht.

- Cila është veshja që ke më për zemër?

- Më ka ngelur uniforma e stjuardesës, këmisha dhe fundi, që janë edhe frenç, edhe zyrtare.

- Më e shtrenjta dhe më e lira?

- Më pëlqen të harxhoj, por kufizohem. Kam një fustan Versace që e kam blerë 800 euro dhe një palë çizme Guess, 600 euro. Ama, kam blerë fus-

tane edhe 20 mijë lekë të vjetra. Kombinuar me ndonjë aksesor të shtrenjtë, del bukur.

- Vendi ku bën shopping, zakonisht?

- Milano. Më pëlqen shumë të bëj shoping në disa dyqane atje.

- Stili yt në jetën e përditshme...

- Nuk shquhem për një stil të veçantë sepse i vesh të gjitha stilet, ama vesh pak sport, pak trendy, me ndonjë aksesor, tektuk.

- Çfarë do të na thuash në fund?

- Me këngën “Paris” e kam ndjerë më shumë se kurrë mbështetjen e fansave dhe u premtoj se do të jem gjithmonë pranë tyre. Për energjinë pozitive që më kanë kthyer, do të mundohem të bëj këngë edhe më të bukura. Këtë herë, do të vij me këngë ritmike...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.