10 supersticione të lidhura me Vitin e Ri kinez

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Viti i Ri kinez po afrohet (më 19 sh kurt), por ai nuk ka vetëm zbavitje dhe fishekzjarre. Ka edhe një listë tabush dhe supersticionesh të shoqëruara me vitin e ri hënor, që nga evitimi i veshjeve të zeza e deri te ngrënia e ananasëve për fat. Ja, cilat janë ato:

1. Portokallet dhe

mandarinat

Portokallet dhe mandarinat simbolizojnë fatin e mirë dhe mbarësinë, prandaj shihen gjithkund gjatë Vitit të Ri Hënor. Të bësh vizita te miqtë dhe të afërmit pa u sjellë këtë frut si dhuratë, shihet si mungesë respekti.

2. Zarfat e kuq

Dhënia e dhuratave në formë parash të futura në zarfa të kuq, është një mënyrë për t’u “dhënë fatin e mirë” atyre që i marrin. Është mendimi ai që ka rëndësi, jo domosdoshmërisht sasia e parave, megjithëse sa më shumë, aq më mirë.

3. Fishekzjarret

Sipas mitologjisë së lashtë kineze, është një përbindësh, gjysmë dragua, gjysmë luan, që ha njerëz dhe që quhet Nian, i cili zbret nga malet dhe terrorizon njerëzit çdo vit. Megjithatë, njerëzit e kanë kuptuar se Niani i urren zhurmat e larta, kështu që ata vendosën të përdorin fishekzjarrë në ditën e parë të Vitit të Ri, për të trembur bishën. Natyrisht, kjo praktikë është bërë pjesë e pandarë e festimeve për Vitin e Ri Hënor.

4. Ngjyra e kuqe

Niani urren edhe ngjyrën e kuqe, kështu që njerëzit vishen me këtë ngjyrë gjatë Vitit të Ri Kinez, për ta trembur atë. Tani, kjo është bërë ngjyra e ogurit të mirë.

6. Ngjyra e zezë

E zeza i bashkangjitet vdekjes dhe fatit të keq, kështu që kinezët evitojnë veshjet me këtë ngjyrë gjatë ditës së parë të Vitit të Ri.

7. Ananasët

Ananas, në gjuhën mandarine, do të thotë “mbarësi”. Kjo shpjegon edhe fiksimin e kinezëve pas këtij fruti gjatë Vitit të Ri, që nga llampadarët me formë ananasi e deri tek ëmbëlsirat me të.

8. Peshku dhe abalone

(një lloj molusku)

Përsëri nuk ka lidhje me vetitë ushqimore, por me emrat e tyre në mandarin. Peshku lexohet “ju”, ndërsa abalone, “bao ju”, ku fjala kyç është “ju”, e cila në gjuhën kineze tingëllon njëlloj si fjala bollëk. Është e rëndësishme për kinezët të jetojnë në bollëk dhe të mos privohen nga asgjë në vitin që vjen.

9. Pastrimi i përgjithshëm

Pothuajse në çdo shtëpi kineze bëhet pastrimi gjeneral para Vitit të Ri, për të hequr qafe gjithë “gjërat e pisëta” në shtëpi. Në këto Përbërësit: 4 kallamarë të mëdhenj 1 tufë me majdanoz 100 gramë thërrime buke

Vaj, kripë, piper Përgatitja: Ndizeni furrën në 170 gradë clsius. Pastrojini kallamarët duke eliminuar organet e brendshme dhe gojën. Tentakulat pritini në copa të vogla dhe vërini në një pjatë. Lani dhe prisni trashë majdanozin. Në pjatën ku keni vënë tentakulat, hidhni majdanozin, thërrimet e bukës, vaj me bollëk, kripë dhe piper. Përziejini të gjitha së bashku derisa të “gjëra të pisëta” bëjnë pjesë që nga pluhuri dhe deri te shpirtrat e këqinj.

10. Ndalohet fshirja me fshesë

Mendohet se fshirja me fshesë gjatë Vitit të Ri, largon fatin e mirë. Për këtë arsye, ndalohet fshirja me fshesë. Mund të përdoret vetëm fshesa elektrike.

11. “Ruajtja e viteve”

Besohet se fëmijët duhet të rrinë zgjuar deri natën vonë në vigjiljen e Vitit të Ri, për të “ruajtur vitet” për prindërit e tyre. Sa më vonë të flenë ata, aq më shumë do të rrojnë prindërit. merrni një masë homogjene. Me gjysmën e kësaj përzierjeje, mbushni kallamarët nga brenda. Mos e teproni, nuk duhet të mbushen me tepri. Rrotullojini kallamarët në përzierjen e mbetur dhe vërini në distancë nga njëri- tjetri, në një tepsi. Nëse ngelet ende nga përzierja, hidheni në sipërfaqen e kallamarëve. Futeni në furrën e nxehtë për 25-30 minuta. Është një recetë e thjeshtë dhe që mund të realizohet nga të gjithë. Pastaj, të gjithëve u pëlqejnë kallamarët, apo jo?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.