Ermal Merdani : Do te rikthehem dhe dua te fitoj

Intervista - - FAQE 1 -

Ermal Merdani, i konsideruari “Princi i padjeshkave” në “Dancing vvith the Stars”, u eleminua nga gara në momentet kur kjo e fundit i është afruar finales. Kush mund ta fitojë garën, sipas Ermalit? Ai nuk e përjashton as veten, pasi ka shpresa që të jetë te të ripeshkuarit në garë. Ka edhe shumë plane të tjera, ambiciozi Ermal…

Enkeleda Kurcani: - Ermal, në njëfarë mënyre ke qenë në hije gjatë kësaj kohe, sa u përket daljeve publike. Ishte një gjë e mirë dalja në Dancing?

Ermal Merdani: - Nuk mund ta them tamam që kam qenë në hije, por në pritje të një oferte aty ku kam unë synimet e mia dhe, ja ku doli.

- Si të erdhi propozimi për të qenë pjesë e këtij spektakli?

- Unë bëj miq shumë dhe di t‘i mbaj ata, si diçka me vlerë. Ashtu më erdhi oferta për të qenë pjesëmarrës në këtë spektakël vallëzimi, nga miq të mirë që besuan tek unë. I falënderoj.

- Pse mendon se të zgjodhën ty? Vërejtën djalin bukurosh, apo e ke pasur pasion kërcimin?

- Nuk e di ekzaktësisht “përsenë”, por sipas mendimit tim, produksioni ka menduar se unë mund të jap shumë në këtë spektakël, si nga ana e kërcimit, ashtu edhe pak shou, pse jo?! Ndërsa, përsa i përket bukurisë, nuk hyn shumë në punë këtu.

- Si do ta përkufizoje këtë eksperiencë?

- Oh, kam shumë, shumë për të thënë. Fantastike! Pikë së pari, mësova edhe unë më në fund të kërcej. Bëj shaka... Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme, fillova të ndihem edhe unë një balerin. Krijova miqësi me VIP-at e tjerë, që do të vazhdojë edhe më tej, ndoshta me ndonjë bashkëpunim. Pastaj, të mos harrojmë faktin që pasurova CV-në dhe tani pres ndonjë ofertë.

- A mundesh tani pa frikë të marrësh përsipër të kërcesh një vallëzim pothuaj profesional në një dasmë për shembull?

- Çdo gjë arrihet me praktikë. Në qoftë se do të vazhdoj të praktikohem, marr përsipër një vallëzim jo vetëm në dasmë, por edhe në ndonjë pallat mbretëror! Do të kisha dashur të jetoja në periudhën e baronëve dhe baroneshave, me ato ballot e magjishme dhe hijerënda...

- Shumicës së konkurrentëve VIP dhe balerinëve profesionistë, u ndodhi ndonjë incident në këtë edicion. Po çiftit tuaj?

- Po, fatkeqësisht, ndodhën shumë incidente. Unë shpëtova vetëm me

• disa rrëshqitje të vogla në sallën e provave, asgjë serioze. Ndoshta “syri i keq” më shpëtoi për nëntë javë dhe më pengoi në natën e së hënës, kur pata një incident të vogël dhe për pasojë, erdhi edhe eleminimi im.

- Si u ndjeve me balerinën tënde?

- Lori? Ajo është një balerinë vërtet e zonja, një profesioniste e vërtetë! Isha me fat qëkur më prezantuan me Lorin. U ndjeva më i sig-

• DREJTORE K/REDAKTORE: ÇIZMJA

• SEKTORI I JASHTËM:

Agj. Raimonda BUMI, urtë dhe do të ecja gjatë në këtë spektakël. E falënderoj shumë për punën e palodhshme që bëmë bashkë.

- Ka pasur nga ato netë ku ju është dashur të ndërroni partner. E ndjeje në ato raste mungesën e Lorit?

- Po, në natën e tetë të spektaklit, produksioni na surprizoi duke na miksuar balerinat. Unë u mësova me

Blerina

Nevila KRISTO

Lorin, por të them të drejtën, edhe me Adelën u ndjeva mirë, ndonëse më kishin caktuar një kërcim të papërshtatshëm.

