Europa mund të dërgojë njerëz në anën e errët të Hënës

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

A duhet të dërgojmë përsëri njerëz në Hënë? Ndërkohë që Elon Musk (manjat), Mars One, bile edhe Nasa e kanë përqendruar vëmendjen e tyre te planeti i kuq, janë të shumtë ata që mendojnë se Hëna është një opsion më i mirë për eksplorimin e hapësirës. Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA) është një prej këtyre dhe ajo sapo ka bërë një video të re që thotë se Hëna e studiuan këtë anë të fshehur të saj ishin sovjetët, në vitin 1959, kur dërguan anijen kozmike Luna 3. Kjo anije mori 18 fotografi, të cilat u vunë në atlasin e parë të publikuar me foto të anës së largët të Hënës. Malet rrotull buzëve të kraterit janë një vend ideal për t’u eksploruar, sepse ato “janë pothuajse gjithmonë të ndriçuara nga dielli dhe japin mundësi të kesh pamje spektakolare të kratereve dhe relievit poshtë tyre”. Por këto nuk janë arsyet e vetme. Në vitin 2009, NASA dërgoi një satelit për të vrojtuar këtë krater të Hënës. Instrumentet e prekën tokën me një shpejtësi prej 9000km/orë dhe analizuan përbërjen kimike të materialit poshtë sipërfaqes, duke zbuluar në to ujë të ngrirë.

Duke çuar misione të tjera në Hënë, ne do të mund t’u përgjigjemi pyetjeve si: Ka ujë në ndonjë vend tjetër në Hënë? Nëse po, çfarë sasie? Nga ka ardhur ky ujë? Çfarë na mëson kjo mbi origjinën e ujit dhe jetës në Tokë? Nëse provohet që Hëna ka një sasi të mjaftueshme uji nën sipërfaqen e saj, atëhere brezat e ardhshëm mund të përdorin atomet e hidrogjenit dhe oksigjenit, si lëndë djegëse për anijet kozmike. “Kjo lëndë djegëse do të na çojë më larg në sistemin diellor, në destinacionet e ardhshme të udhëtimit tonë nëpër kozmos”, përfundon videoja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.