Pas vdekjes së të atit, fëmijët nuk më flasin

Intervista - - FAQE 1 -

E nderuar redaksi e gazetës “Intervista”! Jam e lumtur që mund ta ndaj me dikë historinë e jetës sime me gjithë ulje-ngritjet që kam pasur. Megjithëse kam patur jetë të vështirë, mendoj se kam patur goxha fat, për të mos provuar disa ndjenja ekstremisht të dhimbshme. Pavarësisht fatit që kanë njerëzit në jetë, sot ka ardhur një jetë më e këndshme jo vetëm me modernizimin e shumë mjeteve, por edhe me ndryshimin e mentalitetit. Sot jam gjashtëdhjetë vjeçe e nuk jetoj në Shqipëri, falë këtyre ndryshimeve që po ndodhin vazhdimisht.

U martova me shkuesi sapo mbarova shkollën e mesme sepse unë jetoja në fshat dhe nuk kisha mundësi që të njihesha me dikë vetë. Martesa ime në qytet, për atë kohë, ishte fat dhe ndryshim i madh. Im shoq punonte zdrukthtar në ndërmarrjen e përpunimit të drurit. Duke qenë se ai ishte fëmija i madh i shtëpisë, patëm fatin të merrnim shumë shpejt shtëpi nga Këshilli i lagjes sepse kisha edhe katër kunetër e dy kunata të tjerë në shtëpi.

Shtëpinë e re e rregulluam goxha mirë, falë profe- sionit të bashkëshortit tim. Unë si fillim punova në fermë. Ishte goxha e lodhshme, por unë nga fshati vija dhe isha mësuar të punoja. Gjithsesi, ndihesha mirë kur kthehesha në shtëpi, edhe pse më duhej të vazhdoja punën duke ndihmuar tim shoq për përfundimin e mobiljeve.

Im shoq njihte shumë persona, falë punës së tij të palodhshme dhe shumë cilësore. Si zdrukthtar ai kishte punuar edhe mobiljet e shtëpisë së një drejtori, të cilit iu lut që të më gjente një punë në shtet. Nuk vonoi shumë dhe drejtori na ndihmoi me të vërtetë. Puna që më gjeti ishte ku e ku më e mirë se puna në fermë. Jo vetëm që nuk lodhesha, por isha gjithë ditën në zyrë. Në fillim nuk ndihesha shumë rehat në punë, për shkak të komplekseve që kisha si pasojë e jetës në fshat, por shumë shpejt e kalova e fillova të përshtatem. Lumturisë për punën e re, shtëpinë e re, si dhe për dashurinë e pafund të bashkëshortit tim, iu shtua edhe shtatzania ime e parë. Më dukej sikur fluturoja. Në punë shkoja me qejf, në shtëpi kthehesha me qejf. Bashkëshorti im, edhe pse nuk ishte me shkollë, nuk ishte shumë i shëtitur, mua më ka dashur me gjithë forcën që një burrë mund ta dojë gruan e tij. Përkëdheljet e tij në kohën e shtatzanisë ishin si pikat e shiut në pranverë, pa fund.

- Dua të jesh djalë, mos më zhgënje, - i drejtohej ai barkut tim, ndërkohë që më përkëdhelte çdo natë kur shtriheshim.

- Pse, vajzat nuk i do? - e pyesja unë e përkëdhelesha në krahët e tij.

- I dua edhe vajzat, po fëmijën e parë e dua djalë, - thoshte me një zë që tregonte bindjen e tij se bebi do të ishte djalë. Dhe në fakt, Zoti na gëzoi me djalë. Nuk di të përshkruaj gëzimin në fytyrën e tij kur dola e pashë nga dri- tarja e maternitetit (fëmijët i kam lindur para viteve ’90 e ne shikoheshim nga dritaret...). Lëre pastaj kur dola nga spitali; sillej e rrotullohej në shtëpi si fëmijë. Mezi priti sa iku e ëma. Nuk gjej fjalë ta përshkruaj dashurinë e tij për mua. Edhe djalin e ka dashur pa masë, kujdesej për të si të ishte grua, e ushqente, e lante. E vetmja punë për të cilën im shoq nuk më ka ndihmuar asnjëherë, ka qenë qëndrimi në radhë nëpër dyqane për të blerë. Ai kujdesej në shtëpi për fëmijët e unë blija ushqimet.

Zoti na gëzoi edhe me dy vajza e me një djalë tjetër. Sigurisht, nuk ishte e lehtë të punoje e kujdeseshe për katër fëmijë. Ai punonte gjithmonë e më shumë, jo vetëm në punën e shtetit, por edhe privatisht, në shtëpi të ndryshme. Në shtëpi kthehej gjithmonë shumë i lodhur, por nuk mbaj mend të më bëjë llafe asnjëherë. Nuk mbaj mend t’u bërtasë ndonjëherë fëmijëve, edhe pse ishin të zhurmshëm.

Me punën e tij ndihmoi edhe prindërit e tij, për të bërë dasmat e vëllezërve e motrave. Edhe prindërit e tij, kunetërit e kunatat, të gjithë na kanë dashur. Gjithmonë i kam pritur buzagaz, sepse kanë qenë njerëz të mirë e urtë. Nuk di të ketë nënë që t’i flasë të birit se nuk ndihmon gruan. Vjehrra ime e ka bërë. Sa herë vinte, i thoshte të më ndihmonte pasi kthehej nga puna se “nusja vjen e lodhur”.

- Po ai lodhet më shumë mama, se pas pune ai shkon prapë në punë, ndërsa unë pas pune vij në shtëpi, - i thosha.

- Po vjen në shtëpi dhe ushqen, lan, gatuan, pastron e punë pa fund. Ndërsa ai vjen, ha dhe ulet e rri në divan, nëse do, loz me fëmijët, nëse nuk do, nuk loz. Ti, do apo nuk do, duhet të rrish në këmbë prapë. Pastaj, ti ke lindur katër fëmijë dhe i kockat të lodhura. Pastaj, më kryesorja, a quhet ai “shtylla e shtëpisë”? – dhe këtu mby- llej debati me nënën.

- Po, mama, do ta ndihmoj më shumë, - thoshte ai.

Fëmijët u rritën, dy djem vazhduan shkollën e lartë. Ata i drejtuan edhe vajzat që të mësonin shumë e të vazhdonin shkollën. Djali i dytë mori zanatin e babait të tij. Deshi Zoti dhe u bënë fëmijë të mbarë. Djali i madh, në universitet, u njoh me një vajzë dhe u martuan. Ajo ishte dasma e parë dhe e fundit ku ne do të mblidheshim të gjithë. Ishte gëzimi ynë i parë dhe im shoq shkëlqente si ditën që erdhi e më pa në maternitet kur ai lindi. Ndërsa djali tjetër dhe dy vajzat vazhdonin universitetin, ai filloi të ndihej gjithmonë e më i lodhur. Ankohej një herë e pastaj thoshte: - Epo, tani u plaka, jam bërë edhe krushk, shpresoj të bëhem edhe gjysh... - Po ankesat e tij sikur po shtoheshin.

Një ditë, im bir erdhi me vrap në shtëpi e më tha që e kishte çuar me urgjencë në spital. Mes lotëve, alarmit e vrapit për në spital, filluan të më kujtoheshin ankesat e tij. Po shpresoja të kishte qenë thjesht ndonjë lëvizje tensioni e t’i kalonte pas një pushimi. Kur arrita në spital dhe e pashë tim shoq të...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.