UrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrime

Intervista - - POSTA -

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju...

- Ajo që pashë në TVSH, ishte në kufijtë e mrekullisë. I madhi njeri me zemren flori, doktor Muhamet Malo, kishte mundësuar takimin e të gjithë sportistëve më të dalluar të Shqipërisë, në vite dhe aktualisht! Nën drejtimin moderativ të shokut tim të klasës, profesor doktor Perparim Kabo, aktiviteti mori dritën që i takonte. Ju uroj fort nga zemra të dyve, miq të mi! Sa mirë do më vinte të ishe edhe unë i ftuar, por... pleqtë si puna ime, edhe harrohen. Gjithsesi, urime nga zemra.

- Prej vitesh e vitesh, Agron Duka dhe Dash Shehi (të dy deputetë) kanë një miqësi aq të pastër mes tyre, bazuar në vlerat qytetare. Veçmas te fisnikëria. Më vjen kaq mirë që i kam miq dhe kam shkruar për të dy. Urime, të dyve për 2015-n!

- Ngadalë dhe si pa u kuptuar, ti ke zënë një vend të qëndrueshëm në zemrën time, i dashur Arben Shtylla, arkitekt i spikatur. Më pëlqen fort respekti financiar që tregove për mjeshtërine e shokut Fatos Pustina. Më ngrohe fort, që erdhe në ditëlindjen time. Më vjen mirë që të shoh çdo ditë nga Liqeni, te “Palestra” jonë natyrore e fizkulturës. Të uroj gjithë të mirat, me 2015-n, i dashur Beni.

- Jeta e solli të mos ketë më Universitet “Kristal” dhe ti nuk je më president i tij, i dashur Ahmet Muça. Por, miku im je dhe do jesh, derisa të kem frymë. Njeriu duket, në të mirë dhe në hall! Të uroj lumturi në familje, në 2015-n!

- Emrin nuk ia di!... Është shoqja më e ngushtë e Hiljanës, mikes sime. Ajo më flet me një buzëqeshje aq të pëlqyeshme, po nuk e di sa shumë lumturohem unë për flokët e saj. Të gjatë, shumë të gjatë, bjondë, të palyer. Edhe në Hollivud, do t’i kishim zili. Po, nuk i ka një hollivudiane, po një adoleshente shqiptare, që një ditë, me sig-

uri do të bëhet Miss. Për kësi gjërash, nuk ma ha qeni shkopin, më dalin parashikimet. Epo, urime, mikja e Hiljanës dhe e imja!

- Kur punoja gazetar te “Pasqyra”, Kryetar të KSSH-së kishim Kastriot Muçon. I kishte shokët e rrallë. Jo vetëm për gjuhët që njihte, mes tyre edhe kinezçen. Me Kaçin kishe qejf të bëje muhabet për letërsinë, inxhinierinë, detin, teknologjinë e kripës, politikën, sindikalizmin, por ky njeri me natyrë guximtare, si kryefjalë ka fisnikërinë. Kështu mbetsh përherë, i dashur Kastriot Muça.

- Kur kam thënë diku se “Liqeni i Tiranës është liqeni i mrekullive”, kam patur parasysh njerëzit, diversitetin e tyre shpirtëror. Ja, ky çifti: Njëra quhet Sonja. Mësuese punoi gjithë jetën. E bukur si ajo. Ky tjetri quhet Pleurat Sulo. Kush e di sa vjet kanë të martuar? Gjyshër nga djali e vajza dhe... përditë dalin te Liqeni përkrahu, këta 70 vjeçare e kacafiu. Përditë xhiro dhe përditë përkrahu! Të lodh dashuria?! Ja, që Sonja me Latin, më thonë se... nuk të lodh! U bëfshi nga 100 vjeç, miqtë dhe komshinjtë e mi!

- Të ndjek gjithnjë me shumë vëmendje në daljet e tua mediatike, i dashur doktor Enver Ferizaj, kryetar i shoqatës së Agrobiznesit. Ndihet që atje tej profesionalizmi, dashuria për Shqipërinë, bujqësinë. Urime edhe për gazetën interesante “Agrobiznesin”. Një vit të ri dhe të lumtur!

- Kam një shok fëmijërie që e dua fort. Quhet Drini Topalli. Ka dy fëmijë si yje, mustaqe dhe gjyslykë. Republiken (kapelen) më të mirë se të miat. Flet, o Zot, sa shumë. Nuk lodhet asnjëherë, duke treguar barcaleta të kategorisë së dytë të cilat i thotë edhe në një radio. E, mor Drini, nuk e di pse m’u kujtove, po ndofta nga dëshira ime për të të thënë: Gëzuar familjarisht 2015-n... Dhe... mos iu ndaj motorrit dhe klubit të Thankajt!

- I dashur Gjergj Liqejza! Natyrisht, edhe yllin e kam mik, po “tastiera” emocionale, në lidhje me ty, daton herët, kur të duartrokisja si volejbollist i shkëlqyer. Ndërsa, tani, nga zemra, të uroj për rizgjedhjen si Dekan i Konsujve të nderit të Shqipërisë. Uroj që ndikimi juaj për prosperimin ekonomik të Shqipërisë, të vijojë. Të përqafoj fort!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.