Më ka rënë një cifël druri në sy

Intervista - - PYETJE -

- Doktoreshë Rezarta, jam një djalë 22 vjeç, që kam bërë një aksident në syrin e djathtë. Më ka rënë një cifël druri në sy dhe më duket se më janë këputur tendinat, pasi më është skuqur komplet syri, më është bërë gjak. Bëra një trajtim në lagje, por më dhemb përsëri dhe më skuqet. Tani kanë filluar të më dalin edhe disa pika, sikur më errësohet shikimi në atë sy. Nuk di si të veproj. Çfarë mund të ketë ndodhur me syrin tim?

Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: - I nderua r letërshkrues! Ju jeni shumë i ri, vetëm 2 2 vjeç dhe më duket çudi që keni goditur syrin tuaj me një cifël druri, men- doni që mund t’ju jenë shkëputur tendinat dhe qëndroni kaq i qetë e nuk shkoni të kryeni një vizitë të hollësishme okulistike.

Druri është një agresor i jashtëm, i cili për vetë strukturën e tij është me fije gjatësore në ndërtim dhe krijon terren të përshtatshëm për të dhënë sëmundje tepër të rrezikshme për syrin.

Unë nuk mendoj që ju keni këputje të tendinave, pasi panorama e ankesave që më përshkruani nuk më përkon me këtë sëmundje, por mendoj se po vuani nga një infeksion i fortë syri, i cili ka shumë nevojë për mjekim intensiv.

- Ju lutem, ejani për vizitë në Poliklinikën Qëndrore, në kabinetin tim të Okulistikës dhe pas një vizite të hollësishme do t’ju sqaroj shumë mirë edhe mjekimin e duhur. Faleminderit dhe mirardhshi. Shërim të shpejtë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.