Ronela dhe Genta Ismajli, tashmë, armike?

Intervista - - JAVA VIP -

Shkaku i gjithë kësaj është një video e publikuar nga një menaxher kosovar, video kjo që e dëmton shumë imazhin e Ronela Hajatit. “Vendosa ta postoj këtë video dhe t’ia zbuloj fytyrën e vërtetë të Ronela Hajatit që shtiret si mike e mirë. Nuk kam asnjë lloj interesi ndaj saj dhe s’kam pasur as kur i kam bërë mbrëmje në Kosovë, por thjesht padrejtësinë e pafytyrësinë nuk e duroj jo vetëm të Ronelës, por të askujt tjetër. Ronela Hajati duhet të bëjë edhe 50 vjet karrierë jo kështu siç e ka nisur, që të mbërrijë aty ku është Genta Ismajli. Unë vlerësoj vetëm të vërtetën”. Sipas tij dhe videos që ka publikuar, Ronela bashkë me shoqen e saj Erga Halilaj kanë sharë Genta Ismajlin. Ata e quajnë Gentën “të vjetër”, duke iu referuar bashkëpunimit të saj me Ardian Bujupin dhe Ronela madje përdor fjalën “pedofile”. Ende nuk ka asnjë reagim nga ana e këngëtareve rreth kësaj videoje të publikuar nga menaxheri, por nëse videoja është e vërtetë, besojmë se Ronela nuk do të jetë më e mirëpritur sa më parë në Kosovë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.