Si e përmirëson shëndetin tuaj lënia e duhanit?

Intervista - - SHENDET -

Ngjyra e lëkurës Pirja kronike e duhanit e privon lëkurën nga oksigjeni dhe substancat ushqyese. Kështu, disa duhanpirës shfaqen të zbehtë, ndërkohë që te të tjerë ndodh ngjyrosja e pabarabartë e lëkurës. Sipas dermatologëve, këto ndryshime mund të fillojnë në moshë të re. “Te të rinjtë që nuk pinë duhan, ne nuk shohim zakonisht një ngjyrosje të pabarabartë të fytyrës. Kjo zhvillohet më shumë te njerëzit që e pinë duhanin”. Varja e krahëve dhe e gjoksit

Duhanpirja nuk dëmton vetëm pamjen e jashtme të fytyrës, ajo ndikon në të gjithë trupin. Meqë lëkura humbet Dëmtimi i dhëmbëve dhe

mishrave të tyre Zverdhja e dhëmbëve është një nga efektet më të dukshme të pirjes së duhanit për shumë kohë, por jo vetëm kaq. Njerëzit që pinë duhan, kanë tendencë të kenë sëmundje t ë mishrave të dhëmbëve, erë të keqe të gojës dhe probleme të tjera të higjienës orale. Duhanpirësit kanë dy herë më shumë se të tjerët, gjasa për t’i humbur dhëmbët. Gishtat me njolla Mendon se dukesh seksi me një cigare mes gishtave? Nëse ke kohë që e pi duhanin, hidhu një vështrim thonjve dhe lëkurës së gishtave. Duhani shkakton zverdhjen e gishtave dhe të thonjve, ashtu si edhe

Varja e lëkurës

Ka më shumë se 4000 substanca kimike te duhani dhe shumë prej tyre nxisin shkatërrimin e kolagjenit dhe elastinës. Këto janë fibrat që i japin lëkurës fuqinë dhe elasticitetin. Pirja e duhanit, bile edhe qëndrimi pranë atyre që pinë duhan (këta quhen duhanpirës të dorës së dytë) degradon indet e lëkurës. Kjo sjell si pasojë varjen e lëkurës dhe rrudha më të thella. elasticitetin e saj, pjesët e trupit që dikur ishin të tonifikuara, fillojnë të varen. Kjo përfshin edhe krahët e gjoksin. Studiuesit e kanë vënë duhanpirjen në majë të shkaqeve për varjen e gjoksit. Rrudhat rrotull buzëve Duhanpirja dëmton edhe konturin e buzëve. Së pari, kemi rrudhat e duhanxhiut. “Ata

që pinë duhan përdorin disa muskuj rrotull buzëve, që i bën ata të kenë rrudha që nuk i kanë ata që nuk pinë duhan”. Së dyti, kemi humbjen e elasticitetit. Së bashku, këta faktorë shkaktojnë rrudha të thella rrotull buzëve.

Rënia e flokëve Si grave, ashtu edhe burrave, u bien flokët me kalimin e kohës dhe duhanpirja mund ta përshpejtojë këtë proces. Disa studime tregojnë se njerëzit që pinë duhan, kanë më shumë gjasa të bëhet tullacë. Studiues tajvanezë e kanë identifikuar pirjen e duhanit si një faktor të qartë ndikimi për tullacërinë e meshkujve aziatikë.

Perdja e syve Edhe sytë janë të ndjeshëm ndaj duhanit. Pirja e tij shton shanset për të zhvilluar perden e syve me kalimin e moshës. Perdja e syve shkakton veshjen e bebes së syrit me një lloj reje, që pengon dritën të shkojë në retinë. Nëse perdja përkeqësohet, ajo trajtohet me operacion.

Psoriazis Psoriazisi është një sëmundje që shkakton trashjen dhe krijimin e luspave në zona të caktuara të lëkurës, zakonisht në gjunjë, bërryla, skalp, duar, këmbë apo kurriz. Këto njolla, zakonisht, janë të bardha, të kuqe, ose ngjyrë argjendi. Studimet e kohëve të fundit kanë treguar se duhanpirësit rrezikohen më shumë nga një sëmundje e tillë.

Brenda vetëm 20 minutave, presioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës i kthehen normalitetit. Brenda 24 orëve, rreziku për infarkt fillon të ulet. Në javët e para pas lënies, qimet e holla të mushkërive i rikthehen punës për të larguar substancat irrituese nga mushkëritë. Brenda një viti, rreziku për sëmundje zemre shkon në gjysmën e asaj që kishit më parë. Pas 10 vjetëve lënie duhani, ke po aq mundësi për të pasur kancer mushkërish sesa dikush që nuk e ka pirë kurrë.