- Shoqja jote vinte çdo të hënë për të të ndjekur në spektakël?

- E dashura ime ka qenë një suport pozitiv për mua. Ajo ka marrë pjesë në tre puntatat e fundit dhe i ka ndjekur ato live në spektakël. Gjithashtu, ka qenë kërkuese ndaj meje, që të jepja maksimumin.

- E di që është një pyetje shumë e zakonshme, por edhe pashmangshme. A bëhej shoqja xheloze për Lorin dhe për orët e tëra të provave?

- Oh, absolutisht jo! Ajo i ka bërë shoqe Lorin e Adelën dhe është aq e zgjuar sa të ndajë marrëdhënien time profesionale me balerinat, nga jeta ime personale.

- Meqë jemi te provat, si ishin ato, argëtuese apo sfilitëse?

- Të dyja bashkë. Kur na paraqitej zhanri i kërcimit që duhet të mësonim, 2-3 ditët e para ishin rraskapitëse, se dukej kërcim i pamundur, por pas ditës së tretë të provave, kthehej në argëtuese dhe unë vetë kërkoja më shumë nga vetja. Do të më mungojnë provat dhe Dancingu.

- Dhe meqë jemi edhe tek e dashura, mund të na japësh ndonjë info të vockël…

- Nuk është se ka shumë për të thënë, sepse tashmë dihet që unë kam një raport prej një viti me të dashurën. Kemi një dashuri në distancë, që po e përjetojmë bukur të dyja palët. Faleminderit Facebook, Skype, Viber dhe UhatsApp që na sillni më pranë. Gjithashtu, kur të kemi diçka të re, ti dhe gazeta “Intervista” do të jeni të parat që do ta mësoni. (Qesh)

- Po kur do mblidhesh e do bëhesh burrë për shtëpi, o Ermal?

- Planet dhe dëshirat i kemi shprehur; tani, me ndihmën tonë dhe të Zotit, presim të plotësohen. Gjithsesi, lidhja është serioze, thjesht, akoma nuk kemi vendosur për të jetuar bashkë. Jemi në dilemë se ku do të jetojmë, në Shqipëri apo jashtë saj.

- Cila mbetet nata më e bukur e gjithë spektaklit?

- Të gjitha kanë pasur emocionet e veta dhe unë i kam përjetuar mjaft mirë, por pak më shumë do veçoja natën e shtatë, me rock’n’roll; një kërcim plot padjeshka dhe shumë atmosferë. Mua më pëlqejnë përgjegjësitë dhe ai ishte një kërcim i tillë. - Po kërcimi më i bukur? - Edhe pse duket pak e çuditshme, nata ime e fundit ka qenë më e bukura. Përjetova emocione të mëdha dhe kërcimi ishte fantastik, me vështirësi të lartë, ndryshe nga disa kërcime të tjera të asaj nate dhe me atë padjeshkë “helikopter”, që e arrita me sukses në të dyja rastet.

- Veshja më interesante që ke pasur gjatë gjithë netëve...

- Faleminderit për pyetjen, se më dhe rastin të falënderoj Ardi Asllanin, i cili me punën e tij të palodhshme, bëri që të mos kem asnjë pakënaqësi në veshjet e mia në spektakël. Më pëlqeu veshja e kërcimit kalinka, se ishte plot ngjyra, por vetëm kaq. Asgjë tjetër nuk përputhej me mua atë natë.

- Komenti apo vlerësimi më i bukur që ke marrë nga juria...

- “Princi i padjeshkave”! A ka vlerësim më të bukur dhe më motivues, sidomos kur e merr nga kryetari i jurisë? Pastaj, nuk ka patur komente të këqija, thjesht kanë kërkuar shumë nga unë.

- Atëhere, do të na e thuash edhe një kritikë… dua që të jesh i ndershëm në përgjigje…

- Tashmë e dimë të gjithë se kush i ka kritikat e hidhura dhe thumbuese. Ti e di që unë jam gjithmonë i ndershëm në përgjigje. “Ty të mungon eleganca”, kështu është shprehur pas përfundimit të kërcimit tango, profesor Fredi.

