Selimi vret Bajazidin dhe katër djemtë e tij

Intervista - - TELENOVELA -

Sulejmani, në një gjendje shumë të keqe shpirtërore e fizike, imagjinon trupin e vdekur të Bajazidit, ndërkohë që ky i fundit i lutet Zotit ta ndihmojë të dalë nga ai ferr ku është futur. Mihrimaja mban zi për të shoqin dhe Sulejmani i kërkon që tani e tutje, bashkë me fëmijët, të shkojë të jetojë me të. Mihrimaja është e lumtur me këtë vendim dhe përpiqet të ndikojë tek i ati që ta falë Bajazidin.

Se lmi i përpiqet të bëjë gati paratë që duhet t’i japë Shahut në këmbim të të vëllait. Nurbanuja i thotë se nuk kanë ku t’i gjejnë aq shumë para, por Selimi është i vendosur t’i gjejë, pasi duke qenë afër të atit, Mihrimaja mund të ndikojë që ai ta falë Bajazidin. Selimi i kërkon Gracias të sjellë para tek ai, duke e kërcënuar nëse nuk e bën këtë.

Bajazidi, në dijeni të negociatave të të atit me Shahun, vendos të bëjë gati ushtrinë e tij, në mënyrë që të arratisen drejt Gjeorgjisë, qoftë edhe nëse nevojitet të sulmojnë Shahun.

Mihrimaja dhe Zymbyli urojnë që pas vdekjes së Rustemit, Sulltani të emërojë Vezir të Madh, Semiz Aliun, ndërkohë që Selimi e Nurbanuja, urojnë që në këtë vend të vendoset Sokollu.

Husrevi takohet me Shahun dhe i thotë se ka urdhër nga Sulltani që ta dërgojë menjëherë Bajazidin në kryeqytet, por Shahu, i cili po pret paratë nga Selimi, i kërkon edhe pak kohë. Pas kësaj, Husrevi shkon të takojë Bajazidin, të cilit i jep edhe një letër nga Sulltani, ku ky i fundit i kërkon të birit të kthehet tek ai dhe t’i kërkojë falje. Nga ana e tij, Bajazidi kërkon të informohet nëse ushtarët e tij janë gati për të vazhduar me planin e tyre të arratisjes, pasi ai e ka të vështirë t’i besojë të atit...

Sulltani emëron Ali Semizin Vezir të Madh. Sulltani vazhdon të jetë shumë keq me shëndetin, gjë që e shqetëson pa masë Mihrimanë dhe Gulfemin. Edhe Ferhati, përpiqet ta bindë Sulejmanin ta falë Bajazidin, në mënyrë që të mos përjetojë të njëjtën dhimbje që ka përjetuar kur ka humbur fëmijët e tjerë.

Nurbanuja është shumë e shqetësuar se ndoshta fallxhorja, kur foli për trashëgiminë e fronit, mund ta ketë patur fjalën për djalin e Bajazdidit dhe i kërkon Selimit të marrin masa për të hequr qafe Mehmetin, që është ende në Amasja. Selimi i kërkon të mendojnë më vonë për këtë, por Nurbanuja ka vendosur të merret vetë me këtë punë.

Defne pyet Bajazdiin nëse është veprimi i duhur që të mos shkojnë me Husrevin drejt të atit, por të arratisen. Bajazidi i thotë se i ati kurrë nuk e ka dashur si fëmijët e tjerë dhe se ai nuk ka zgjidhje tjetër, ndonëse është i pafajshëm.

Mihrimaja e uron Semizin për pozicionin e ri dhe i lë një takim për të biseduar. Zymbyli bëhet kurioz për çfarë do të bisedojnë dhe Mihrimaja i thotë se për hir të të vëllait, është e detyruar të mbajë afër të gjithë personat që kanë pushtetin në duart e tyre dhe, siç e kishte Rustemi më parë, tashmë ky pushtet është në duart e Semizit... Ky i fundit, i thotë Mihrimasë se nuk ka për ta lënë kurrë Bajazidin vetëm. Mihrimaja i kërkon të bash - këpunojnë, por Semizi i thotë se do të përballet vetë me përkrahësit e Selimit dhe largohet.

Sokollu i shkruan Selimit, për ta lajmëruar se Vezir i Madh është caktuar Semizi, gjë që shqetëson atë dhe të shoqen... Nurbanuja i shkruan një letër Sokollut dhe i kërkon Gazanferit ta çojë në kryeqytet, me korrierin më të besuar, por mbi të gjitha, që Selimi të mos jetë në dijeni të kësaj letre. Në letër, Nurbanuja i shkruan Sokollut se shumë shpejt, ai do të jetë në vendin që i takon, si Vezir i Madh, por për këtë, duhet të heqin qafe fëmijët e Bajazidit dhe në radhë të parë, Mehmetin, që është në Amasja.

Bajazidi bëhet gati të sulmojë Shahun dhe i premton Defnes se, sapo të shkojnë në Gjeorgji, do të bëjnë të mundur që Aishja, motra e saj dhe Mehmeti, të bashkohen me ta.

Gylfemi i thotë Sulltanit se e ka rritur Bajazidin si fëmijën e vet dhe se është e sigurtë se ai e ka zemrën e pastër. Ajo i lutet ta dënojë për atë që ka bërë, por jo me vdekje, pasi nuk ka dënim më të madh për Bajazidin, sesa të qëndrojë në Persi.