Era e cigares

Të gjithë e dinë se mushkëritë dëmtohen nga duhanpirja, por studimet kanë treguar se duhani ka ndikime të tjera në trup, duke filluar me kockat. Duhanpirja shton rrezikun e brishtësisë së kockave, apo osteoporozës. Kjo gjë shton rrezikun e thyerjes së kockave, përfshi këtu edhe ato të shtyllës kurrizore, duke shkaktuar përkuljen dhe shtrembërimin e saj. Sëmundje zemre dhe probleme ereksioni Duhanpirja ndikon pothuajse çdo organ të trupit, përfshi edhe zemrën. Te njerëzit që pinë duhan, arteriet që çojnë gjakun në zemër ngushtohen me kalimin e kohës. Duhanpirja, gjithashtu, shton presionin e gjakut dhe lehtëson koagulimin e tij. Këta faktorë rri-

Lënia e duhanit bën të largohet edhe era e tij nga fryma juaj, flokët dhe rrobat. Era helmuese i bezdis njerëzit që nuk e pinë, bile mund të dëmtojë njerëzit që keni rrotull, veçanërisht, fëmijët e vegjël.

Si e përmirëson pamjen tuaj

lënia e duhanit?

Lënia e duhanit mund të përmirësojë pamjen tuaj. Meqë gjaku rrjedh më mirë, lëkura juaj merr më shumë oksigjen dhe lëndë ushqyese. Kjo do t’ju bëjë të keni një çehre më të shëndetshme. Gjithashtu, njollat në gishta dhe thonj do të zhduken, bile edhe dhëmbët mund të zbardhen.

Luftimi i dëmtimeve të lëkurës me kremra

Kur e lini duhanin, ju e bëni lëkurën tuaj më rezistente ndaj plakjes së parakohshme. Përsa u përket rrudhave dhe njollave të moshës që ju kanë dalë tashmë, nuk është e gjitha betejë e humbur. Specialistët thonë se ka produkte që mund të përdoren nga ishduhanpirësit, për ta bërë lëkurën e tyre të duket më mirë. Këto përfshijnë kremra me antioksidues, si vitamina C dhe E. Ata këshillojnë gjith- negativisht në marrjen me sport. Duhanpirësit kanë tendencë të kenë rrahje më të shpeshta të zemrës, një qarkullim më të keq të gjakut dhe marrje fryme, gjëra që e ashtu aplikimin e përditshëm të kremrave kundër diellit.

Procedura të tjera

Për rezultate më të dukshme, disa ish-duhanpirës zgjedhin të përdorin disa procedura kozmetike. Këto janë, për shembull, pastrimi i lëkurës me lazer, ose eksfoljimi kimik, për të hequr shtresën e jashtme të lëkurës, aty ku dëmtimi është më i dukshëm. “Nëse e keni lënë duhanin, shpërblejani vetes me disa trajtime lëkure. Kur të shihni efektet pozitive në lëkurën tuaj, do të jeni më të motivuar të evitoni nikotinën”.

A mund ta lini?

Ekspertët janë dakord me mendimin se lënia e duhanit është shumë e vështirë, por nëse i thoni vetes se është e pamundur, mendojeni përsëri. Në SHBA, për shembull, ka 45 milionë duhanpirës, por ka edhe 48 milionë të tjerë që e kanë lënë duhanin. Nëse 48 milionë kanë qenë të aftë ta lënë, kjo do të thotë se është e mundur, apo jo? Vetëm kini parasysh se shumica e njerëzve e provojnë disa herë derisa t’ia dalin mbanë dhe vetëm 4- 7% e arrijnë këtë pa asnjë ndihmë. Pyesni doktorin tuaj se cilat janë strategjitë më të mira të lënies së duhanit, për ju. të shëndetshëm. Cigaret kanë lidhje me problemet e pjellorisë. Pastaj, pirja e duhanit gjatë shtatzanisë shton mundësinë e një dështimi, lindjeje të parakohshme, ose lindjes së një bebeje nën peshë. Menopauzë e hershme Të gjitha gratë e kalojnë fazën e menopauzës, atëhere kur niveli i hormoneve femërore bie dhe ndërpritet cikli menstrual. Shumica e grave e kalojnë këtë në të 50tat, por duhanpirëset e arrijnë menopauzën një vit e gjysmë më herët se të tjerat. Efekti është më i fuqishëm te gratë që e kanë pirë shumë duhanin për shumë vjet.

Kanceri i gojës Krahasuar me joduhanpirësit, njerëzit që e pinë duhanin ose përdorin duhan pa tym, kanë më shumë gjasa të kenë kancer të gojës. Duhanpirësit që pinë shumë alkool, kanë 15 herë më shumë gjasa për të pasur një kancer të tillë. Simptomat më të zakonshme janë njolla të bardha në gjuhë, buzë, mishra, ose në ndonjë zonë tjetër brenda në gojë, që nuk ikin me kalimin e kohës dhe që shkaktojnë dhimbje. Lënia e duhanit pakëson rrezikun për kancerin e gojës, zakonisht, brenda 2-3 vjetëve. Kanceri i mushkërive

Kanceri i mushkërive është ndër kanceret që vret më shumë burra dhe gra në botë. Nga ata që vdesin prej tij, 9 në 10 janë duhanpirës. Cigaret i dëmtojnë mushkëritë edhe në mënyra të tjera, duke i bërë njerëzit më të prekshëm ndaj problemeve të frymëmarrjes dhe infeksioneve të rrezikshme, siç është për shembull, pneumonia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.