Tradhtia trashëgohet në gene?

Intervista - - INTIMITET -

Ju pëlqen të gjeni një fajtor për gjithçka? Në fushën e tradhtisë, ai quhet AVPRIA dhe, sipas një studimi australian të kohëve të fundit, është geni përgjegjës për tradhtinë. Të jetë e vërtetë?

E kemi dëgjuar më parë shprehjen se “e ka në gjak”... Tani, këtë e thonë edhe shkencëtarët! Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Kuinslendit në Australi e botuar në gazetën “The Telegraf”, përgjegjës për tradhtinë është një gen i caktuar. Për të arritur në këtë rezultat, shkencëtarët australianë kanë studiuar përbërjen gjenetike të afro 7300 binjakëve të moshës 18-49 vjeç, të cilët kishin formuar lidhje afatgjata. 9.8% e burrave dhe 6.4% e grave e këtij studimi kanë pranuar se kanë patur të paktën dy partnerë seksualë gjatë vitit para studimit. Shkencëtarët, krahasuar këto rezultate, dolën në përfundimin se 63% e burrave dhe 40% e grave që tradhtonin, e bënin këtë për shkak të trashëgimisë së tyre gjenetike.

Ja, edhe një studim tjetër i çuditshëm në lidhje me tradhtinë. Ai, ose do t’ju fusë në ankth, ose do t’ju japë mundësinë t’ua hidhni fajin prindërve...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.