Sokollu, me pretekstin se jeta e Mehmetit nuk është e sigurtë, i kërkon Sulltanit të shkojë e të merret vetë me këtë çështje. Husrevi lajmëron Bajazidin se Shahu ka shpërndarë ushtarët e tyre nëpër të gjithë Persinë dhe se ata që nuk janë bindur, i ka vrarë. Bajazidi këmbëngul të largohen me ushtarët e mbetur, brenda natës... Në përpjekje për t’u arratisur, Bajazidi me njerëzit e tij kapet nga njerëzit e Shahut dhe kthehen tek ai.

Shahu i pret në tavolinë dhe në sytë e tyre, njerëzit e tij vrasin Huseinin dhe Lokmanin. Bajazidi i vë thikën në fyt Shahut, por dikush i ka marrë djalin dhe Shahu i thotë se nëse vret atë, atëhere gruaja dhe fëmijët e tij do të vdesin. Bajazidi tërhiqet dhe dikush e qëllon pas koke...

Bajazidi dhe djemtë e tij futen në qeli të ndryshme, ndërkohë që Defne nuk është me ta.

Shahu i thotë Husrevit se, sipas porosisë së Sulltanit, ata i vranë njerëzit e Bajazidit. Husrevi i jep një pjesë të parave, ndërkohë që pjesën tjetër do t’ia japë kur Bajazidi të dorëzohet në kryeqytet. Shahu i thotë Husrevit se kushtet e tij kanë ndryshuar dhe se, nëse e duan Bajazidin, duhet t’i japin dyfishin e parave dhe Bagdadin gjithashtu. Husrevi shkon te Bajazidi dhe i thotë se i vjen keq që nuk po e merr dot me vete. Bajazidi e pyet për Defnen dhe Husrevi i tregon se e ka nisur Defnen për në Amasja te djali i saj, të shoqëruar me ushtarë. Ai i tregon se si Shahu nuk e ka mbajtur fjalën dhe se vrasja e ushtarëve të tij është bërë me urdhër të Sulltanit. Husrevi i kërkon të ketë besim te Sulltani, ndonëse është e vështirë për të.

Defne arrin në Amasja dhe vendos të marrë me vete Mehmetin, Aishen e motrën e saj dhe të shkojë në një vend të sigurtë, por aty mëson se Mehmetin e kanë marrë dhe e kanë çuar në Bursa. Defne është e terrorizuar nga rrëmbimi i djalit të saj, e sigurtë se e kanë marrë që ta vrasin. Gracia i dorëzon Selimit pjesën tjetër të parave që kërkonte prej saj. Sokollu i jep Sulltanit lajmet e fundit nga Shahu. Sulejmani mbledh divanin dhe kërkon që t’i çohet fjalë Shahut se nëse nuk e kthen Bajazidin bashkë me djemtë e tij, atëhere do të nisë luftën me të. Semizi dhe Sokollu e këshillojnë se kjo nuk është më e mira për shtetin, por Sulejmani thotë se e ka marrë vendimin...

Shëndeti i Sulejmanit është përkeqësuar dukshëm. Selimi i jep paratë Lalës, për t’ia dorëzuar Shahut. Në burg, vjen dikush për të marrë Bajazidin dhe djemtë e tij. Ai i prezantohet Bajazidit si njeriu i Husrevit dhe i thotë se ka ardhur për t’i çuar në kryeqytet.

Husrevi shkon te Shahu dhe i thotë se ka marrë përgjigje nga Sulltani, i cili ka dhënë urdhër ta kthejë menjëherë Bajazidin, ose do të nisin luftën. Shahu i përgjigjet se nuk do ta kthejë Bajazidin, pasi kjo është e pamundur. Ndërkohë, Bajazidi dhe djemtë e tij janë për rrugë, në një karvan, i cili ndalet për një moment. Bajazidi pyet nëse aty do të takohen me Husrevin, por një ushtar e godet pas shpine dhe kur zgjohet, ai e gjen veten të lidhur bashkë me djemtë, ndërkohë që përballë ka Selimin...

Selimi i thotë Bajazidit se ka bërë gabim që nuk e ka vrarë atëhere kur e kishte mundësinë. Bajazidi i kërkon që ta vrasë, por Selimi i thotë se ai vetë, për hir të fëmijëve të tij është i gatshëm të bëjë çdo gjë. Ai i kërkon Bajazidit që për hir të fëmijëve të tij, t’i lutet dhe të gjunjëzohet para tij. Nëse do ta bëjë këtë, atëhere do ta dorëzojë te Husrevi dhe bashkë me djemtë e tij mund të shkojë në kryeqytet. Orhani ia bën me shenjë të atit që të mos e bëjë këtë...

Sulejmani, ndërkohë, ka ndjesinë sikur Bajazidi po e thërret dhe se dikush po e mbyt atë. Në atë moment, Bajazidi e pështyn Selimin. Bajazidi i thotë se është i sigurtë se ai kurrë nuk ka për ta dorëzuar te Sulltani. Selimi i përgjigjet se gjithsesi, kjo nuk do të ndryshonte gjë, pasi i ati nuk kishte për ta falur kurrë. Bajazidi ia bën të qartë se Selimi ka frikë se i ati do ta falë, ndaj edhe po sillet kështu me të. Ai i krëkon ta vrasë atë, por t’i kthejë djemtë e tij te Sulltani, pasi ata janë ende fëmijë, por Selimi i thotë se vdekja e djemve të tij nuk është mëkat i Selimit, por i vetë Bajazidit.

Bajazidi i thotë se kurrë nuk ka për ta gëzuar fronin dhe se, edhe shekuj më vonë, të gjithë do ta kujtojnë si delen e zezë të dinastisë, pasi a nuk është gjë tjetër veçse një pijanec. Bajazidi dhe djemtë e tij vriten, ndëra Selimi qan, mbështetur pas një peme...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.