Mendojnë burrat për masturbimin e femrave?

Intervista - - INTIMITET -

Çfarë

Çfarë mendojnë femrat kur masturbohen? Si e bëjnë për të arritur në qiellin e shtatë? Këto pyetje e ngacmojnë shpesh fantazinë e burrave. Ne kemi imagjinuar një bisedë mes një burri dhe një gruaje që flasin për masturbimin femëror dhe rezultati ishte befasues. Lexoni më poshtë këtë bisedë imagjinare...

Femrat duhet të jenë vërtet në humor, për t’u masturbuar. Masturbimi për femrat kërkon një lloj përqendrimi psikologjik. Mbase ato dëgjojnë një listë këngësh të veçanta më parë. Mendoj se gratë nuk bëjnë si ne: “prek veten për 5 minuta dhe kjo mjafton për të arritur orgazmën”.

Është e vërtetë, zakonisht kështu ndodh. 2. Femrat duhet të kenë një koleksion lodrash seksuale që i ruajnë në një kuti. Imagjinoj që ato e fshehin kutinë pas një pikture fallco, si një kasafortë. Unë, po të kisha një lodër seksuale, do ta vija poshtë krevatit tim, ku ka një shtresë të madhe pluhuri, por kjo nuk është shumë higjienike.

Unë nuk mund të flas në emër të të gjitha grave, por lodrat e mia nuk i fus në një kuti, mbase ngaqë kam vetëm një dhe e mbaj gjithmonë pranë vetes.

Vajzat e zgjedhin një lodër seksuale në funksion të humorit të tyre. Secila u ofron mbase një ndjesi të ndryshme, mendoj. Këto lodra unë i imagjinoj si gaxhetet e Xhejms Bondit, apo diçka të tillë.

Kam gjithmonë një të preferuar.

Vajzat ndezin qirinj dhe e shtrojnë krevatin me çarçafë të bardhë. Vënë parfum e krehin flokët, megjithëse nuk kanë për të dalë.

Asnjë vajzë nuk e merr mundimin të bëjë gjithë këto gjëra.

Vajzat bëjnë dush para se të masturbohen, që të nd- jehen vërtet të pastra.

Kjo nuk më ka ndodhur asnjëherë në jetë.

Vajzat zhvishen fare lakuriq, pa çorape, pa këmishë nate, etj. Duket normale të zhvishesh nudo.

Nganjëherë, heqim vetëm pantallonat.

Vajzat shtrihen mbi krevatin e tyre të pastër, mbi mbulesa. Mbi shtrat shtrihen flokët e tyre, të cilat shkëlqejnë nën diellin e mesditës.

Po, dukem tamam si Rapunzel. Mjaft me mendime të tilla!

Vajzat duhet ta arrijnë qiellin e shtatë, gjeniale!

Jo, ne mastur- bohemi me delikatesë derisa na zë gjumi... Sigurisht që e arrijmë “qiellin e shtatë”, ky është edhe qëllimi i masturbimit, apo jo?

Kjo punë duhet të zgjasë të paktën tre orë. Nëse ne djemtë do të mund të kishim shumë orgazma rresht, imagjinoj që nuk do të ndalonim kurrë. Atëhere, pse të ndalojnë edhe femrat?

Kjo varet. Disa femra duan orë të tëra për të arritur orgazmën, disa e arrijnë brenda disa minutash. Në thelb, kjo punë zgjat aq sa duhet.

Gratë kanë shumë orgazma njëra pas tjetrës. Për shembull, nëntë, ose diç-

ka e tillë.

Janë të pakta gratë që arrijnë disa orgazma njëra pas tjetrës; shumica mjaftohen me një. Ose nuk kanë fare… ose dy. Nëntë është e tepruar...

Më pas, gruaja fle si një bebe. Zhytet nën jorganin e saj të bardhë, me një psherëtimë kënaqësie.

Jorgani im është shumëngjyrësh, por në thelb, kjo është e vërtetë.

Ju jeni mbi një re të vogël dhe në cep të buzëve bëni një buzëqeshje të vogël, nga kënaqësia. Ky është fundi i përkryer për një seancë masturbimi. Kur burrat masturbohen, ata djersijnë dhe dihasin. Imagjinoj që gratë masturbohen si në skenën me Hirushen, ku të gjitha kafshët vijnë me delikatesë për t’i veshur një fustan princeshe.

Më fal, po, mos ka ndonjë gjë që nuk shkon me ty?!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.