Xherdan Shaqiri reagon pas shkrimeve në mediat italiane

Intervista - - JAVA VIP -

Sipas mediave italiane, ylli i ri i Interit, Xherdan Shaqiri, është zënë mat me një vajzë, në njërin ndër restorantet në Milano. Burimet atje thonë se Shaqiri ishte i shoqëruar me modelen italiane, Anxhelika me të cilën thuhet se kishte nisur edhe një lidhje. Por akoma pa u përhapur mirë këto fjalë, ka qenë vetë Shaqiri ai që ka reaguar duke thënë se është i lirë dhe se aktualisht, nuk ka lidhje me asnjë femër. Edhe pse fotot flasin, në mos për një lidhje, për një flirt mes dy të rinjve të cilët kanë kaluar momente intime në krahët e njëri-tjetrit, Shaqiri i ka mohuar këta zëra kategorikisht. Ndaj, ju vajza, që i kishit humbur shpresat kur lexuat lajmin e parë për një lidhje të tij, me siguri do t’ju rikthehen shpresat pasi të lexoni këtë lajm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.