Fjalëkryq, lojra, zbavitje

Intervista - - ZBAVITJE -

Adoptimi

Një polic dhe e shoqja, vendosin të adoptojnë një fëmijë në Kamboxhia dhe zgjedhin një kamboxhian disa muajsh. Pasi kthehen në shtëpi, shkojnë në Institutin e Gjuhëve Orientale dhe interesohen nëse aty bëhen kurse të gjuhës kmer.

- Për çfarë ju duhet ta mësoni këtë gjuhë? – pyet i habitur punonjësi i institutit.

- Po ja, - përgjigjet polici, - kemi adoptuar një kamboxhian të vogël. Pas disa muajsh ai do të fillojë të flasë dhe ne duam të kuptojmë se çfarë do të na thotë...

Problemet me gratë

- Unë nuk kam patur kurrë probleme me gratë... - Si është e mundur? - Po ja… kam njëzet vjet që bej dashuri dhe që të dyja herët ia kam kaluar shumë mirë.

Gruaja në timon

Gruaja në timon: - O Zot, këta këmbësorët të çmendin; ecin në mes të rrugës!

Bashkëshorti, pasagjer: - E dashur, të lutem, zbrit nga trotuari...

Pacienti

Pacienti: - Doktor, sot, jashtëqitjen e kisha të verdhë, dje jeshile, kurse pardje, të kuqe...

Doktori: - Mos keni gjë semafor në vend të prapanicës?!

Vjedhja

Një hajdut hipën në autobus, duke bërtitur: - Ndal! Askush të mos lëvizë. Kjo është një vjedhje...

Një pasagjer, i lehtësuar: - Më trembe, mor burrë... kujtova se ishte kontrollori i biletave!

Gjyshja

Beni dhe gjyshja shkojnë në supermarket. Pasi ecin pak, Pierino shikon një lodër përtokë dhe do që ta marrë, por gjyshja nuk e lejon:

- Beni, gjërat që janë në tokë, nuk merren!

Kur dalin, për t’u kthyer në shtëpi, gjyshja papritur rrëzohet dhe i kërkon ndihmë të nipit, që nuk përpiqet ta ndihmojë.

- Gjyshe, më vjen keq, por ti më ke thënë se gjërat që janë përtokë, nuk merren!

Miqtë

Aleksi takon Gimin në rrugë dhe vë re se ai është gërvishtur gjithandej, kurse rrobat i ka të grisura. I habitur, e pyet se çfarë i ka ngjarë...

- Eh, - përgjigjet i trishtuar Gimi, - sot varrosa vjehrrën...

- Mirë që varrose vjehrrën, po vetë pse je katandisur kështu?

- Po, ajo nuk donte...

Dialogu

- Oh, bija ime, sa më shumë rritesh, aq më shumë më ngjan...

- Vërtet? O Zot, e shkreta unë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.