- Cili nga anëtarët e jurisë të kishte më shumë qejf?

- Të them të drejtën, Ilir Shaqiri, edhe pse ishte më kërkuesi, gjithmonë më ka vlerësuar për atë që kam dhënë dhe gjithmonë më ka komentuar për mirë, me disa mangësira të vogla që unë kisha. Pastaj, isha i pëlqyeri i mbrëmjes, për të dyja të ftuarat VIP nga Italia, Valeria Martini dhe Rosela Bresha.

- Cili prej anëtarëve të kritikonte gjithnjë?

- Nuk mund ta them se kritikonte gjithmonë, por profesor Fredi ishte pakëz më i hidhur ose nuk komentonte fare.

- Sipas teje, kush e meriton fitoren?

- Deri tani, ka shumë barazime, kështu që të fitojë kush do shkëlqejë natën e fundit, por në qoftë se unë rikthehem në garë, pse të mos e fitoj unë?! (Qesh)

- Mendon se është favorizuar ndonjë personazh më shumë se ç’duhet?

- Po të jem realist, përgjigja ime është po. Me femrat Vip, ka pasur gjithmonë favorizime, si në zgjedhjen e kërcimit, ashtu edhe në vlerësimin e jurisë, ku janë dhënë 10-at si të ishte një konkurs në lagje.

- Të ka ndodhur të kesh replika të forta me jurinë?

- Ka ndodhur që të replikoj disa herë, por juria duhet respektuar se në njëfarë mënyre, ata janë mësuesit tanë vlerësues dhe nuk mund të ndryshosh diçka duke replikuar.

- Në debatin Valeri-Tuna, në anën e kujt ishe ti?

- Të them të drejtën, nuk e di se si lindi ai debat pa kuptim. Anën e askujt s‘kam mbajtur sepse secili ka vlerat e tij si figurë publike. Nuk mund të hedhësh poshtë karrierën e Tunës dhe aq më pak, të ofendosh mënyrën se si ajo di t’i bëjë fansat e saj për vete. Valerin e kam mik dhe e respektoj.

- Në momentin që u shpall se ishe në Dance Off me Tunën, e ndjeve se do të ishe ti ai që do të skualifikohej?

- Po, isha shumë i sigurtë, por siç e kërkon rregullorja e spektaklit, unë e bëra kërcimin e fundit se duhej e jo se do të ndikonte tek unë.

- Ka ende shanse që të rikthehesh në garë, sipas formulës së përzgjedhur nga produksioni. Do të doje të riktheheshe?

- Në qoftë se do të bazohemi në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, unë duhet të jem një prej të ripeshkuarve. Gjithmonë e kam pasur mbështetjen e publikut dhe e falënderoj për këtë.

- Tani që do t’i kthehesh normalitetit, çfarë të pret? Me çfarë po merresh?

- Ende s‘ka mbaruar, ne të eleminuarit jemi akoma duke mësuar kërcime të reja, gjithashtu nuk mund ta quaj që do t’i rikthehem normalitetit, sepse po merrem me disa projekte të reja me disa miq të mitë. Pastaj, unë jam akoma student në master, kështu që po plotësohem profesionalisht.

- Je zgjedhur Kryetar i Forumit Rinor Demokristian. Vazhdon ta mbash këtë detyrë?

- Po, vazhdoj t’i kem miqësitë dhe raportet shumë të mira me përfaqësuesit e Partisë Demokristiane. Unë jam i hapur dhe pres ofertën më të mirë.

- Domethënë, ti e ke pasur të ndaluar të bësh batutat e famshme mbi Nard Ndokën?

- Unë kam respekt për Nard Ndokën. Pastaj, të mos harrojmë që, në politikë, të gjithë kapin anët negative ose kapen me lapsuset e vogla të pavlera dhe kjo ndodh gjithmonë për të humbur vëmendjen nga gabimet e njërës apo tjetrës palë politike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.