Reptili gjigand që jetonte në Skoci

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

përbën një hap të rëndësishëm dhe thelbësor për të ardhmen e njerëzimit.

“Në të ardhmen, Hëna mund të bëhet një vend ku kombet e ndryshme të botës mund të mblidhen së bashku për të kuptuar origjinën tonë të përbashkët, për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët dhe për të ndarë një udhëtim të përbashkët në hapësirë. Një vend ku ne mund të mësojmë të lëvizim më tutje në sistemin diellor”, shpjegon ESA në videon me titull “Destinacioni: Hëna”. ESA parashikon misione të ardhshme ne anën e largët të Hënës, të njohur edhe si ana e errët e saj, sepse nuk shihet fare nga Toka (megjithëse nuk është e zhytur aspak në errësirë). Ky reliev i panjohur është i thyer, i përbërë nga kratere të formuar nga përplasjet e bëra aty me miliarda vjet, përfshi këtu edhe një nga krateret e këtij lloji, më të mëdhenj të sistemit tonë diellor, basenin e Polit të Jugut, Aitken. Shkencëtarët mendojnë se ky krater është formuar 4 miliardë vjet më parë. Brenda këtij krateri 13 kilometra të thellë, ka pjesë që ndodhen në errësirë të plotë, por në buzët e tij ndodhen male të larta që janë pothuajse gjithmonë të ndriçuara nga drita e diellit. Pikërisht në këto male hënore, ESA ka ndërmend të çojë robotë dhe mbase, edhe njerëz.

Njerëzimi nuk ka shkelur kurrë më parë në këtë anë të largët të Hënës. Të parët që

Universiteti i Edinburgut deklaroi se është zbuluar një reptil gjigant, i rendit të iktiosaurëve, që është zhvilluar para 170 milionë vjetës në ujërat ku sot ndodhet Skocia. Kjo krijesë që ngjan me një delfin, mund të ishte më shumë se 4 metra i gjatë dhe ka jetuar gjatë periudhës së Jurasikut në ujërat e nxehta dhe pak të thella ku ndodhet sot Skocia. Ai ka jetuar në epokën e dinozaurëve dhe është identifikuar falë një fosili të zbuluar në ishullin skocez të Skye, më i madhi në arkipelagun e Hebrideve të brendshme. Kjo specie e re është pagësuar me emrin «Dearcmhara shavvcrossi», ku termi i parë do të thotë «hardhucë deti» në gjuhën gaelike skoceze dhe i dyti është marrë nga Brajan Shokros (Shawcross), am- atori që e ka zbuluar fosilin në vitin 1959. «Në kohën e dinozaurëve, ujërat skoceze ishin të populluara nga reptilë të përmasave të motoskafëve. Këto fosile janë shumë të rrallë dhe për herë të parë ne kemi gjetur një specie të re vetëm skoceze » , ka deklaruar profesori Stiv Brasejt, i Universitetit të Edinburgut. «Pa bujarinë e koleksionuesit që ia dhuroi këto kocka një muzeu, në vend që t’i mbante, apo t’i shiste, ne nuk do të kishim mësuar kurrë për ekzistencën e kësaj kafshe të jashtëzakonshme», ka theksuar ai. Reptili më i famshëm i Skocisë mbetet përbindëshi i Loknesit, kafsha legjendare ujore që josh me mijëra turistë në brigjet e këtij liqeni që ndodhet në malet skoceze (në Veri të vendit).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.