Jam gjys shqiptar!

Intervista - - AKTUALITET -

Hëm... ta takosh Emrenë në realitet, është njësoj si ta shohësh në televizion; po ajo fytyrë e qeshur, po ajo energji, po ai humor... E vetmja gjë që ndryshon, është përparësja e kuzhinës, e cila në ambientin e tij të punës, shndërrohet në uniformën e mjekut. Është vërtet e këndshme të bisedosh me një njeri si ai, ndaj edhe ju ftoj të na ndiqni në këtë bashkëbisedim, pas natës së tij në fundit në Master Chef Albania...

Blerina Çizmja: - Përshëndetje Emre! Ke gatuar gjë për mua sot?

Emre Aslan: - (Qesh) Të më falësh, kam qenë gjithë ditën në punë, por herën tjetër, të premtoj, do të të gatuaj një ëmbëlsirë!

- Sa do të të pyesja se çfarë mendon se do të më shijonte më shumë...

- Oh, jam i sigurtë se një ëmbëlsirë do të ishte shumë mirë.

- Emre, tani që eksperienca jote në Master Chef përfundoi, a mund të më thuash, çfarë ishte ky spektakël për ty?

- Për mua, Master Chef ishte si një lloj prove. Gjithmonë më ka pëlqyer të gatuaj dhe gatuaj për miqtë e mi, por komentet prej tyre janë përherë pozitive dhe, duke qenë se ata janë miqtë e mi, nuk isha asnjëherë plotësisht i sigurtë nëse ishin të vërteta apo jo. Kisha nevojë të provoja këtë, ndaj thashë me vete: “Ok, po e provoj njëherë”. Kështu, aplikova për shoun. Nuk e prisja që ata të më telefononin, por ata më kërkuan dhe, ëndrra u bë realitet. Ishte diçka shumë e këndshme.

- A ka ndryshuar ndonjë gjë në jetën tënde tani?

- Gjithçka ka ndryshuar në jetën time tani. Më përpara shkoja në punë, në shtëpi dhe isha një njeri i zakonshëm. Nuk është se jam ndryshe tani, por njerëzit më njohin në rrugë dhe më thërrasin në emër. Më bën shumë të lumtur kjo gjë dhe përpiqem t’u përgjigjem të gjithëve. Ndjej se më duan më shumë tani...

- Mos ndihesh edhe më shumë shqiptar tani?

- Po, unë e kam thënë gjithmonë se jam gjys shqiptar! (Qesh)

- Si vendose të bëheshe pjesë e Master Chef?

- Herën e parë që e pashë Master Chef më pëlqeu që edhe në Shqipëri kishte ardhur ky spektakël, sepse në Turqi nuk pati shumë sukses dhe pas një edicioni, nuk e përsëritën më. Këtu, që në sezonin e parë e mendova të merrja pjesë, por kisha frikë, për shkak të gjuhës. Këtë herë po flisja me një shoqen time dhe ajo më tha: “Duhet ta bësh”. Kështu, aplikova online...

- Nuk është se shohim përditë veterinerë që marrin pjesë në një shfaqje gatimi... Është paksa e pazakontë, apo jo?

- Unë mendoj se gjëja e zakonshme është se të gjithë ata që merren me mjekësi, me veterinari, në njëfarë mënyre, prekin artin. Nuk di të them për në Shqipëri, por në Turqi, ata me siguri merren me diçka tjetër, luajnë në kitarë apo në ndonjë instrument tjetër, ose pikturojnë, kurse unë mund të gatuaj... Kështu që unë them se është e zakonshme në Turqi. Këtu, në fakt, nuk është edhe aq e zakonshme... (Qesh)

- Ke thënë se përbërësi më i mirë i një gatimi është dashuria. Pse nuk arrite të fusje aq dashuri sa ishte e nevojshme në natën e fundit, kur edhe u eleminove?

- Dashuria është një gjë që vjen nga brenda dhe unë nuk e di se përse atë natë nuk doli jashtë. (Qesh) Nuk mund të vendosësh të

• DREJTORE K/REDAKTORE: ÇIZMJA

• SEKTORI I JASHTËM:

Agj. Raimonda BUMI, futësh dashuri në një pjatë... ndonjëherë, nuk funksionon.

- E mendove se mund të eleminoheshe?

- E kisha një ndjesi... Kam thënë gjithmonë se kam ardhur në këtë spektakël me ëmbëlsirë dhe nëse do të më duhej të ikja nga ajo kuzhinë, do të ishte mirë të ikja në kohën e ëmbëlsirës (Buzëqesh)

- Ashtu është, “djali i ëmbëlsirave”...

- Dëgjo, unë u bëra i famshëm për ëmbëlsirat për shkak të fasuleve! (Buzëqesh) M’u desh të bëja diçka ndryshe, që shefat të më fiksonin. Qe momenti i duhur, kur ata na dhanë si përbërës fasulet dhe unë bëra një ëmbëlsirë me to, ndaj edhe më ngeli emri “djali i ëmbësirave”.

- E mendove ndonjëherë se mund të ishe ti fitues i Master Chefit, qoftë në fillim, qoftë në një moment tjetër të spektaklit?

- Jo, nuk e kam menduar këtë gjë. Unë mendoj se jam një kuzhinier i mirë, por për të qenë i sinqertë, nuk jam personi i duhur për të qenë Masterchef...

- Arrite të tregoje gjatë spektaklit se ti nuk mund të gatuash vetëm ushqim turk?

- Oh, po. Unë kam gatuar vetëm dy herë kuzhinë turke, një herë qofte dhe herën tjetër Mante, pasta turke. Herët e tjera ishte kuzhinë

Blerina

Nevila KRISTO

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.