Edhe pse shtatzënë… Nora punon

Intervista - - JAVA VIP -

Shtatzania nuk e pengon aspak këngëtaren Nora Istrefi për të vazhduar me projektet e saj, por jo vetëm. Kështu, para disa ditësh ju prezantuam disa foto të bëra gjatë pushimeve dimërore duke bërë ski, ndërsa shumë u çuditën teksa e panë në ato kushte, duke marrë parasysh se ajo është shtatzënë. Por, Nora i është futur punës edhe për realizimin e klipit të ri, të cilin e ka gati. Megjithëse barku i rritet dita-ditës dhe është në muajin e katërt të shtatzanisë, Nora nuk ndalet, mendon edhe për punën. Lajmin për klipin, këngëtarja e ka bërë vetë të ditur në faqen e saj në Instagram, shoqëruar me një foto nga klipi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.