Albana zëvendëson Arbanën, në Big Brother?

Intervista - - JAVA VIP -

Ka kohë që kanë nisur audicionet për përzgjedhjen e konkurrentëve të rinj të reality shout, Big Brother, por këtë herë në prezantimin e spektaklit kemi një tjetër Osmani. Flitet se Albana Osmani do të jetë ajo që do të zëvendësojë kolegen e saj, Arbanën, në prezantimin e Big Brother. Kjo e fundit ishte bërë pjesë e rëndësishme e këtij spektakli duke qenë se e ka prezantuar atë që në edicionin e parë të tij, por për shkak të shtatzanisë, Arbana është detyruar të tërhiqet nga televizioni, ndoshta për t’u rikthyer kur ta shikojë të përshtatshme. Me siguri ky ka qenë momenti i duhur që Arbana të bëjë një shkëputje, edhe për të testuar kështu se sa do t’i mungojë publikut. Ne i urojmë një shtatzani të mbarë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.