Me tim shoq dhe djalin, ne te njejten reklame

Adrola Dushi, Miss Albania

Intervista - - FAQE 1 -

Mia B.: - Adrola, më pëlqen ta nisim intervistën bukur dhe bukur nis me Troin e vogël, apo jo? Si e nisët ditën sot ju të dy?

Adrola Dushi: - Dita me Troin nis në mënyrë të përsosur! Pakëz me vonesë, por plot puthje e përqafime. Nuk do të kërkoja asgjë më shumë sesa një mëngjes të tillë.

- Aq simpatik sa është Troi, besoj se shumë mama vajzash të vogla ta kanë kërkuar për dhëndërr që tani…

- (Buzëqesh) Patjetër, ne shqiptarët i kemi shumë qejf mblesëritë e fëmijëve që në djep. Tradita vazhdon...

- A duhet të mendojmë që tani se djali yt do të ndjekë gjurmët e mamit? Do të kemi në të ardhmen një Troi model?

- Fakti që Troi mori pjesë në një reklamë, nuk do të thotë se e ardhmja e tij u vendos si model, por nëse kur të rritet, ai do të vendosë kështu, atëhere unë do të jem përkrahësja dhe fansja e tij numër një.

- Krijimi i familjes duket se nuk të pengon aspak për të vazhduar karrierën. Cili është sekreti?

- Nuk ka ndonjë sekret që nuk është zbuluar më parë. Thjesht, ne kemi shumë dashuri dhe besim. Ky është çelësi jo vetëm për një marrëdhënie të mirë në çift, por edhe për një marrëdhënie të mirë me veten.

- Parë nga ti, çfarë ka të veçantë marrëdhënia juaj?

- Për mendimin tim, çdo marrëdhënie është e veçantë. Edhe marrëdhënia ime me Adisin, është e tëra e veçantë.

- A është e vështirë ta gjesh dashurinë kur je person i njohur?

- Dashuria nuk është e thjeshtë as për njerëzit që nuk janë të njohur. Po ashtu, nuk është e thënë se është e vështirë për askënd. Dashuria të gjen vetë, nuk është e nevojshme ta gjesh ti dashurinë.

- Çfarë ke mësuar gjatë këtyre viteve të kaluara si një femër e martuar dhe me fëmijë?

- Fakti që jam martuar dhe kam krijuar familje, thjesht më ka sjellë përgjegjësi që i mendoja për pak më vonë në jetën time. Ajo që mësova nga e gjithë kjo që po përjetoj, është thjesht të di të përballem me shumë gjëra në të njëjtën kohë . Megjithatë, me kalimin e kohës, ia merr dorën dhe nuk të bën më përshtypje.

- Nisur nga eksperienca jote, si mund të ruhet një martesë e lumtur?

- Një martesë, nuk mund të ruhet! Një martesë është e lumtur sepse ata dy njerëz duhen. Kështu që, dashurohuni o njerëz dhe do t’ia dilni në gjithçka së bashku.

- Cili do ishte përshkrimi i saktë i jetës tënde momentale?

- Mirënjohje për gjithçka që kam.

- Për çfarë të merr malli nga jeta prej beqareje?

- Po... kur kthehesh prapa në kohë, normalisht që ndjen nostalgji. Më merr malli për moskokëçarjet dhe lirinë. Të shijon jeta, edhe kur je njeri pa kompromise.

- Po nga “Miss Universe Albania”?

- “Miss Universe Albania” ishte pikënisje për mua. Përveçse pikënisje, ishte edhe event i suksesshëm. Më mungojnë emocionet e

atij konkursi dhe lumturia që kam ndjerë për arritjen që pata.

- Përveçse imazh reklamash, sot, ku tjetër e sheh veten po aq mirë? - Edhe në pasarela apo fotografi, e ndjej veten po aq rehat.

- Je tip i qetë a p o rebel?

- Jam mikse, por nëse do të zgjidhja, në total, mendoj se jam rebele.

- A është në planet tuaja të shpejta, një tjetër fëmijë?

- Një fëmijë tjetër është në planet e mia, ama në ato afatgjata.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.