Ja, disa ide interesante për Shën Valentin!

Intervista - - INTIMITET -

Epse duhet të jesh çift që t’ia kalosh bukur më 14 shkurt. Ja, 10 plane për të kaluar një ditë të paharrueshme, ju, që jeni beqarë!

Plani 1. Një mbrëmje «Masterchef» me shoqërinë

Para disa ditësh, i dërgoj një sms grupit të shoqërisë sime që janë beqarë: Më 14 shkurt do të organizojmë mbrëmjen «Masterchef» në shtëpinë time. Rregullat e lojës janë si në televizor, vetëm se këtu do ta luajmë ne rolin e kuzhinierëve në ekran. Tre ditë më parë takohemi në një kafe me librat dhe recetat e kuzhinës, për të vendosur një menu kolektive. Kujdes, do të jetë një menu e vërtetë, me aperitivë, koktejle, meze dhe gjithë ç‘vjen nga pas. Secili zgjedh çfarë do të bëjë në ditën e caktuar e i futet punës...

Plani 2. Mbrëmje hamam apo

spa me shoqet

Bëj një studim të vogël për të gjetur një hamam të mirë, apo një spa të hapur më 14 shkurt. U telefonoj një ose dy shoqeve dhe lëmë takim. Bëj gati çantën: Një peshqir në formë penjuari, një palë rroba banjoje dhe shapka. I bëjmë vetes dhuratë edhe një masazh, një eksfoljim, të shoqëruar me një çaj të ngrohtë. Është momenti për t’u relaksuar dhe për të menduar vetëm për veten...

Plani 3. Një mbrëmje «filma dhe gjëra të shijshme» me një

shoqe

Një ditë më parë e marr në telefon dhe i propozoj planin tim për Shën Valentin. Vendosim të shohim disa filma apo një serial që na pëlqen të dyjave, «Homeland», për shembull. Është historia e një vajze që punon për CIA-n dhe përpiqet të provojë se Brodi, një ushtar amerikan që është mbajtur peng 8 vjet në Bagdad, është transformuar në një terrorist të aftë për t’i bërë atentat SHBA-së. Dhe, që të mos vdesim urie, parashikojmë ushqime nga më të ndryshmet, që nga dietiket e deri tek ëmbëlsirat, nëse na pëlqen. Një natë përpara, përgatis ndonjë kek, biskota, pije, etj. Lejtmotivi i mbrëmjes: Nuk e privojmë veten nga asgjë: 100% sheqer, 100% filma dhe sidomos, 100% kënaqësi! Seriale të tjera « Games of Thrones», «Hovv I met your mother», «Bing Bang Theory» etj.

Plani 4. Një mbrëmje me një djalë (megjithëse

nuk jemi bashkë)

Meqë ekzistojnë seksfriendsat ( miqtë që bëjnë seks), mund të ketë edhe Shën Valentin friend, apo jo? Kërkoj një shok beqar mes miqve të mi dhe i propozoj një plan shpëtimi për Shën Valentin, si miq, sigurisht. Programi ynë: Të takohemi pas pune për të pirë një gotë, të ndjekur nga një restorant i vogël, pastaj kinema. Kjo e zbavit atë. Një ditë përpara shohim filmat dhe restorantet që na pëlqejnë, që të mos sillemi vërdallë në të ftohtë, për të gjetur një restorant për të qenë. Vëmë bast se do ta mbani mend një mbrëmje të tillë...

Plani 5. Një mbrëmje me

dhurata reciproke

Jo vetëm të dashuruarit shkëmbejnë dhurata të vogla. U propozoj, pra, shoqeve beqare, të cilat kanë dëshirë për ngrohtësi dhe përkujdesje në ditën e Shën Valentinit, të shkëmbejmë dhurata, gjëra të këndshme, si një varëse, një borsetë uji të ngrohtë në formë zemre, një çantë të vogël për të vënë në rregull të brendshmet, etj. Caktojmë një buxhet, për shembull, deri në një mijë lekë dhe i bëjmë qejfin njëra-tjetrës. Ditën e caktuar u vëmë nga një numër gjithë paketave dhe e bëjmë me short. Secila mund të sjellë me vete edhe ndonjë ëmbëlsirë apo diçka që ka gatuar dhe, ja ku u organizua mbrëmja!

Plani 6: Një mbrëmje, ku një burrë më merr në krahët e tij

Regjistrohem në kursin e tangos apo salsës, me një fjalë, në një kurs ku ka burra që duan t’i kapin gratë prej beli! Kam parë një bar latin, ku jepen kurse në darkë dhe shkoj me një shoqe. Kështu, mund të bëj edhe ndonjë takim interesant... Tregohem e shkathët (nuk është momenti për të qenë e ndrojtura)! Pastaj, kërcimi shërben për të na afruar. Kjo do të thotë të bësh hapin e parë!

Plani 7. Mbrëmje me të qeshura, me shoqen e ngushtë

Na pëlqejnë burrat që të bëjnë të qeshësh. Për këtë arsye, shkojmë në një teatër ku shfaqet një komedi. Pastaj, mund të rezervoj në një restorant dy vende (mund t’ia bëj edhe surprizë). Kështu, do të kënaqemi të dyja dhe do të shkri-

hemi së qeshuri. E ku ka më bukur?

Plani 8. Një mbrëmje surprizë

me shokët

Ka plot prej tyre që janë beqarë. 2-3 ditë përpara blej disa birra të mira, dy-tre paketa me patatina dhe më 14 shkurt, sjell me vete një lojë me letra, për të luajtur një dorë pokeri, apo diçka tjetër. I vetmi rrezik në këto raste është se mund të përfundosh duke luajtur lojëra elektronike me ta, si PS4, apo VVii... Në fund të fundit, pse jo?! Mbase edhe mund të fitosh...

Plani 9. Një mbrëmje tete-a

tete me mamanë

Edhe ajo, në njëfarë mënyre, është dashuria (e pavdekshme) e jetës sonë, atëhere, pse jo? E ftoj në shtëpi, gatuaj për të gjellën e preferuar, blej një shishe verë apo birrë dhe një ditë përpara, përgatis një ëmbëlsirë. I blej edhe një tufë me lule (e di që nuk është 8 marsi!) apo një dhuratë, për ta kënaqur. Dhe mama: Nëse edhe ti ke blerë diçka për mua, kjo provon... që më do vërtet shumë!

Plani 10. Një mbrëmje hot

me... vetveten

Kam takim me veten dhe do t’ia kaloj shumë mirë! Së pari, blej në një parfumeri vajra esenciale dhe shkuma me erë të mirë, për banjon. Pastaj i blej përsëri vetes diçka të mirë për të ngrënë, si verë, çokollata, apo ëmbëlsira. Në fund, blej në librari librin e bukur (apo DVD-në e filmit) «50 Nuancat e Greit». Është historia e Anastasias, 22 vjeçe dhe ende e virgjër, që pranon të fillojë një marrëdhënie sadomazo me Kristian Grein, një biznesmen joshës. Megjithëse heroi është ithtar i sadomazokizmit, kjo ngjan më shumë me një telefilm erotik, sesa me një DVD të gjetur në një seks-shop. Me lojërat paraprake dhe një orgazmë të përshkruar çdo pesë faqe, ke me se ta erotizosh 14 shkurtin. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse të bëj një banjë në vaskë, të nxjerr çokollatat e shishen nga frigoriferi dhe të filloj leximin...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.