Era dhe Enca provokojnë… puthen në buzë

Intervista - - JAVA VIP -

Sot, në botën e shoubizit, çdo gjë bëhet për të rënë në sy! Nëse do të jesh “in”, duhet të flasin patjetër për ty dhe, si mund të flasin për ty, nëse nuk bën veprime që bien sa më shumë në sy, mundësisht, sa më skandaloze të jetë e mundur?

Jemi të bindur se kësh- tu kanë logjikuar Enca Haxhia dhe Era Istrefi, të cilat së fundi po shoqërohen shumë bashkë, kur i kanë provokuar mediat duke u puthur në buzë. Janë lesbike? Jo, sepse secila prej tyre është përfolur për lidhje dashurie, madje Enca ende përflitet se është e lidhur me Noizyn. E duan shumë njëra- tjetrën? Kjo mund të jetë një hipotezë, por dashuria mes shoqeve nuk mund të shprehet në mënyrë kaq ekzibicioniste. Atëhere, e vetmja gjë që mund të thuhet është se ato të dyja duan të provokojnë dhe në fakt, ia arritën, sepse fotoja e tyre pushtoi faqet e shtypit rozë. Pasi kthehet nga koncertet jashtë shtetit, me ndalesën që bën në Kosovë për të takuar mikeshën e saj, Enca na ofron këtë foto... “Presim ndonjë tjetër foto edhe ma t’fortë”, siç do ta thoshte Era.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.