Rati: Pas Kenges "Skifterat", kushtoj me shtrenjte

Intervista - - FAQE 1 -

Kemi folur këtë herë edhe me një këngëtar që po bën bujë me këngët e tij humoristike. Nga këngët romantike e popullore, ai tashmë ka kaluar te këngët komerciale dhe me sa duket, do të qëndrojë gjatë aty. Rati vjen me disa bashkëpunime shumë të suk- sesshme me Besmir Kallakun, ndër të tjera, edhe me klipe që tërheqin vëmendjen e publikut. Me tekstet e këngëve merret Besi, ndërsa me muzikën dhe notat, Rati. Pasi me “Jetën e fundit” korrën suksesin e dëshiruar, këtë herë flasin “Skifter- at”, ndërsa më pas, të shohim... Hë për hë, le të mësojmë diçka më shumë rreth tregut muzikor komercial, jetës së muzikantëve dhe shoqërisë së tyre me skifterat…

Rita Rrjolli: - Rati, po eksperimenton përherë e më shumë me muzikë komerciale... Pse kjo zgjedhje?

Rati: - Zgjedhja ime bëhet sipas shijes së audiencës.

- Po për muzikën tallava, ç’mund të më thuash?

- Mund të them që muzika tallava është më e kërkuara në lokalet e natës.

- Thuhet se jo çdokush mund ta këndojë… Ti, si mendon?

- Kjo është e vërtetë, sepse çdo këngëtar ka rrymën e vet muzikore.

- Ishe më i njohur kur këndoje këngë romantike, apo tani që këndon për “Skifterat”?

- Çdo këngë ka patur suksesin e vet.

- Pse je fokusuar kaq shumë në “profesionin e lirë” të këtyre djemve? Pse s`u këndon politikanëve e biznesmenëve për shembull?

Kjo nuk ka qenë ideja ime, thjesht, pranova kërkesën e Besit.

- Ti vetë, ke shoqëri me skiftera?

Sigurisht që kam shumë shoqëri me skifterat.

- Dhe si është të shoqërohesh me ta? - Si me çdo njeri tjetër. - A mund të jenë skifterat, edhe djem të mirë?

Patjetër që janë njerëz të respektueshëm e me zemër të madhe.

-

-

-

- Po nëse në këto ambiente ka skifterë të vërtetë, si reagojnë, krenohen apo nxehen ata?

Ndihen krenarë sepse është një këngë me nota humoristike dhe nuk është aspak këngë fyese.

- Skena më gazmore që kujton gjatë xhirimeve?

Skena më gazmore gjatë xhirimeve, ka qenë kur na ka ndjekur roja me shkop gome nga mbrapa. (Qesh)

- Kush nga ju i shkruan tekstet?

Me tekstet është marrë Besi.

- Do vazhdojë edhe për shumë kohë bashkëpunimi me Bes Kallakun?

Besoj se po. - Këto kohë, po merresh me ndonjë projekt të ri muzikor?

- Po merrem sërish me bashkëpunime.

- Bashkëpunime me kë?

- Le të mbeten sekret, deri në publikim…

-

-

-

-

- Këtë s’e di… (Qesh) - Për një skifter, më i rëndësishëm është zogu, apo pula? - Besoj se pula. - Si do ta kishte komentuar një skifter ndeshjen Shqipëri-Serbi?

I lumtë dora atij që ka ngrit flamurin! - A u mërzitën skifterat pse u mbyllën universitetet private?

Jo, sepse nuk ma merr mendja që kanë lidhje me ta.

- Kur një skifter shkon në koncert, hedh lek ashtu si në muzikë live?

Po, sepse hedhjen e lekut, skifterat e kanë në gjak.

- Kur një skifter hyn në supermarket me 200 lek të vjetra, a mund të dalë nga supermarketi me një kile proshutë, një kile djathë kaçkavall edhe një shishe jagermaister?

Mund të dalë edhe me më tepër. - Një skifter e merr në telefon Ratin edhe Besin kur…

Na marrin në telefon kur duan të na dëgjojnë

-

-

-

-

-

live.

- Për skifterat, jeta e natës është njësoj me jetën e ditës?

- Jo, është ndryshe, sepse për ta, më e këndshme është jeta e natës. - Skiftera ka vetëm në Laç?

Jo, skiferat nuk rrinë vetëm në Laç, janë të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë.

- Për një skifter, a është fjalë e shenjtë “Këmbët e shpejta, faqja e bardhë”?

Po. - Një skifter parapëlqen bjondet, brunet, apo flokëkuqet? - Varet nga shijet. - A merret një skifter me politikë? - Me sa di unë, jo.

-

-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.