Monserrati dëgjon mesazhin e Alehandros

Intervista - - TELENOVELA -

Hoze Luisi shkon të takojë Gracielën, së cilës i pëlqen shumë kjo surprizë dhe e pyet atë nëse ka ardhur për t’i kërkuar ndihmë që Monserrati të kthehet me të. Ai kërkon të bëjë një marrëveshje biznesi me Gracielën dhe e pyet atë se sa para do, për të hequr dorë nga pazarllëqet. Ajo i thotë se do aq shumë para, sa të ketë mundësi të jetojë si mbretëreshë. Ai ia bën të qartë se e vetmja gjë që kërkon prej saj është të mos i dalë përpara në rrugën e tij drejt Monserratit dhe jo që ta ndihmojë, ndonëse Graciela i thotë se ajo mund ta bëjë Monserratin të martohet me Hoze Luisin që të nesërmen...

Alehandro vazhdon të jetë pa ndjenja në spital dhe infermierja i bën terapi në këmbë, në mënyrë që ai të mund të lëvizë, në momentin që do të dalë nga gjendja e komës.

Monserrati i bën një viz- itë Esmeraldës, e cila nga ana e saj i tregon të vërtetën, se Hoze Luisi mori përsipër rrezikun të shkatërronte provën e vetme, në mënyrë që në burg të shkonte ai dhe jo Alehandroja. Meqenëse ai humbi Anhelikën, nuk kishte çfarë të humbte trjetër, ndaj edhe mori përsipër të shkonte në burg, në mënyrë që Monserrati të ishte e lumtur në jetën e saj. Monserrati nuk arrin ta besojë se si ka mundur Hoze Luisi të bëjë një gjë aq të pabesueshme për të dhe nis të qajë, e prekur nga zemërgjerësia e tij. Esmeral- da i rrëfen Monserratit se ajo nuk është aq e lumtur sa do të ishte çdo grua tjetër shtatzënë, pasi amendon se Refugio po i shkon nga pas një gruaje tjetër...

Refugio dhe Monika nisin të bisedojnë ndërsa janë në punë dhe ajo i thotë se ka për t’i treguar një sekret. Refugio i afrohet dhe bëhet gati t’i thotë se i pëlqen parfumi i saj, por në derë troket Dimitrio dhe Refugios i duhet të largohet... Monika e pyet Dimitrion nëse do të shkojë me të në opera... ata janë që të dy shumë të turpshëm, ndonëse e pëlqejnë njëri-tjetrin...

Graciela i jep Monserratit telefonin e Alehandros dhe ajo arrin të gjejë në të mesazhin që ai i ka lënë para se të nisej. Kështu, ajo arrin të mësojë më në fund se si dhe pse hipi Alehandroja në atë aeroplan.

Hoze Luisit i kujtohet kur bënte dashuri me Monserratin dhe se kur i premtuan njëritjetrit se do të duheshin përgjithmonë. Fabiola e ndërpret dhe përpiqet ta joshë Hoze Luisin, por ai e injoron dhe vazhdon të ëndërrojë për Monserratin. Fabiola i përkëdhel krahun dhe i thotë se dëshiron të kujdeset për të gjithë natën... ajo përpiqet ta puthë, por ai ngrihet dhe i thotë se nuk është i interesuar për të. Fabiola largohet, duke i thënë se është një budallallëk i gjallë nga ana e tij, nëse vazhdon t’i shkojë pas Monserratit...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.